Duket se çështja e Tom Doshit dhe Spartak Brahos në Gjykatën e Lartë po merr fund.
Kjo gjykatë ka vendosur ta shpallë të pafajshëm Brahon për akuzën e shpifjes. Kallëzimin e bëri Tom Doshi, i cili kërkonte shpërblim simbolik për këtë akuzë, ndërsa qëllimi ishte që fajësia e kolegut të tij deputet.
Doshi kërkonte 1 lek dëmshpërblim. Historia e proceseve gjyqësore nisi kur Doshi tha se kishte një skenar vrasjesh.
Kur ai u thirr në një nga seancat, Doshi mungoi duke paraqitur një raport mjekësor. Më pas, Braho tha se raporti ishte i manipuluar. Tashmë mbyllet epopeja e këtyre proceseve gjyqësore të pa rëndësishme. /Dita/
