Spartak Braho: I pandëshkuari po synon një tjetër grusht shteti

Ornela

“Dokumentet, dokumentet me firmë e vulë kanë rëndësi. Fjalët i merr era, dokumentet mbeten dhe ato janë prova më e sigurtë dhe u shërbejnë gjykatave për shumë kohë pas zhvillimit të ngjarjeve që gjykohen dhe analizohen”, më thotë shpesh gjatë bisedave Spartak Braho.

Deputeti i ka ofruar gazetës DITA një sërë materialesh autentike që kanë të bëjnë me krimet e rënda ende të pandëshkuara të viteve 1997-98.

Ai dhe redaksia ndajnë të njëjtin mendim: Te mosndëshkimi i atyre krimeve, e kanë burimin edhe shumë ngjarje të mëvonshme dhe të tjera që priten.

– Z.Braho materialet që ne kemi botuar deri më tani kanë ngjallur interes. Po pse këmbëngulni aq shumë në ato ngjarje?

– Fare thjesht. Viti i zi 1997 është një nga faqet më të zeza të historisë së shtetit shqiptar gjatë më shumë se një shekulli. Ne fituam një luftë botërore antifashiste e cila për hir të vërtetës i solli më pak dëme Shqipërisë nga ato që na solli viti 1997. Dhe ’97-n për fatin e keq e bëmë vetë, apo më saktë na e bënë ca shqiptarë antishqiptarë. Që këmbëngul në faktet e atij viti arsyeja është shumë e thjeshtë: autorët e atij krimi të përbindshëm nuk u ndëshkuan asnjëherë, as në atë kohë dhe as në vitet që erdhën më pas, për shkak të kompromiseve politike.

– Për kë e keni fjalën konkretisht?

– Ua kam thënë dhe herë të tjera: krimi i 97-ës ka shumë autorë. Disa prej tyre si Gazidedja, Zhulali, Adem Çopani e ndonjë tjetër kanë vdekur. Por koka e krimit ka qenë dhe mbetet Sali Berisha, ish-president në atë kohë. Ai është ideatori i asaj gjëme të paimagjinueshme. Pavarësisht se faktet ndaj këtij personi janë të shumta, çuditërisht ai nuk është dënuar asnjëherë. Ky fakt atë e ka trimëruar dhe ai përgatitet t’i shkaktojë gjëma të reja këtij vendi dhe këtij populli… Kjo më shtyn të flas, të dëshmoj dhe të akuzoj. Ju kujtohet besoj se si mbyllet drama e famshme e Bertolt Brehtit ‘Arturo Ui’, që personifikon Hitlerin dhe krimet e tij në Luftën e Dytë Botërore: Barku që e polli (atë monstër, pra Hitlerin) ende nuk është shterpëzuar. E unë mendoj se barku që polli 97-n nuk është shterpëzuar. Monstrat i kemi rreth e rrotull, të gatshëm ta mbysin sërish në gjak Shqipërinë dhe t’i vënë flakën si njëzet e ca vite më parë. Barku që e polli neofashistin Sali Berisha nuk është shterpëzuar. Përkundrazi livadhi i Berishës është i mbushur plot me humus dhe bishat kanë harbuar si asnjëherë dhe janë harbuar. Kanë marrë zemër nga mefshtësia e shtetit dhe mosveprimi i organeve të drejtësisë dhe janë bërë më shumë agresivë… I kini dëgjuar thirrjet luftënxitëse të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës? Si mund të heshtet përpara këtyre monstrave?

– Zoti Braho! Më pyesin shumë lexues e më thonë se a ka shumë fakte Spartaku? Pra sa do të vazhdojë kjo histori që ne besoj se do të vazhdojmë ta tregojmë në DITA?

– Ua them me sinqeritet juve, por edhe gjithë lexuesve të DITA-s se deri më tani kam treguar vetëm majën e ajsbergut. Pra kam treguar vetëm një të pestën e atyre që di dhe që i kam të vërtetuara me dokumente. Jo vetëm për Sali Berishën, por edhe për figura të tjera të rëndësishme të politikës të zhytura në krime dhe korrupsione. Dhe unë premtoj se do t’i tregoj me kalimin e kohës dhe hap pas hapi…

– Sidoqoftë, le të mbetemi hë për hë te ngjarjet e vitit 1997 dhe ato të grusht-shtetit të shtatorit 1998. Ju kini shprehur dyshimin se ajo histori mund të përsëritet. Pse e keni atë dyshim?

– Po, është e vërtetë. Për sa kohë në PD do të bëjë ligjin Sali Berisha, ky rrezik është evident. Berisha i ngjan një bishe të plagosur dhe mendon se vetëm një përplasje civile, një grusht shteti mund ta shpëtojë nga ndëshkimi. Ja shiko, unë po të jap sot një listë me 600 persona (që ju mund t’i botoni në vijim) se si janë armatosur me urdhër të Sali Berishës për të sulmuar jugun e vendit. Budallenjtë, përveç emrit dhe firmës kanë shënuar edhe numrat e kartave të identitetit.  Armatosja e militantëve të PD-së ka ndodhur në disa rrethe të vendit në atë kohë. Këta njerëz dhe të tjerë ka rrezik të vijnë të armatosur në datën 16 shkurt në Tiranë… Dhe mendoni edhe një fakt tjetër se kjo e ashtuquajtura protestë e tyre bëhet një ditë para ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të jetë kjo e rastësishme dhe të mos jetë e menduar nga krerët e opozitës? Nuk besoj. Megjithatë le të shohim…

– Ju flisni për rrezikun e një grushti të ri shteti? Sa e mundshme dhe sa ka mundësi të ndodhë një grusht i ri shteti?

– Pikërisht këtu e kisha fjalën. Berisha po përgatitet për një grusht të ri shteti. Besojeni apo jo. Por ai po përgatitet. Prandaj dhe pardje përmenda fjalët e Julius Fuçikut: “Njerëz, jini vigjilentë!” Do të jetë një tragjedi e re dhe e pariparueshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar!

– Zoti Braho, ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kjo duket e pabesueshme që të ndodhë. Ndërkombëtarët nuk besoj se do të lejojnë një gjë të tillë… Ka ligje, ka rregulla dhe kjo do të ishte fatale për opozitën, apo jo?

– Kjo është e vërtetë. Po Sali Berisha nuk i njeh rregullat dhe është i paparashikueshëm në të keqen e tij. Viktor Hygoi ka thënë se: “Për sa kohë tirani merr frymë, liria e ka lakun në fyt”. Nuk them ta varin Berishën, por ta gjykojnë. Ne si vend demokratik duhet të ecim me ligje, me drejtësi, por nuk duhet të falim. Fal;ja e kriminelëve është atentati më i madh kundër demokracisë. Këtë duhet të kenë parasysh ndërkombëtarët. Po shpresuam se do të ngrihen komisione hetimore parlamentare për ngjarjet që mund të ndodhin, e kemi të humbur davanë. Këtë kërkon me ngulm Sali Berisha dhe kamikazët e tij. Është si puna e komisioneve për 97-n apo grushtin e shtetit të 98-s, të cilat rezultuan në zero. Unë si deputet, si politikan dhe si qytetar kam detyrë të paralajmëroj. Unë kam treguar me gisht kokën e krimit të 97-s dhe të 98-s dhe nuk do të më falej po të mos shprehem hapur për gjithçka mund të ndodhë. Gjuha që po përdor si Berisha, ashtu dhe Basha nuk parashikon asgjë të mirë.

– Me sa di, pas ngjarjeve të grusht-shtetit të vitit 1998 është kërkuar heqja e imunitetit të Sali Berishës. Pse nuk veproi drejtësia në atë kohë?

-Kjo është e vërtetë. Më 18 shtator 1998 parlamenti, në bazë të një kërkese të komisionit hetimor parlamentar që kryesoja unë, votoi në shumicë dërrmuese pro heqjes së imunitetit të Berishës. Nga 113 deputetë që morën pjesë në votim, votuan pro heqjes së imunitetit 108 deputetë. Dhe ishte një votim i fshehtë. Ndër ata që votuan pro ishin edhe deputetët Luan Rama dhe Nikollë Lesi. Pse nuk veproi drejtësia?, pyesni ju. Më duket se e kemi sqaruar edhe njëherë këtë çështje. Nuk u interesonte udhëheqjes socialiste të asaj kohe që ta arrestonte Berishën dhe të ndëshkonte kriminelët. Eh, pushteti është i ëmbël dhe ka favore. Mirëpo kështu nuk mund të ecet pafundësisht….

– Ndërkohë, po botojmë edhe një faksimile me shkrim dorë të kërkesës që Shkëlzen Berisha ka bërë për pajisjen me pasaportë diplomatike. Sa i ndëshkueshëm është ky akt?

– Edhe ky është një akt i dënueshëm. Bëhet fjalë për pranverën e vitit 1997. Ndër të parët që u pajisën me pasaporta diplomatike ishte familja Berisha, deri edhe foshnjat e familjes. Në atë kohë që është bërë kërkesa, Shkëlzeni ishte nja 16 vjeç. Ata parandjenë të parët fundin që i priste dhe morën masat për t’ia mbathur. Por ekzistojnë urdhra me firmë apo me porosi të Berishës për pajisjen me pasaporta diplomatike që qindra kriminelëve dhe militantëve të PD-së dhe të SHIK-ut. Lista e tyre është shumë e gjatë. Unë i disponoj këto dokumente dhe do t’i publikoj emër për emër. Ky është një nga rastet e pastra të abuzimit me pushtetin dhe si i tillë është i ndëshkueshëm ligjërisht…

Intervistoi Xhevdet Shehu

Vijon…

 

Share This Article
17 Comments
  • nuk ka bythë të bëjë asgjë!!
    është lojë e ramës për të përhapur panik që të harohen bëmat e tij!!
    Ia fut kot o xhotë bashk me s brahon

  • E nderuar gazeta dita. Une qe ju shkruaj jam nje qytetare e cila gazeten tuaj e lexoj perdite. I uroj suksese gjithe stafit tuaj. Do te jepja dhe nje mendim qe qytetaret tane ne vendin tone te lexojne kete gazet dhe te gjejne aty tek keto shkrime nga te mencurit qe analizojne ekzakt historikun te udhehequrit te opozites ne te gjithe kohen e pluralizmit ashtu dhe pozites. I mbivleresoj analizen e bere nga mjeshtrat viktor malaj, bedri islami, gazetari mero baze,analisti skender minxhozi dhe shume te tjere. Sikur nga nje artikull ne dite te lexojne cdo qytetar ne dite do te kuptoj shume qarte se cfar i ka bere opozita e sali berishes ketij vendi. Dhe vendi yne nuk gjen qetesi sa te jete saliu kaposh i plehut te grumbulluar rreth tij.

    • Recete doktoreshe per Te luftuar me antibiotiket e Malajt e Bazit Te kurveleshit kancerin e vjeter te Vucidollit e per te lexuar perralla nga e kaluara te xha Brahos qe per 8 vjer(2005~2013 ) ishte NE aleance me Sali Berishen.
      dalja e xha Brahos ne skene eshte terror psikollogjik I politikes per te pranuar te keqen me te vogel

    • O teta e Fierit qe duhet te jesh motra e asaj tetes se Beratit qe sdonte as uje e as buke ,madje dhe as drita ,vetem ata te dy te mos ziheshin ….pyete pak sharlatanin Taku ,si ndenji me nje “kriminel” si Berisha ne aleance pushteti per 4 vjet ???
      Pyete pak karagjozin me thinja Take – Tuke ,se si mbronte aleancen e “krimineleve” Berisha – Meta neper studio televizive me te famshmen çante e zeze qe kishte dosje kunder Rames ???
      Ka plot te tjera pyetje por ju moj teta socialiste nuk mundeni te pyesni ,se dhe pyetjet jane ceshje intelekti .Meqe lexon perdite “Diten” dhe mire ben ,duhet te dish sesa here ka zgjedhje ,vjedhje ,skandale ,rrjepje dalin 4 mosketjeret e se majtes mashtruese e hajdute Spartak Braho ,Fatos Klosi ,Zabit Brokaj ,Idajet Beqiri qe perserisin te njejtat gjera ketu e 22 vjet….nderthurje e papagallit me zagarin.
      Qe tu paraprij rilindesave trapa…mallku.qofte ai shqiptar qe del ne 16 shkurt ne bulevard ,qofte dhe per xhiro.Kush mendon se Flamur Noka dhe Ed Paloka do shpetojne vendin ,mjere ky popull.

  • BERISHA PO VDES NGA MERAKU I PROVOKIMIT TE NJE LUFTE CIVILE

    Spartak Braha ka ber disa shkrime per zbardhjen e ngjarjeve te rendesishme antikombetare te viteve 1997-1998, ku Berisha beri mjafte perpjekje per nje lufte vellavrasese si Amanet qe I lan Ballisto Zogistet dhe barren e rende qe mori para tyre Berisha.
    Ne kete kende Braha nuk e ka pare problemin.!
    Berisha kishte nje amanet. Amaneti i ballisto zogistev te behej nje hakmarrje ne shqiperi me Clirimtaret per diskretitimin qe pesuan ata gjat luftes se dyte botrore.
    Ata u ben njesh me pushtuesit dhe e humben luften bashke ma ta. Per ket arsye ata i kishi ruajtur armet qe me clirimin e vendui te luftoni Brigadat Partizane.
    Kjo nuk u eci.Me mdryshiemt pas pesdhjet vjetve Berisha si komuniste qe tradhetoi vijen e tije politik i garantoi balliste se do te realizonte nje perpjekje per lufte vellavrasese ku sipas tij do te ndihmoheshin edhe nga jashte per te shtypur ish clirimtaret dhe familjet e tyre.
    Ne qender te vemendje ishte ven Jugu i Shqiperise pasi edhe gjate luftes Kryeballisti Xhaferr Deva i nisi Ballistet per te sulmuar Vloren, pikrishte atje ku ishte ngritur edhe falmuri shqiptare.
    Pra duhet te godiste ne zemer te shqiperise me protekstin e lufte kunder komunistev.
    Ne fakte Vlora ne ate kohe nuk ishte qender e komunistev,Jo ajo ishte qendra e luftrave per liri, ndersa qendra te Komunistev ishi Shkodra dhe Korrca dhe pastaj Tirana.
    Ne zbatim te kesaj ideja ballisto zogiste Berisha provokoi ne Shkoder. Pore populli liridashes Shkodran nuk e hengeri kete kokerr ulliri.
    Pastaj ngriti firmat piramidale dhe e dergoi vendin nje katastrofe.Me ket pretkset sulmoi perseri Vloren dhe Jugun e shqiperise njelloi si baballaret e tyre Xhaferr Deva, pore edhe ne kete radhe populli shqiptare nuk e hengeri kokerren e ulliri.
    Keshtu berish deshtoi ne te gjith rastet e ketyre provokimeve.

    Pore edhe perse kaluan shume vite nga 1997 perseri Berisha nuk ka hequre dore nga perpjekjet e tije per nje lufte vella vrases ne shqiperi.
    Nuk eshte hera e pare qe Berisha ben thirrje per armatosje te Popullsiste, pasi amaneti I tije ka ngecur ne vende.
    Pore jo vetem Amaneti I tije pore ky I shkret VETINGU, perseri nuk po e len reahate.
    Ngritje e strukturave ligjezbatuese te VETINGUT e kan trenditur thell Berishen dhe aleatet e tije te vegjel e te medhej, Brenda vendit dhe jeshte vendit.
    Keshtu menyra e tije per nje armatosje te popullsiise , dhe per nje lufte civile edhe ne shqiperin e vogel Berisha e shef si rrugeSHPETIMI per te shpetuar nga drejtesia pasi ai e dine qe me siguri do te vihet para drejtesise ndofat I pari.gjithashtu keta edhe do te sekujstrohen per pasurin e grabitur qe u ben shqiptarve.!
    Kjo eshte edhe arsyeja qe Berisha deklaroj.”Nuk do te jete dita e larget kure do te buqase thirrja O djem rrembeni armet ja vdekje ja liri.”
    Te gjith keto deri me sote kan ren ne vesh te shurdhur.Pore deklaratat e tyre per protesten e dates 16 shkurte nuk jan aqe te te pa qellimeshme. Detyre nr.1 per ta eshte shkermocja e shtetit madje edhe per nje lufte vellavrasese pasi Berisha e ka si Amanet nga Ballisto Zogistet.!

    • O shoku Ali mos u shqeteso shume per ballistet shiko ata komunistet e tu me enverin ne krye qe u bene vellezer me armiqte serbin dhe rusin dhe e lane popullin barkthate dhe brekegrisur pa asnje lloj te ardhme.

  • Thelbi pse Berisha po jeton!!!

    Zoti Spartak nuk je i kujtueshem per ti ndej strikt te vertetes se si shpetoj ky hor vicidolit e per te vue para pergjegjesise edhe tradhetaret e popullit te Vlores qe u rrejten nga Ftyra e ndyre Fatos Nano dhe Skender Gjinushi se do merrnin cik e m’cik deri ne centin e fundit te lekut.Ia prene hovin popullit sepse ishte pergatite ti hynte me hap rreshtor ne Tiranes per ta kape e ba ferlig Berishen pa ik atje ku kishte cue pjellen e vet bashke me klluken Lirien jashte shtetit.

    • Para disa ditësh kërcënoi hapur dhe Kryeperbindeshi i Shqipërisë, kryefunderrina e shqipërisë, kryebanditi i Shqiptarise dhe tmerri i qytetarëve të Tiranës Sali Lusha me antitank në dorë sipër tankut, e mbani mend kur doli me antitank në dorë sipër tankut tek PD 98, ky njëri monstër duhet të mbahet nën vezhgim se po erdhi në protestë do bashkohet me Naziskinet e Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe paraqet rrezik të madh.

  • Jetojmë në një shtet karagjoz !
    Indivindi Braho në emër të kujt flet , për kë flet , ku ishte këto 25 vjet , arshivat e shtetit ai kanë këto dokumente , mbi ç’bazë ligjore i ka siguruar këto ……….?!
    Qeveritë langaraqe të Nanos dhe Edvinit kishin frikë të merreshin me këto tragjedi dhe ia dhanë trimit Spartak t’i ruante për në muze . Edhe Edvini i bën sehir këto letra nga larg , si puna ime dhe ma do mendja është i kënaqur që iu freskon kujtesën shqipëtareve , se sa I poshtër është Saliu dhe sa i mirë është ky që s’vret njeri !
    Spartak !
    Merre atë çantën dhe shpjere atje ku duhet t’a kishe shpurë me kohë ; se kush është Saliu shqipetarët e dinë më mirë se ju dallkauket e politikës se plagët e Saliut i kanë në turp akoma të pasheruara …..bollë jini tallur !

  • TEK BLLOQET … TEK LALZI+ !

    From: Alban Dega
    Date: January 22, 2018 at 3:31:38 AM EDT

    TEK BLLOKU….. !?

    … e Farkat e kucedrave te krimit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen … Mona Gerdecit e corp!
    Tek blloku… tek botikat, tek sarajet e tek blloqet e Gites, Armines, Monikes …
    Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
    Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
    Aty eshte vendi i popullit !
    Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
    Tek Blloku….
    Tek Lalzi ….
    Tek Farka….
    Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
    Kjo eshte Shqiperia qe duam!
    Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
    Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 14 here Lugati i Vicidolit dhe 400 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
    Tek Blloku !
    Tek Lalezi !
    Tek Farka… !?
    Tek Kunja dhe Velipoja!
    Tek Saranda e Valbona !
    Tek Thethi e tek Jala !
    Tek Shengjini e Dardha !
    Aty jane gjaku e djersa juaj qelibar, aty Jane parate tuaja qysh nga piramidat e deri tek Rapiscani, qe tek Autostrada e Kusarise se Kombit e deri tek Gerdeci i Sali Lulush Argita Mehdiut, qe nga floriri i Kerrabes e deri tek blloku 700 000 euro faqja e Like Flori Cizmes, qe nga CEZ-i e ARMO Xen Armina Lirise, qe nga Remzi Hoxha e deri tek 11 janari 2011….
    Aty jane blloqet qe ai i Enver Hoxhes duket Kasolle Galigati para Sarajeve te Xen Mona Haxhinastos!
    Aty eshte fusha e betejes dhe drejtesise e ligjit kunder kesaj “ Banda Gangsteresh e Kesha Mafia we ja dale jerky jashte kontrolli !
    Aty eshte e ardhmja Juaj, femijeve e femijeve te femijeve tuaj !
    Ligje e drejtesi !
    Ndaj mos u beni mish per topin e ketyre bandit eve, gangstereve e mafiozeve !
    Boll me ! Enough it’s enough !
    Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
    Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
    Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!
    Kusaret ne burg !
    Eshte koha te kercasin prangat !
    Eshte koha per ligjore e drejtesi!
    Boll me me SaLikekraci !
    Liri demokraci !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike!

  • Kane 20 e ca vjet, qe xha Brao merret 97,sa here ja do interesi. Dhe perseri prape kjo shpure e ndyre e majte e djathte eshte ne krye
    po na ikin femijet nga Shqiperiaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *