Braçe thirrje PS-së për Kristo Frashërin

Saimir Lleshi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon nderime nga partia e tij për historianin Kristo Frashëri, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Braçe e konsideron atë jo vetëm një historian të madh, por edhe një njeri të shquar të së majtës.

Reagimi:

Kristo Frashëri nuk është vetëm historian, profesor, akademik. Kristo Frashëri është një shqiptar i madh; antifashist, partizan, çlirimtar: i majti i madh i tabanit në këtë vend!!

Mos ja mohoni këtë!! Nuk e ndryshoi kurrë këtë që ishte, me vendosmëri.

Unë e nderoj edhe për këtë!! Partia ime duhet ta nderoj edhe për këtë!! E majta në këtë vend i ka disa pika të forta referimi, jo vetëm si kontribut historik për të, por për gjithë Shqipërinë.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • E majta e majta.
    Por Partia e majte asht shume larg me te majten e te pavdekshimt historian Frasherit.
    Partit e majta shqiptare sot duhet te lahen e te rilahen me etapa te panderprera derisa te arrijne afer vlerave te karaterit te ndershmerise se te madhit Frasheri.Qe,une do e cilesoja Perendia e te majtes me te gjitha vyrtytet qe karaterizon nji te majte ekselence.
    Edhe ju z.Braçe jeni nji majtist qe duhet vlersuar dhe marre shembull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *