Brataj: E shikoj kritike situatën në këto dy muaj, ora e darkës ishte e tmerrshme

time

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në A2 për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe masat e marra deri tani nga Komiteti Teknik për koronavirusin. Brataj u shpreh se deri në këto momente situata është nën kontroll.

Shqipëria nuk ka pasur mbyllje totale që prej marsit të vitit të kaluar, siç pati në vende të tjerë, për shumë faktorë. Me këtë model që kemi krijuar, deri në këto momente situata është nën kontroll. Të gjithë treguesit janë brenda atyre normave limite që shtojnë më tej masat shtrënguese. Masat shtrënguese janë marrë. Sipas meje, ora e darkës ishte më e tmerrshmja. Unë mendoj se ulja e orarit e frenoi disi. Në atë orë nuk është se virusi fle, por ne në atë orë nuk po ruanim asnjë masë dhe mjaftonin ato 2-3 orë që virusi të shpërndahej. Aktualisht, treguesit janë në maksimumin e normës, por nuk kanë më rritje dhe po përballohet. Atëherë modeli që ne kemi ndjekur, me shtrëngimet e mesme, ka dhënë rezultat”, u shpreh Brataj.

Më tej, Brataj u shpreh optimist për periudhën e verës, si pasojë e vaksinimit dhe rritjes së temperaturave në atë periudhë.

“E shikoj pak kritike situatën në këto dy muaj. Jo se me ardhjen e verës do të iki virusi, por ulet disi virulenca për shkak të temperaturës. Shumë faktorë të tjerë ndikojnë. Më shqetëson fakti se nëse nuk do të arrijmë imunizimin drejt vjeshtës, atëherë duhet ngulur këmbë sa më shumë për vaksinimin ose ripërsëritjen e masave për parandalimin e Covid-19”, tha Brataj.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Hajde hajde! P et itt vjeshten tash ! Edhe situata eshte nen kontroll?!! Deshtim total eshte situata po vdesin njerezet ne kater anet e ky thot jemi mire!!
    A bejne ndonjehere kritike keta per vetvetin ?! Qe te nxhejrrin mesime pak per neser?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *