Braçja dhe 1 milion të burgosurit

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Braçja i vogël shumë herë çirret me të drejtë dhe shumë herë pa të drejtë. Por në fakt asnjëherë nuk e qit pulën nga kopshti. As qimen nga qulli. Tani në vend që t’i çirret shefit të tij të cilit veç aksioneve të famshme mbi këtë popull të skamur, trim dhe guximtar është ama. Nuk është e lehtë të përballesh me Amerikën. Por ja që ky Braçja i vogël e merr Markun e Dhomës së Tregtisë dhe e bën fërtele. Ku di Marku se çfarë është Kodi Penal, çfarë është biznesi, tatimi, kuponi apo ligji? Këto gjera i sqaron vetëm Braçja. Çfarë na duhet neve se ç’bën Amerika, të fut apo nuk të fut në burg për kuponin? Ne po. Të fusim në burg për kuponin e për çfarë të na dojë qejfi. Por problemi nuk është ky. Problemi është cilin fusim në burg ne?

Ne fusim në burg gjithmonë popullin e thjeshtë, atë fakir fukaranë… në fund të fundit, atë që na dha një milion vota.

Ah, se desh harrova: Përsa i përket Babagjysh Saliut, për të cilin thamë e çfarë nuk thamë, mos i merrni seriozisht. Vetëm Saliu e hëngri të gjithë Shqipërinë si një lubi e keqe, por vetë atë nuk ka bir ku…. që ta hajë. Nga L. M

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *