Mëngjesin e së martës, disa nga të përditshmet i kanë kushtuar faqen e parë një debati brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në lidhje me ndryshimet e parashikuara në Kodin Penal për të ndëshkuar biznesmenët me burg.
Deputeti Erion Braçe ka kërkuar që të ketë një rakordim të qëndrimit me LSI-në, shkruajnë disa të përditshme.
Ndërkohë Panorama zbardh një pjesë të debatit.
“Ka shqetësime nga deputetët me të cilët kam biseduar në lidhje me ndryshimet që do t’i bëhen Kodit Penal për ashpërsimin e ndëshkimeve për rastet e kontrabandës dhe fshehjes së të ardhurave dhe medoj se duhet të jemi të unifikuar dhe koordinuar me aleatët,” mësohet të ketë thënë Braçe.
Por vetë deputeti është i revoltuar me këtë që kanë shkruar gazetat.
Më shumë ai duket i shqetësuar me deputetin që ka nxjerrë lajmin. Ai duket se është një biznesmen – të shumtë në PS-, por që për Braçen është një tregtar llomotitës që harron se përse është deputet.
“Per te gjithe ata qe lexojne gazetat;
Gjithcka qe gazeta Panorama ka vene sot ne gojen time, referuar nje mbledhjeje te Grupit te PS dje, NUK ESHTE THENE NGA UNE.
E di qe gazeta ne fjale e ka praktike pune kete dhe une skam ci bej, banaliteti ne kete vend quhet dhe gazetari.
Por serish nuk e kam me keta.
E kam me deputetin, burim i gazetes.
O deputet, mire qe vjen ne mbledhje, mire qe thua jashte edhe cfare nuk thuhet brenda, por mos i njeso fjalet qe me ve mua ne goje me interesat e tua.
Me thene te drejten eshte e neveritshme e gjitha;
Ndaj do vijoj te jem kritik me tregtaret qe llomotisin ne PS dhe kane haruar se per interesa te kujt dhe perse jane deputet!!
Une e kam bere zgjedhjen, me qytetaret dhe cdo sipermarres te ndershem qe paguan taksat e tatimet; paligjshmeria ndeshkohet kudo, ashper madje edhe atje ku shteti eshte konsoliduar prej qindra vitesh.
Kush kerkon te rreshtohet me paligjshmerine, te loboje zbutjen e ndeshkimeve dhe lehtesite per te e ta, ta bej larg nga PS!!” shkruan Braçe në FB.

Paligjshmeria fillon nga “ju” deputetet-biznesmen te bojra partiake…
TE ENJTEN TE GJITHE PARA PARLAMENTIT TI DJEGIM BRENDA TE GJALLE TE GJITHE KRIMINELET.