Pas rezultateve të nxjerra nga dy ekspertët shqiptarë që u caktuan për zbardhjen e mënyrës se si u vra Ziver Veizi më 21 janar 2011, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.
Deputeti i PS-së thotë se Ziver Veizi nuk mund të jetë vrarë nga një plumb rikoshet.
“Kjo puna e rikoshetës mu në zemrën e Ziver Veizit është kështu: Pështyj unë dhe kap Sali Berishën në surrat, pasi bën rikoshet tek Jozefina”, shprehet Braçe.
Dy ekspertët shqiptarë dolën një ditë më parë në përfundimin se Ziver Veizi mund të jetë vrarë nga një plumb rikoshet. Të njëjtin përfundim pati nxjerrë edhe eksperti Çardaku, ekspertiza e të cilit u hodh poshtë nga prokurorët e çështjes.