Pastrimi i politikës shqiptare nga persona me precedentë penalë, nuk do të nisë në muajin janar të vitit të ri 2016, siç ju referua kryeministri Edi Rama pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit.
Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe demokrati Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit të posaçëm që u ngrit për procesin e dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike, thonë se duhen edhe të paktën dy muaj që ky ligj të hyjë në fuqi.
Ligji bëhet i zbatueshëm vetëm nëse miratohen aktet nënligjore, të cilat sipas nenit 16, duhet të mbyllen 2 muaj pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Janë aktet nënligjore ato që japin hapësirat e nevojshme për ngritjen e disa strukturave verifikuese, monitoruese dhe që lejojnë zbatimin e dispozitave të ligjit. Këto akte nxirren nga disa organe ku përfshihet Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli i Ministrave. Gjykoj që brenda 2 muajve, pra brenda 60 ditësh këto akte do të punohet për të nxjerrë me shpejtësi me qëllim që ligji përveç jehonës pozitive të miratimit të tij të ketë edhe pastrimin e politikës nga persona të cilët janë me cene”, tha Braho për Report TV.
“Jemi në një periudhë që është fundi i vitit dhe për rrjedhojë dhe është pushimi i periudhës domethënë deri fillimin e sesionit tjetër por neve do të bëjmë çmos një aktet nënligjorë të punohen dhe të jenë të gatshme që në momentin më të parë që parlamenti do të ketë seancën e parë ti miratojë, që do të jetë Janari besoj”, tha Bylykbashi.

Ja ku s’vonuan dhe dolen menjiher qent besiket e kaosit dhe rraces antiligje te sabotojn
Shtetin Ligjor ,
nuk ka shtet me muslimut ,hiqeni nga Kafka ate mendim .
Po nuk u perjashtun me Kushtetute qe myslimanet mos te marrin pjes ne politike ,
sbohet shte aty .
kjo o fara e djallit qe Jeton vetem ne kaos e krime
Don ta zgjas ky Braho krimineli sa te mundet.Qendron friga se mbrohet nga kryekrimineli Edver Rama.
Cfare ironie te degjosh Baba Takun te flase per dekriminalizim.