Braçe: Sali, përpara ke greminën. Udhë të mbarë!

anazapta

Një ditë më parë, kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, bëri të ditur sloganin e ri të kësaj force, që do të përdoret gjatë fushatës së zgjedhjeve të qershorit. “Ne jemi ndryshimi. Përpara!” është motoja me të cilën demokratët futen në fushatë.

Slogani i PD-së për zgjedhjet e qershorit është komentuar sot nga deputeti socialist Erion Braçe. Përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook, Braçe ironizon Berishën duke u shprehur se ai ka përpara vetëm greminën.

“Përpara, po ku? Përpara është më keq”, shkruan Braçe. Deputeti socialist bën një listë të gjatë të nivelit të ulët të mirëqenies, arsimit, shërbimit shëndetësor, çmimeve të larta, nivelit të lartë të borxhit etj, ndërsa në fund sjell ironinë. “Jo Sali! S’ka përpara! Përpara është gremina! T’i mund të vazhdosh vetëm! Udhë të mbarë! Populli do ndryshimin”.

Braçe është i pari politikan që komenton sloganin e ri të PD-së, i cili u bë i ditur dje nga Berisha. Ndërkohë, dje, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë, në rrjetet sociale, slogani i ri i PD-së u komentua gjatë. Shumë përdorues të rrjetit preferuan ta ndajnë në mes pjesën e dytë të sloganit. “Ne jemi ndryshimi. Për para!”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *