Braçe: Saliu po bën çdo gjë që të destabilizojë vendin

Bledar Lumani

Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se Sali Berisha po bën çdo gjë që të destabilizojë vendin.

Ai iu referohet shpërthimeve me tritol dhe protestave të fundit.

Sali Berisha dhe ish-qeveria e tij po bëjnë gjithcka për të destabilizuar këtë vend!!

E para është fushata e terroriste e tritolit!!

Nuk ka më pikë dyshimi se është Sali Berisha, ish-qeveria, ish-struktura legale të çmontuara dhe struktura okulte të përdorura për dhunë kundër opozitës, ato që urdhërojnë, drejtojnë dhe ekzekutojnë, fushatën e tritolit kundër shoqërisë shqiptare që i rrëzoi nga pushteti!!

Në anë tjetër, mespërmes fushatës së tritolit po mundohen me strukturat e tyre militante të shkaktojnë thyerje sociale ku të mundin, ku të gjejnë hapësirë!!

Gjithnjë; pa të drejtë, duke shkelur rregulla dhe refuzuar shtetin e shoqërinë!!

Kjo e 40 studentëve të ish-Vitrinës dhe disa kioskave të tjera është një e tillë!!

Paguanin para pa fund, kur nuk kishin dorëzonin lopën, vajin, rakinë, mollët e patatet dhe merrnin një copë letër që s’do ua njihte kërkush!!

I shpëtuam nga ky sistem banal që po i rripte pa ju dhënë dije!!

Ju dhamë mundësi të hynin në sistemin publik pa garë, pa konkurs si gjithë të tjerët, madje duke ju njohur dhe “dijet” që kishin marrë në haure private ku veç dije nuk kishin marrë.

Ju bë me dije qartë se pjesën tjetër të studimeve do ta paguanin vetë dhe shumë më lirë seç paguanin në kioskat private. E pranuan!!

Tani bllokojnë mësimin për të gjithë ata që kanë hyrë me konkurs në shkollën e lartë!!

Ankohen se po ju bëhet padrejtësi në funksion të skemës së Sali Berishës për të destabilizuar këtë vend!!

Ku është padrejtësia këtu?!

Në anë tjetër, Sali Berisha dhe Lulzim Basha që bërtasin për dhunën që nuk është kërkund, janë dy kriminelët që vrane mu në mes të bulevardit duke përgjakur Tiranën për herë të parë nga koha e masakrave të fashizmit!!

Dhe ende nuk janë hetuar e ndëshkuar!!”, shkruan deputeti socialisht, Erjon Braçe.

Share This Article
21 Comments
  • …Kukuvajka vajton nga facebook,..vajton per vete apo per popullin, nuk po merret vesh…Te gjithe instrumentat e duhura i kane ne dispozicion…apo mos duan nje “21 janar” tjeter, tash kunder opozites…Keta flasin si dje ne opozite…Populli nuk i votoi per llafe !!!…..

  • Llafe, llafe, llafe. Kerkojini hesap Rames, bejini presion perse nuk e pershpejton drejtesine sepse disa instrumenta i ka ne dore,ndryshe pastaj… na rrofshi per vere

  • Votat e i mori koalicioni qeveritar, ndersa pushtetin e ka akoma Saliu (Jarin, prokurorine, gjykatat, shumicen e punonjesve ne administrate etj.). Ne keto kushte, Rama-Meta ne bashkepunim me nderkombetaret duhet te mendojne per nje zgjidhje. Per krimet qe kane bere, duhet te shkojne para drejtesise Berisha dhe Basha, ne te kundert ky vend do te shkoje poshte e me poshte, ashtu sic deshirojne 2B se bashku me bandat e tyre.

  • LEKE DUKAGJINI- ME FJALEN ‘ISTRUMENTA’ E KE PER KRYETARIN E SHTETIT,SISTEMIN GJYQESOR,PROKURORINE,SHIKUN APO -KOQET E LIKE FLORIRIT?

  • Po ç’fare po beni ju o Brace ?! Populli ndaj ju votoi ne shumice. A nuk po bene ligjin perseri PD si ne kohet e arta te Nanos. A eshte vertet i zhgenjyer populli me indiferencen e Rames ,qe me keqardhje asgje nuk ka bere ,per te izoluar kriminelet. Ata kane dale hapur ne mbrojtje te krimit,ata hapur bejne thirje per rrezimin e qeverise dhe asnje reagim i juaj. Ku ka ngecur Edi Rama. Vertet Meta e pengon. Ne keto kohe te veshtira vendi mundet te shkoi drejt perplasjes dhe kthimi pas eshte i pamundur . Apo vendi ka nevoi per diktaturen,pasoi e asaj qe shqiptaret nuk meren vesh me njeri tjetrin.

  • O BRACE , E DI KUR DUHET TE FLASESH TI ?? TE NA JAPESH LAJMIN E MADH E TE SHUMEPRITUR : BERISHOVSKI U ARRESTUA . DERI ATEHERE MOS FOLE ME , SE FJALET E TUA JANE SI PORDHAT E UJKUT ,QE NE PYLL NUK I DEGJON NJERI.

  • brace na lodhet koken pse nuk e arestoni saliun keni qeverin ne dore pse ja u dhame votat apo do remuje sala komunisti e ka vendin ne burge

  • Po mire more Erion juve ne pushtet jeni pse nuk i tregoni vendin Saliut qe ve tritol dhe kerkon destabilitet?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Voten deshet Voten jua dhame. Cfare po beni ju prej dy vitesh? Nje ASGJE te madhe, pervec qe lyeni me boje dhe suvatoni muret. Na beni edhe gam gam neper Facebook dhe Twitter. Mos prisni qe Saliun ta arrestoj populli se ju nuk keni byth?! Ikni more palaco se e lodhet kete popull te mjere. Hajdute dhe te paafte jeni nga i pari tek i fundit.

  • Zoti Braçe, Shqiptaret nuk duan me lajme per kryekriminelin Berisha dhe kriminelin Basha por presin kur do dalin para drejtesise. Nese nuk ka drejtesi ne Shqiperi kerkoni ndihmen e gjykates nderkobetare. Mjafte e lodhet popullin me lajme te bestisura. Mos denimi i ketyre dy krimineleve tregon paaftesine e kesaje qeverie dhe rezultatet do ti shikoni ne zgjedhjet komunale me 21 Qershore 2015.

  • Doli ky Mousi i selise mavi

    ne ato hauret private qe nuk merrnin dije ,me duhet te te kujtoj qe jane po te njejtet profesor
    po po ,te njejtet Profehorra .
    Tani si spjegohet qe po keta nxenes ,me te njejtet Profehorra …marrin dy nota te ndryshme
    ose dije me te keqija atje dhe me te mira ketu ?????
    Si i shpetove nga ky sistem banal ?? Kur ata qe e krijuan kete sistem jane po te njejtet
    Jane ende profesorat e Nikolles dhe te tjeret jane te paprekshem ??
    Kete eksperiencen e lopes e ke nga pervoja personale ti Braqe
    Sa shkolle ke bere vete ,a te kujtohet ??
    Je modeli me i keq per ata te rinj .
    Pastaj 40 studente ,40 studente po dashkan tu rrezojne shtetin ???
    Shume i shqetesuar me dukesh ,po ju soset vaji i kandilit .
    Po zabitet ne oren 2 te nates ,si ish sigurimi famekeq perse i dergoni ???
    Kete pse nuk e permend ,ku ekziston ndryshimi nga ajo polici qe ishte dhe nga ju ??
    Perse nuk nxirren jashte ne drite te diellit ,te protestojne sa te duan …kur ju keni te drejte
    si u vika gjithe shteti ne prodhim demagogjie per 40 studente ?

    ahahhahahah e paska ende FAJIN SALIU
    Mousi Braqe ,hapni krahun ,se shteti nuk behet ne fb …e ka hak Saliu qe te perze nga foltorja ,na u hiqni sysh !

  • Vete e kini lejuar te lehe o Brace dhe mos u ankoni fare .Erdhi dita ta zeme davane me ju, se ju pelqejne te lehurat e tij edhe pse vetem ti qan ,kostot i paguajne Shqiptaret .
    CILA ESHTE NEVOJA Z BRACE QE SALIU SHKEL KUVENDIN ME TE DY KEMBET ,,,,?
    PSE E LEJONI TE DALE JASHTE RENDIT TE DITES ,,,,,?
    PERSE FLET JASHTE RREGULLORES SI MINUTAZH ,PA KUFI,E REPLIKE KUR DO AI ,,,?
    Ne qofte se parlamentarizmi po e humb sovranitetin ,vleren si organi me i larte sovran ,nuk e ka me fajin ai qe po e poshteron kete tempull ashtu si poshteroi Shqiperine ,por edhe ju qe po vertetoni se nuk jeni larg tij Turp t’ju vije Metes Rames edhe ty me shoke te pakten dorezohuni e mbylleni sqepin ; fati yne eshte pare qe ne mengjez ?Ky vend nuk behet me,,,,,,,!

  • Or,brace po u pkute duke vajtuar ne fisbuck,more djalko?!
    Pi,shum mir e ka,I’Riu ma larte qe po te thot,se ju e lejoni ti shkel regulat e kuvendit per xhdo dite te ejte,dhe nuk i beni gje sali serbit bilem miku i ti, ilir meca bucja thot saliu ka te drejt te flas sa te doje dhe kur te doje,pra ju vet e lumoni dhe e lazdroni kete kriminel,pra ju duhet te kerkoni nga ai i juaji qe e keni ne kolacion,pra nga ilir meca,qe te mos e shkele reguloren se eshte kryetari i kuvendit,kur ai e shkel,pse mos e shkele dhe sali serbi?!More,a ju ka besue populi juve,a jua dha voten,tani ju duhet ti kryni detyrat dhe premtimet,ju duhet ti zbatoni ato premtime qe that se shtetin e te drejtes dota ndertoim,krejt kriminelet dhe te koruptuarit doti denoni pra doti futni ku e kan vendin,e tani pse nuk i krini ato zotime?A’dota bejni kete shtet apo le te vije ndonji shtet qeter,tju tregoje sesi behet shteti.

  • ANALIZE : C’a thu o Braçe ? Ai destabilizon vendin e ju bani sehir ??? Po policine e ushtrine kush e komandon ???

  • Saliu i dashur Brace e kishte pushtetin deri me 23 qershor 2013,pas kesaj dite shqiptaret duke ju dhene ju 1000000 vota e hoqen Saliun nga karrigja e pushtetit.Tani eshte gabim i rende qe t’a fajesosh ate ,njerezit prisnin shume nga ju por me sa duket do zgenjehen prape pasi sic ka thene nje gazetar i njohur te dy palet ne Shqiperi jane i njejti leng ne permbajtje por ndryshon ngjyra e kanaces.

  • po ky salushi sa te kete ne krye te shtetit nje KAMIKAZ SI BUJAR TRITOLIN keshtu do te vene punet perse eshte i vetmi president qe nuk sulmohet nga sali maloku pse ben ç far i thot sala president berdhok

  • Te lumte Sali,se i ke bo me pshur sa here te shekojne e te degjojne keta ngordhesirat e PS.Hallall,se mashtruan popullin,dhe tani lepihen e thone:Aman o Sali na ler te vjedhim edhe ne,se boll vodhe ti per 20 vjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *