Braho: Nishani mos të bëjë të ‘fortin’ me kryeprokurorin

Saimir Lleshi

Pse Presidenti Bujar Nishani e ‘goditi’ publikisht kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Ai deklaroi dy net më parës e puna e Prokurorisë është e dobët dhe nëse do të kishte në kompetencë do të ndërmerrte masa për shkarkimin e kryeprokurorit.

Deputeti Erion Braçe tha dje se Nishani mund të jetë përgjuar nga kryeprokurori dhe kjo është arsyeja e konfliktit të hapur të tyre, ndërsa kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho thotë se nuk është momenti që t’i presion këtij institucioni. Braho i kujton Nishanit që të shkarkojë në KLD gjyqtarët e denoncuar nga Ministria e Drejtësisë si të korruptuar.

Nishani të mos bëjë të “fortin” se këto deklarata pa sens ligjor dhe me “sikur”, nuk janë normale dhe krijojnë pështjellim në punën e prokurorisë.  Ai, le të shkarkojë në KLD gjyqtarët problematikë që i çon për masa ministri i Drejtësisë, pasi për ata ka kompetencë, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ta ndihmojë për emërime më e pakta, ose të mos i bëjë presion se nuk është momenti të trembet ky institucion”, ka deklaruar Braho. /Dita/

 

Share This Article
3 Comments
  • Mjere ai vend.Te gjithe te korruptuar,qofshin pozite – opozite.Te gjithe konstatojne asnji nuk burgoset.Te gjithe shajne e shajne dhe asnji nuk shilohet,nuk i vejn hekurat.Te gjithe te ditun.Bejne zhurme dhe pse me zhurme, jetojne ne qetesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *