Braho kërkon largimin e Flamur Nokës nga Komisioni i Sigurisë

redaktor

Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho i ka dërguar një kërkesë Byrosë Parlamentare që të marrë masa ndaj deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka për shkak se ka fyer ministrin e Brendshëm, Tahiri.

Braho i cilëson sjellje jo etike deklaratat e Nokës një ditë më parë në mbledhjen e komisionit të Sigurisë Kombëtare.

“Gjatë zhvillimit te mbledhjes se komisionit, në mënyrë të paprecedentë duke shkelur çdo rregull, deputeti Flamur Noka ka manifestuar gjatë gjithë kohës ne mënyrë të qëllimshme sjellje jo të hijshme dhe aspak etike. Vazhdimisht, ai ka ofenduar dhe ka debatuar në mënyrë jo normale me Ministrin si dhe ka ndërmarrë veprime për të prishur mbledhjen, me gjithë përpjekjet dhe paralajmërimet për të qetësuar situatën duke ndërprerë edhe mbledhjen dhe për ta futur në rrjedhën normale”, thuhet në kërkesë.

 “Gjatë gjithë kohës ai ka përdorur fjalë fyese, ofendime, ka ndërhyrë në aparaturat elektronike të mbledhjes me dhunë etj., veprime të cilat krijuan një situatë të nderë dhe shkelën rëndë Rregulloren e Kuvendit. Kryesia e Komisionit ju bën me dije këtë situatë aspak normale dhe sugjerojmë që në zbatim të nenit 11 të Rregullores së Kuvendit shqyrtimin e këtyre veprimeve dhe marrjen e masave disiplinore sipas nenit 65 pika 3 të Rregullores”, shkruhet më tej në letrën e Brahos.

Share This Article
2 Comments
  • oRE,BRAHO PO JU JENI MAZHORAN APO OPOZIT?
    Po,ju kur ishit opozit muli halimi,xhozi,ristani dhe saliu,ju nxershin per zhelesh jashte mire te mjer dhe ti tani po ankohesh se muli po ju pengon,po kjo eshte dobsia e juaj se jeni kriminel si ji te L,S,I-P,D.dhe P.S,jo se nuk eshte dhe ajo kriminale por pak ma pak se ju te dyjat,
    Prandaj ju ja dini njeri tjetrit te palarat dhe frigohni ta parzini nga ai komision kriminelesh,Po,ku ka ne bote te drejt dhe sistem drejtsia qe ne kuvend,behen kriminelet antare komisioni,kjo behet vetem tek populli i dhjer shqiptar se tek popullit e mencur dhe intelektual,as muli,as ti, braho,as iliri,as saliu e aq ma pak basha nuk dote ishin ne politik,por ne burg dote ishit ora pinjollat e kushrive tuaj te pa din e iman qe jeni.

  • Ministri nuk ka asnje te drejte ne nje komision Parlamentare,pos te thirret e te pergjigjet deputeteve!
    Mesohuni nje here si duhet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *