Erion Braçe ka ashpërsuar gjuhën ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim duke e cilësuar si një parti që kërkon vota duke u thënë njerëzve se do të jenë në pushtet pavarësisht se kush fiton më 23 qershor.“Me ne (LSI) nuk humb kërkush! Në çdo rast ne do jemi në pushtet!! Është e rëndë ta dëgjosh! Është manipulim skandaloz para zgjedhjeve! Kur them këtë nuk kam parasysh rastin aktual, marrëdhënien e tyre me Sali Berishën. Kur them këtë kam parasysh rastin kur fiton PS”, shkruan Braçe. Sipas tij, në një rast të tillë së pari është PS që duhet të vendosë për qeverisjen. “Së dyti, është PS që duhet t’i japë fund ndarjes së shtetit me përqindje; së treti, është PS që duhet t’i japë fund ndarjes së Qeverisë me ministri, madje në ministri me lekë e ministri thjesht për hall. Së katërti, është PS që duhet t’i japë fund rekrutimit në administratë mbi baza partiake, nepotike, shoqërie, miqësie, korruptive-pra me lekë. Së pesti, është PS që duhet të bëjë një spastrim ekstrem nga të gjithë ata nëpunës të kapur në shkelje të ligjit, akte abuzimi e korrupsioni që janë në detyrë për shkak të marrëveshjes politike. Së gjashti, është PS që duhet ta nisë nga ligji e të kthejë në detyrë cilin do nëpunës të hequr padrejtësisht-të vërtetuar nga gjykata-nga puna. Së shtati, është PS që duhet të rikthejë menjëherë në rekrutim, meritën, konkurencën mbi baze dije, aftësije, vizioni, ndershmërie. Së teti, është PS që duhet të favorizojë në rekrutim një gjeneratë të re shërbyesish, pas 23 vitesh kjo gjeneratë është e aftë t’i shërbejë një Shqipërie të re!”.
LSI eshte kethyer ne Sh.p.k. hajdutesh(kundrejt parase te fusin ne pune), lerini te japin shpirt si partia Genc Pollos. Ky 23 qershor eshte dhe fundi i tyre. LSI eshte nje turp kombetar.
Brravo z.Brace. Meritoni vec respekt.
respektin me te larte per Bracen, por mbetet nje idealist ne atdheun e pazarxhijve
Brace duket sikur i ben publicitet LSI e nga ana tjeter i duhet te fitoje kredite ne elektorat. Une do te doja te degjoja nga Brace si duhet te bashkohen socialistet e te diskutojne brenda ne strukturat e saj, se pastaj mesohet goja edhe vazhdojne edhe kur te jene ne qeverri duke nxjerre problemet rrugeve dhe pikerisht kjo gje eshte mungese shteti.
Ka ardhur momenti qe Edi Rama qysh sot, por edhe kur te vije ne qeverisje si Kryeminister te ndale rrjedhjen e informacionit nga zyrat e shtetit nga punonjesi me i ulet.Te ulesh sot ne nje kafe degjon ne tavolinen ngjitur gjithshka thashetheme deputetesh e ministrash nga punonjes te shtetit. Politikanet shqiptare nuk dine ‘No KOMENT
Respekte…keshtu do te fitoni..!! Te drejtperdrejte dhe pa kompromise te mbrapshta..!!
Ju lutem,thuajani keto mendimet tuaja,edhe kryetarit te PS,Edi Rama,ai duhet te jete absolutisht i drejtperdrejte dhe ketu do te jete ndarja e madhe e juaja me politiken e se kaluares….Kjo eshte Rilindje..
Une jam i djathte ekstremist dhe i vertete dhe Bracen e pelqej shume!
Zoti Brace kini te drejte per cka trajtoni.Por problemi eshte pertej te drejtes.Ne ckuptim.Nese Partia socialiste merr me shume se 70 deputete ( qe duket e veshtire) cdo gje do te ishte ne normalitet dhe Qeveria e rre do te mund te realizonte te ndalemi vetem ato cka kerkoni ju per administraten heqjen e njerzeve te pafte dhe te koruptuar,militante abuzues etj. Por nese Partia Socialiste me kualicionin e saj do te dale force e pare dhe per kete jam i bindur do te duhet qe patjeter te kerkoje votat e Polit te qendres ku e pare do te jete LSI. Atehere ata ne marveshjen qe do te lidhin do te kerkojne te ruhet 20 % apo ndoshta do te kerkojne shume e me shume per te kenaqur edhe Partite e tjera te kualicionin te tyre ne administrate dhe nuk do duan te levizin njerezit qe kane sot.Atehere si do veprohet ? Prandaj nuk jane te lehta zgjidhjet.Problemet veshtiresohen dhe gjerat mbeten pezull. E sa per problemin tjeter qe LSI luan me dy porta qysh tani dhe thote se do te jemi ne pushtet sidoqe te vene zgjedhjet o me njeren o me tjetren ketu ke plotesisht te drejte. Hiqen sikur jane moderatore por ne fakt jane spekullative.
Që Sanço Iliri e LSI-ja e tij është një bandë hajdutësh, kjo tashmë është një gjë e njohur dhe e ditur.
Mallkuar qofshin ata votues që do ta votojnë këtë bandë hajdutësh e të pabesësh!
Po slogani i kryetarit tende pertej te majtes e te djathtes kushe eshte?
Hajdeni me mua se une i dua te gjitha pushtetet dhe me mua do ha vetem une e a ta tre kater qe kam me vete.
Mirë z.Brace!Por Ilir Mamuthi i hajduterise duhet sulmuar konkretisht aty ku ka korrupsion.Pershembull tek guroret e turpshme të Tomorrit!Kam pasur rast ti shoh shkaterrimet monstruoze me helikopter dhe ne kembë!Nje katasteofe ekologjike e vertete!Perse nuk sulmon ketu,edhe ne parlament?A e di Brace se ish uzina Tekstile ne Berat eshte kthyer në varreze ku vdes guri i stermadh i ardhur nga Tomorri dhe z.Bojaxhiu qe i sherben Metes,trasformon gurin per shitje jasht vendit?Sa miliona shkojne tek Klani Meta me rrenjë kancerogjene tek mafja e qytetit muze?A e di Brace piramiden Meta qe ka marre në ndertim hidrocentrale ne qark,Gramsh e dil në Pukë?Po mafjen e ndertimit në Tirane,në Bankën Tirana qe drejton mamuthi hajdut Meta,vallë nuk e di Brace?Ai ben mirë kur sulmon Berishën,por jo mirë kur nuk sulmon mafjen me te tmerrshme shqiptare,drejtuar nga Meta!Mjaft të pyesi kush po i nderton hidrocentralet nën Tomorr të bëhet trim aty ku eshtë deputet,por qe mendoj se nuk duhet të jetë më,pikerisht Edhe për heshtjen ndaj katastrofes në Tomorr dhe Mafjen ne qarkun e Beratit!
LSI eshte nje ciban ne trup te drobitur te ketij vendi, ose nje shushunje me shume.
Pelivanet e PS-s se Beratit qe ishin me PS-n tani kane kaluar me LSI-n per te mbajtur zyrat. Pelivani nga kryetar i qarkut ka shkuar nendrejtor. Keta jane gjaku i shtuar i LSI-s, ose shushunjat e vogla.
Te ben pershtupje se si eshte e mundur qe Tomorri shpallur “park Kombetar”dhe eshte katandisur ne germalle , ne gremine qe nuk dihet se si do te katandiset ai territor qe ka qene nje nga vendet me te bukura e te synuara per TURIZEM, po qytetaret e beratit e askraparit pse s’ndihen? po politikanet qe kerkojne vota, pse heshtin. Ado te kete ze te forte per te eleminuar kete barbarize te natyres, nga Ilir Meta e batakçij qe e pasojne???