Braktisja e vendit nga të rinjtë, INSTAT: Grupmosha më vitale, 20-24 vjeç shënoi rënie në popullsi brenda një viti

J L

Struktura e popullsisë në vend po shënon ndryshime thelbësore strukturore, të ndikuara nga faktorë të shumë si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe dy vitet e fundit pasojat që dha në shëndet pandemia e Covid-19.

INSTAT raportoi së fundmi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në janar të vitit 2022, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë produktive e popullsisë. Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni. (shih grafikun: Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grup-moshave).

Në krahasim me vitin 2001, grup-mosha 20-24 vjeç ka rënë me gati 12%. Tkurrja më e lartë e popullsisë së të rinjve 20-24 vjeç ka nisur pas vitit 2015, në një linjë me rikthimin e ciklit të emigracionit, që u reflektuar në rritjen e kërkesave për azil.

Në vitin 2021, kjo grup-moshë përbënte 7.2% të totalit, nga 9% në vitin 2004. (shih grafikun: Ecuria e popullsisë së grupmoshës 20-24 vjeç).

Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë tek të rinjtë po ndikojnë në uljen e peshës së popullsisë në moshë të re dhe në kontrast po rritet ajo në moshë më pjekur dhe e moshuar.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi. në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç (shiko grafikun: Ecuria e popullsisë, sipas dy grupmoshave, 0-49 dhe mbi 40 vjeç)

Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52% të totalit, nga 68% në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje.

Ky ndryshim strukturor po sjell pasoja të shumta, që janë më të ndjeshme në dy drejtime kryesore:

-Së pari në produktivitetin e punës dhe disponueshmërinë e fuqisë punëtore. Shumë sipërmarrje ankohen sot se nuk po gjejnë fuqi punëtore, sidomos të rinj. Këta të fundit janë të prirur të ikin në emigracion.

-Së dyti, efekti në skemën e pensioneve, me më pak të rinj që do të kontribuojnë me sigurime, që përdoren për të paguar pensionet. Numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi për shkak të plakjes së popullsisë. Në vitin 2021, sipas INSTAT, popullsia mbi 65 vjeç përbënte 15.7% të totalit, nga vetëm 7.4% në 2001, me pothuajse dyfishim të peshës.

Siç shihet dhe në grafikun “Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grupmoshave”, rritjen më të lartë të popullsisë e kishin grupmoshat nga 60 deri në 74 vjeç, duke ushtruar presion mbi skemën e pensioneve.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
    • Keto numra te INSTATit jane fare te paverteta more debil me zile.

  • Pas 31 vjetesh,ky ka qene rezultati i politikes kriminale antishqiptare te te gjithe klases politike,qe eshte vene ne sherbim te agjenturave te huaja,armike me popullin shqiptar!
    Dhe me e keqja akoma eshte fakti se me keta DIKTATORE FASHISTE,qe sundojne dy partite kryesore,Shqiperia nuk ka asnje shans jo ta ndryshoje rrenimin katastrofik,por as te frenoje!
    Fajtori i vetem ne Shqiperi sot eshte Edi Rama,ky aventuriewr,diktator antishqiptar,qe deshtimin e tij tenton ta fshehe pas propagandes gebelsiane!

  • Shqiperine e mori Turku i vu zjarr .
    Arsyet kryesore jane .
    Korrupsioni i larte shteteror.
    Mosbatimi i ligjit ,nuk funksionon shteti .
    Mos zbatimi i kushtetutes posacerisht per pronat neni 41 & 181 .Ta mare dreqi ta mare , politikanet neokomuniste te ketyre 31 viteve te fundit duhet ta kuptojne nje here e mire pa shkuar prona tek pronari legjitim ,nuk investon as edhe nje firme e huaj serioze perendimore e Shqiperi .Rinia nuk ka te ardhme ,duam apo nuk duam ne .Vendi eshte eshte kthyer ne prone te rugaceve , ne dore te krimit dhe te forteve te lidhur me politiken . Beni cfare te doni per kete realitet te hidhur , mbare ju o bastarte te Ramiz Alise .

    • Te lutem shume punen e pronave e zgjidhem
      Zoti Artan Lame e tha troc Shqiperia nuk ka patur asnje regjistrim Pra kush zaptoi vodhi fallsifikoi ta gezoje
      Sepse sic e theksoi zoti Lame nqs hapim kadstren e Zogut
      apo regjistrat e pronave tona qe i ruajne italianet ne Firence apo edhe regjistrat e reformes agrare “na del nje Shqiperi tjeter” ku Lame me shoke bashke me investitoret strategjike nuk na jane pronare..Tani i mbledhim dhe dokumentet ne Tirane dhe le te vijne pronaret e nga Saranda e Tropoja te kerkojne prona
      Prona eshte ajo qe e lidh njeriun pas vendit .Keta pronat i vodhen (i ndane per vete te dy palet si rane dakort me njeri tjetrin lejuan edhe ndonje fukara te zinte ndonje cope toke ku nuk prishte pune per ta paraqitur si popull ne Tv i futen dhe nje 7501 per ta bere me rremuje ) vendet e punes po i ndajne per militantet cfare te bejne te rinjte ketu ?
      Prone jo ,pune jo ku tjeter do shkojne pervec emigrimit?

  • Nqse kerkoni te jepni nje konkluzion, bazuar ne statistikat per kete problem, duhet ti referoheni edhe statistikave te vendeve si jona, qe kane emigracion ne Europe.
    Psh: Cila eshte statistika ne Serbi, Maqedoni, Mali Zi, Rumani, Bullgari?
    Sepse nqse ky fenomen eshte i njejte me ata, atehere nuk ka zgjidhje, do ndodhi patjeter.
    Nqse keto vende kane tregues te ndryshem nga vendi yne, atehere beni analizen perse ndodh, dhe cfare hapash ndoqen ato vende qe e ndaluan.
    Keto shashka per politike i hedhin per te corientuar njerezit.

  • Deklarohet se sot popullsia eshte 2793592 banore.Kur behen listat per zgjedhje na dalin me shume se tre milion votues.A ka mundesi nje gje e tille?Te gjithe shqiptaret qe jane ne emigracion a jane shtetas te ketij vendi apo kane hequr dore nga shtetesia Shqiptare?Mendoj se instituti statistikave duhette sqaroj me sakte keto probleme.Politika Shqiptare duhet te analizoj shkaqet dhe te gjeje rruget e zgjidhjes.Ndoshta keto jane arritjet demagogjike te “Cekut te bardhe” dhe te “lulezimit” te ekonomise.

  • Viti i Rinise alla Erion Veliaj ku veç ai perfason kishe Rinine!!!
    Viti i rinise ne Tirane e askkush nuk pyet pse po ikin e pse s’po behet gje per kete Rini, pos disa foto per propaganden e Erion veliajt!
    Deshtim ma te madhe cka po doni kur nje kombit i largohet elementi ma i nevojshme?!

  • Po si te mos ikin te rinjte nga Shqiperia,kur nipi im,ishte i punesuar specialist i larte ne nje ministri dhe paguhej me 550 mije leke te vjetra ne muaj,ndersa tani prej 2 vjetesh ne Kanada,po ne kete specialitet,paguhet me 10 mije dollare ne muaj!
    Gjejeni ju se cfare e shtynte nipin tim qe te rrinte ketu,per nje kothere buke!
    Atje ku banon nipi im sot eshte nje lagje(si gjithe te tjerat ne Kanada),qe oligarket e Teg-t u leshon goja leng,se do t’u duken vilat e tyre si kasolle!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *