Një 22-vjeçare nga Saranda ka braktisur foshnjën e saj vetëm 5 muajshe.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku gruaja e re ia ka lënë fillimisht foshnjën një gruaje për t’u kujdesur për pak minuta dhe i ka thënë se do të kthehej shumë shpejt.
Por pasi kanë kaluar disa orë, gruaja e ka dorëzuar fëmijën në polici, ku shërbimi social po kujdeset për të. Policia është vënë në kërkim të nënës së foshnjës, ndërsa nuk dihen arsyet dhe rrethanat e tjera të kësaj ngjarjeje.
