HETIMI / Braho dëshmon në Prokurori për letrën e destabilizimit

Dita

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, do të dëshmojë lidhur me letrën që pak ditë më parë u dërgoi krerëve të shtetit, të cilët i vinte në dijeni për ekzistencën e një plani për destabilizimin e vendit.

Braho është paraqitur pak minuta më parë në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me këtë letër.

Tri ditë më parë, lidhur me këtë letër dhanë dëshminë e tyre edhe Tom Doshi dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Disa ditë më parë, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, paralajmëroi destabilitet politik në vend.

Në letrën dërguar krerëve më të lartë të shtetit, kreu i Komisionit të Sigurisë deklaronte se pjesë e këtij skenari destabilizues janë Tom Doshi dhe Dritan Prifti.

Sipas tij, këta dy persona i kanë bërë presion gruas së Kastriot Ismailajt që ai të dëshmojë kundër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta sa i përket çështjes së CEZ-it duke e garantuar se flitnin në emër të krerëve të PD e PS dhe ambasadorit amerikan.

Doshi e Prifti – thuhet në letër e kanë tentuar të njëjtë gjë me skenarin Bami dhe janë jo rastësisht protagonistët e 21 janarit.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *