Një gazetare e suksesshme në Amerikë, Noel Hancock, vendosi të ndryshojë mënyrën e jetesës. Katër vjet më parë, ajo vendosi të shkojë në ishullin e Karaibeve.
Jetën në qendër të New Yorkut e zëvendësoi me atë në ishullin e vogël të Karaibeve të Shën Gjonit, ndërsa karrierën e suksesshme, ku rroga e saj shkonte deri 95 mijë dollarë në vit, e zëvendësoi me dhjetë dollarë në orë, që fitonte nga puna si shitëse akulloresh. Çfarë e detyroi? Ajo thotë se ishte e stresuar. “Isha në stres, nuk isha e frymëzuar dhe kisha nevojë për një pushim”. “Jeta në ishullin e Karaibeve më bëri të shikoj jetën me sy krejtësisht ndryshe”, tha ajo. Pas një kohe filloi të punojë si udhërrëfyese, më pas si kameriere, punë që e bën edhe tani. “Megjithatë, edhe jeta në ishull nuk është ideale. Nuk ka ajër të kondicionuar, ndonjëherë nuk ka as ujë për orë të tëra”, thotë Noel Hancock.
