Braktis Kombëtaren shqiptare: Ndihem grek dhe shpresoj të luaj për Greqinë

Leda Hysa

Dikush i quan tradhtarë, disa të tjerë profesionistë që zgjedhin edhe interesin dhe famën. Histori të tilla në futboll ka shumë, sidomos kur bëhet fjala për të zgjedhur përfaqësueses dhe në rastin e Kombëtares shqiptare janë disa raste.

Lojtarë shqiptarë, rritur larg atdheut, kanë preferuar të luajnë për kombëtare të tjera, por ka pasur edhe raste kur kanë luajtur për ne dhe na kanë “tradhtuar”.

Mbrojtësi 19-vjeçar i Shqipërisë U-21, Enea Mihaj, i cili ka qenë pjesë e kombëtares “Shpresa” në ndeshjet kundër Izraelit U-21 në tetor 2016 dhe kundër Islandës në tetor 2017, tashmë duket se na ka braktisur.

Titullar fiks te Panetolikosi në Superligën greke, me 15 ndeshje nga minuta e parë në kampionat, Mihaj është pranë transferimit të PAOK-u dhe konsiderohet një mbrojtës me të ardhme të rëndësishme.

Ndoshta elozhet kanë hapur oreksin e federatës greke, sepse ditët e fundit mediet greke shkruajnë se Mihaj ka vendosur të braktisë kombëtaren U-21 të Shqipërisë, pasi dëshiron të luajë për Greqinë. Sipas gazetave greke, Mihaj ua ka shprehur dëshirën shokëve të skuadrës. Kjo do të vërtetohet shpejt, në muajin mars, kur ekipet kombëtare kanë datë të lirë për ndeshjet miqësore.

Me parë, menaxheri i tij pati thënë se Mihaj vetëm është mërzitur se Alban Bushi e fton dhe nuk e aktivizon, prandaj nuk dëshiron të grumbullohet më, por në të ardhmen dëshiron të luaj vetëm për Shqipërinë. Të gjitha këta ishin vetëm gënjeshtra të cilat deri dje mund ti besonim .

“Mihaj, që luan me Panatolikosin, ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërisë, por nga tani e tutje ai dëshiron të veshë fanellën bardheblu të Kombëtare greke. Mbrojtësi 19-vjecar është rritur në vendin tonë dhe ai ka informuar njerëzit përgjegjës dhe tani po pret një telefonatë në të ardhmen nga trajneri i Kombëtares. Ëndrra e tij është që të përfaqësojë një herë flamurin tonë.”, janë shprehu nga ekipet greke.

Të gjitha këto u vërtetuan kur vetë Enea e pranoi para mediave greke dhe tha: Unë ndihem Greke dhe në të ardhmen shpresoj të luaj për Greqinë.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • natyrishte qe ndihet i tille .
    ambjenti ku rritesh e Jeton diktojne ne nji far menyre edhe ate me se identifikohesh si Person ,si individ .per rastet kur vendi jote ,i origjines ,s’afron asnji te ardhme ,por
    perballet me nji negativitet te gjithanshem zhvillimesh nga me ordineret dhe paorientim ,nji bote kututru .
    Jo vetem ky djal i ri ,por edhe cdo Emigrant shqiptare ndjen ate distancim nga ajo shoqeri atje,ne cdo aspekt te jetuarit e menduarit . Pra ktu ska vend per patriotzma fallso . Ai vendos vet mbi te ardhmen e karieren e vet .Kushedi ,nji dite ktehet perseri e luan me perfaqsusen Shqiptare .

  • Shume mire , eshte e drejta e tij . Patriotizmi eshte tashme nje relike qe i takon kohes se shkuar . Sejcili shikon interesin vetiak dhe karieren e vet . Suksese , Enea .

  • Ky djali ka mendjen e tij po une nuk harroj shprehjen e Z Zidan kur beja gol bertisnin francezi Zidan kur beja gabim algjeriani i mutit . Kete duhet te kene parasysh keta djem.

  • edhe ky tradhetari ;;kur ta shohi veten ne stol ;; se nje grek laun njesos si ai ;;; do te thote jane racista ;; sme duan por pastaj eshte vone ;;; EDHE JANUZAJ E MBANTE VETEN PER BELG ….. POR DUHET TE LUAJE 2 HERE ME MIRE SE NJE BELG PER TJA ZENE VENDIN NJE BELGU… KAQ GJE TE THJESHTE SE KA KUPTUAR … POR DO TE PENDOHET SHPEJTE …SI ADNANTI ..QE SPO LUAN ME ME VENDIN E TIJE BELGJIKEN …. HA HA HA PASTAJ … NE KEMI MBROJTESA TE MIRE SJA KEMI NEVOJEN .. TANI PER TANI …do te perfundoje si SAMIR NASRI ARABI QE TRADHETOI VENDIN E TIJE ..POR LUAJTI VETEM 5 NDESHJE PER FRANCEN … SI BENZEMA QE E HARROI ALGERINE DHE …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *