Kontrolli i SHISH, opozita braktis mbledhjen e Komisionit të Sigurisë

anazapta

Opozita braktisi sot mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, duke refuzuar ngritjen e grupit të kontrollit për SHISH. Deputetët e djathtë kundërshtuan ngritjen e një grupi pune, i cili do të merret me verifikimin e ligjshmërisë së shkresës sekrete dërguar drejtorëve të SHISH në prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore, emëruar në pozicione drejtuese në policinë e shtetit. 
karşıyaka escort
Nënkryetari i këtij komisioni, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se “këto janë komisione përralla”, duke  ripërsëritur kërkesën për seancë dëgjimore me ministren Kodheli, kërkesë që sipas Nokës u votua në mënyrë antiligjore. “Kjo është e turpshme. Shqiptarët janë të shqetësuar për trafikun e drogës”, tha ai.

* * *

Braho: Noka do të mbajë përgjegjësi ligjore për nxjerrje sekreti

Pas prononcimit të nënkryetarit të Komisionit, Flamur Noka se kreu i SHISH i ka dhënë informacion qeverisë, ka ardhur një reagim i shpejtë i kryetarit të këtij Komisioni. Spartak Braho deklaroi dje për mediat se Flamur Noka ka detyrim ligjor për ruajtje sekreti në të kundërt do të përballet me organet ligjzbatuese. “Lidhur me raportimin e drejtorit të SHISH dua të nënvizoj faktin që ishte një raportim i domosdoshëm dhe i planifikuar nga komisioni i Sigurisë që preku tërë aktivitetin dhe problematikën e këtij organi që lidhet me sigurinë kombëtare ndaj dhe për vetë rëndësinë dhe karakterin sekret dhe detyrimit ligjor të këtij raportimi u vendos që ky të jetë me dyer të mbyllura dhe pa informacion për çështjet e diskutuara. Prononcimi spekulativ dhe shpifës i z. Flamur Noka në media jo vetëm nuk është etik, dhe serioz, por dhe në shkelje të ligjit për sekretin shtetëror dhe të vendimit të Komisionit, dhe për këtë shkelje të rëndë ai do të mbajë përgjegjësi në organet ligjzbatuese menjëherë”, thuhet në reagimin e Brahos.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Më duket se ky komision nuk do t’ju shkojë çështjeve deri në fund(i sigurisë). Ka njé mungese te theksuar serioziteti. Thuhen përralla dhe nuk thuhet pa e nxjere sekretin se,ka apo s’ka shkelje ligjore nga shish ? Cdo punë e mbyllur fsheh te vërtetën!? Dje vishua doli i larë? Ja la tahirit kopilin në derë. Sot nga komision për vishon artikulohet ne komision per drogën. Refuzohet kontrolli i komisionit ne shish!? Komision o komision pse po bën sikur punon? Hajde komision për riparimin e gramafonave…hajde,hajde..komision gramafonash !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *