Braho letër ministrit Tahiri: Na informo për grabitjen në Rinas

Elton Tafaruci

Grabitja në aeroportin e Rinasit ka vënë në lëvizje edhe komisionet parlamentare. Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku i kërkon informacion për ngjarjen.

Pak ditë më parë grabitja në Rinas shkaktoi  debate të ashpër në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Deputeti i LSI-së, Luan Rama kërkoi që të thirren në komision Ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e policisë për ngjarjen, që sipas tij është alarmante, pasi cënon sigurinë kombëtare dhe linjën e kufirit.

 

Share This Article
1 Comment
  • po kur punojne deutetet -qe paguhen per bete pune- neper keto komisione? kur kontrollojne Institutionen per veprimet e mosveprimet e tyre? Sa here ky komision ka pyetur ministrine edhe institutionet per resultatin e kontrollve te detyrueshme? edhe spe asnej here nuk ka kriek punen per te uilen pagehen deputeert tone? Kontroli i shpenzimeve te qeverise eshte nje nga detyrat e deputeteve,kontroli i urdherave te diane nga ministrate eshte nje nga detyrat -ne rete rast dergimi i pareve jasste shqiperise echte po ashtu détire e komisioneve financiare edhe te sigurisekombtare: sa pare kane dale jashte illegalisht keshtu? sa here jane derguar paret jachten, nga vine e ku shkojne keto pare: financojne terrorizmin, mafian apo politikanet e korruptuar? ç’thone komisionet per keto pune, amo praxe nuk dine gje e pritin qe pastruesja e Parlamentit te krye punen e tyre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *