Braçe: Ultimatumet e opozitës mbështeten nga Nishani dhe Llalla

anazapta

Deputeti socialist Erion Braçe, hodhi dje akuza të forta ndaj Presidentit Bujar Nishani dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas thirrjes së bërë nga opozita për nisjen e protestave deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti Braçe e konsideron ultimatumin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për dorëheqjen e Qeverisë, si të mbështetur “nga Presidenti i Republikës, që është bërë mbrojtësi ligjor i një pushteti politik kriminal, të përfaqësuar nga tutorët e tij Berisha e Basha, si dhe nga kryeprokurori Llalla, garanti i mosndëshkimit të pushteti kriminal”.  Në vijim ai thekson; “ky President duhet të mbajë përgjegjësi serioze për krimin që po nxitet nga këta të dy, mbrojtur prej tij personalisht! Ky prokuror, duhet të mbajë përgjegjësi serioze përse nuk hetohet për vrasjet e 21 Janarit, Sali Berisha e Lulzim Basha”. Braçe i ka bërë thirrje në veçanti kryeprokurorit, të mos bëhet garant i kreut të PD-së Lulzim Basha, që ai e cilëson si “hajdut e vrasës.”  “Lulzim Basha paska dhënë ultimatum për largim nga pushteti të mazhorancës që votoi populli, pra, e do pushtetin pa votë, por me shpifje, kërcënim, shantazh, dhunë dhe ka të drejtë. Sepse ai abuzoi me 230 milionë euro në Rrëshen–Kalimash, u hetua, për të u ngrit akuzë, por nuk u gjykua kurrë, as u ndëshkua. Abuzoi qartë me 30 milionë euro të tjera në Levan-Vlorë e Levan-Tepelenë, pasuroi serbë e shqiptarë të lidhur me të, u hetua nga KLSH-ja, u gjet përgjegjës, por nuk u hetua nga Prokuroria, për pasojë nuk u gjykua e nuk u ndëshkua kurrë. Vrau katër shqiptarë në bulevard, paqësorë, të paarmatosur e të pafaj, por Prokuroria nuk e hetoi kurrë, edhe pse ai ishte komandanti i vrasësve atë ditë. Kështu, ky hajdut e vrasës ka marrë përsipër të kërcënojë e të tentojë të dhunojë një qeveri legjitime”, shkruan Braçe në rrjetin social.

 

Share This Article
9 Comments
  • I ka dale lezeti edhe Braces,sa ishte ne opozite kishe qef ta degjoje se fliste tamam pet hallet e popullit. Nuk e morem vesh si u be kjo pune, ketyre djemve tane sikur ju kane bere magji,flasin percart. Po na behet Rama me maskara se maloku i vucidolit.

  • O Brace! Po keni 1000000 vota mor burr shkarkoini beni dhe ju operacionin fshesa. Vendosni dhe ju njerzit e duhur pa shihni pastaj a fluturon mushkonja apo kalon miu nen musteqe. Brace lini fjale dhe veproni se per kete ju votuam. Xhaja

  • Akoma mendon Lulezim Bashua se eshte ne gjendje te sfidoj Ramen ,vetem ky argument eshte i majtuahem per te gjykuar se ky lolua i SALIUT s eshte ne gjendje te heq karriket nga tortuaret jo te drejtojne Shqiperine, po nuk u reformuan te gijtha struktuart per nje nate keshtu do te vazhdojne te lehin cdo dite per te mosdale para drejtesise banda e saliut………….

  • O Erjoni i Braceve leri pordhet se boll te degjuam. O beni shtet ose ik pirdhuni se na merzitet me keto budallalleqet tuaja. Ore zoteri populli te dha 1 milion vota kurse ti na keput mbrrockulla. Ore kujt ja tregon ti Nishan Mutin dhe Llallo Bythen. Hiqi nje sahat e me pare dhe forco shtetin dhe mos bej denge deng.

  • Brace,,,,! Te njoh e te dua por e di ate shprehjen “” o balo te hengert tenja se e ke te keqen brenda”” .Ne se koalicioni ska mendim apo vendim qe keto institucione te vihen krah qeverisjes (sipas ligjit) mbylle gojen ose verjani fshesen atij precedentit e llalles .Po ju presimm sa te meret vendimi I statusit ,!!!!! PASTAJ kemi tjeter sjellje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *