Mazhoranca dhe opozita nuk arritën konsensusin për futjen e testit të drogës në projektligjin e dekriminalizimit.
Edhe pse duket se opozita nuk ishte shumë këmbëngulëse në këtë propozim, mazhoranca nuk lejoi miratimin e këtij neni.
Deputeti Spartak Braho e nisi duke thënë se është kundër nenit, pasi ka raste kur merret drogë me leje të mjekut.
Panorama ka zbardhur një pjesë të debatit brenda komisionit të posaçëm.
Eduard Halimi: Ne kemi dyshime se kryeministri dhe ministrat përdorin lëndë narkotike. Ky është pretendimi i ngritur nga Partia Demokratike.
Spartak Braho: Tani të mos e prishim këtë frymë. Nuk kam asgjë me atë që thatë ju, e kam me Halimin. Ne nuk mundet që në komision të shprehim akuza apo dyshime për persona të veçantë, qoftë kryeministri apo ministrat, sepse kështu siç mund të keni ju akuza për persona të veçantë, mund të them edhe unë disa emra matanë, që dyshoj se përdorin drogë. Kështu që ta lëmë këtë histori. Se del që ligji po bëhet kundër kryeministrit apo ndonjë ministri.
Oerd Bylykbashi: Dakord, pozicionet janë të qarta. Ne jemi në mbështetje të këtij neni, që është parimor më shumë se procedural. Megjithatë, pozicionet janë këto.
Spartak Braho: Faktikisht është shumë racionale që tërë kjo dispozitë, që ka të bëjë me faktin, kur titullarët e shtetit shkelin ligjin, janë të detyruar që të penalizohen. Po a e dini ju që Ataturku e ka drejtuar për 20 vjet Turqinë, duke u bërë tapë çdo ditë.
Oerd Bylykbashi: Fillimi i shekullit XX. Mund të na krijohet ndonjë incident aty.
Spartak Braho: Po sikur të propozoj një dispozitë që krahas ndalimit të lëndëve narkotike, të shtojmë edhe kontrollin për statusin mendor. A jeni dakord ju? Gjysma do dalin të çmendur.

Dakord z. Braho !Nje njeri me te meta mendore nuk mund te jete ne drejtim te istitucioneve te shtetit.Ketu te ne ndodh çdo gjè.Nje nen i till duhet pa diskutim ne ligjet tona.Te keta te semure perdoren drogat mjekesore.
Ju rrofte esëll-llëku ju, qe dini veç me vjedh e me mbush xhepat ne kurriz te shqiptareve! Me mire i alkolizuar dhe punetor per vendin tend, se sa esëll dhe bandit ordiner!
Ataturku e drejtoi i dehur po me shume sukses.Ndersa juve ka 25 vjet drejtim esull e s’ka ma per dreq se jeni tue drejtue.
Sali Berisha 7-8 here ka shkel ligjin e kushtetutes dhe nuk i ka hyre ferre ne kembe.Ai budalla pjella e Ngjeles qe na tregoi qe ISIS ishte 45 vjet ne Shqiperi te pakten per shkeljet e ligjit nga Berisha i ka te sakta.Tregonte isforcuem ti vihen hekurat.
Me siguri Braho eshte nje nga deputetet qe duhet te lere parlamentin,maskara burre!
Ky derr 99-tesh, i pafytyre, bandit, qe merret me te gjitha pislleqet e mundshme, flet per Ataturkun!?
Ky, dhe femijet e tij, po te kishte 10% drejtesi ,do te ishte kalbur ne burg pa asnje kacidhe.
U ka dale boja duke u share me nene e babe me njeri tjeterin tani marrin ne goje nje burre shteti qe ka lene gjurme ne formimin e nje Turqie moderne.
Pis milet.