Brataj paralajmëron përkeqësim të situatës: Në korrik shtohen rastet!

Leda Hysa

Qershori mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19. Pas hapjes së plotë rezultojnë të infektuar më shumë persona sesa gjatë tre muajve izolim.  Vetëm në qershor u prekën nga koronavirusi 1400 qytetarë, ndërsa humbën jetën prej tij 29 pacientë.

Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë reflektimin e popullatës, veçanërisht të atyre qytetarëve që nuk besojnë në shifrat e sëmundshmërisë dhe as në ekzistencën e koronavirusit. “Kjo është gjëja më absurde që po ndodh në këtë vend, ndërkohë që e gjithë bota është në këtë situatë, ashtu si edhe Ballkani. Njerëzit duhet ta marrin vesh një herë e mirë, nuk bëhet shaka me virusin, sepse po shkakton pacientë, viktima, po infekton njësoj si më parë”, thotë kreu I Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ai paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve. Gjithçka, sipas tij, është e lidhur me mosrespektimin e masave. “Ky rezultat që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat”.

Brataj u bën thirrje qytetarëve t’i përshtaten sjelljeve të reja, ndërsa bizneset të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në ambientet e mbyllura. Vetëm kështu, thotë drejtori i Urgjencës, qytetarët mund t’i shpëtojnë infektimit, ndërsa sistemi shëndetësor kolapsit.

l.h/ dita

Share This Article
14 Comments
  • Problemi eshte se je ti, shoku Pipero dhe shoqja Bino qe po beheni qesharake me keto dalje si te jeni zedhenes partie. Cfare po behet me monitorimin e perhapjes? A keni mbledhur te dhena se si po perhapet infektimi ne popullsi? Cfare studimesh keni kryer per te pasur nje ide ku te bazohen edhe politikat afatgjata ne perballimin e pandemise? Llafe si te jeni duke dhene parashikimin e moti nuk pine uje sepse po ju nxjerrin bojen.

  • Vetëm po të vihet Nard Noka ministër shëndetësie dhe Tritan Shuhu zv/ministër, mund të kemi shpresë të mbetemi gjallë. Ndryshe na mori lumi!!!

  • INFO ANALITIKE je i politizuar deri ne palce.A i ke pare njerezit neper kafene?Po ne vaki i ke pare si grumbullohen dhe perqafohen?Po pleqte qe grumbullohen ne lulishte e lozin domino i ke pare?Etetjera si keto.Ketyre nuk u ben derman as perendia e jo me Pipero .Parimi eshte RUAJU TE TE RUAJ

    • Pa me thuaj ti i pa politizuari deri ne palce se sa raste infektimi jane evidentuar nga njerezit ngjitur neper kafene, ato qe luajne domino e sa nga fasonerite, call center-at, spitalet?
      Ke qene ndonjehere ne QSUT ti i papolitizuari, e ke pare situaten dhe gjendjen ne te cilen punohet? I ke pare pajisjet?
      Beji keto te bejme nje bilanc e te shohim se kush eshte i politizuari.
      Ah dhe nje gje, hidhi nje sy ketyre Piperove e Bratajve se sa i respektojne rregullat qe propagandojne ne tv
      Beji keto gjera e pastaj hajde diskuto e me thuaj i politizuar.

  • Natyrisht qw ne korrik do te shtohen rastet, sepse levizja dhe kontaktet jane shtuar. Por duhet studjuar forma dhe agresiviteti i virusit! Apo thkesht, vetem merren prova, pa u studjuar vete virusi?!.

  • Zoti Brataj. Eshte e drejta juaj qe te besoni se Koronavirusi ekziston. Por edhe nuk duhet te harroni se eshte edhe e drejta jone, qe te besojme se Koronavirusi nuk ekziston, sidomos kur nuk ka argumenta shkencore dhe e gjithe kjo histori eshte e bazuar ne disa teste te cilat ne fakt nuk jane teste virale dhe ne statistika te manipuluara, te cilat kthejne vdekjet normale nga semundje kronike ne vdekje Covid-19-ta.

    Perse kjo eshte kaq e veshtire per tu kuptuar? Ti ke te drejten tende te thuash qe fluturon Gomari. Edhe ne kemi te drejten tone te themi se nuk fluturon. Pune te drejtash dhe perceptimesh kjo pune. Nuk eshte me inat.

    Sa per rregullat, ato jane te jashteligjshme dhe cenojne te drejtat dhe lirite themelore njerezore, edhe po te ekzistoje nje virus gripi apo ftohme. Mos u shqetesoni per jetet tona. Ajo eshte jeta jone dhe eshte e drejta jone qe te shqetesohemi per dicka qe na perket ne.

    • Genti, mire libra nuk ke lexuar! Po ne internet ke mjaft materiale mbi viruset ne pergjithsi dhe ato koronale ne vecanti; keta te dytet jane me agresive. Pastaj, si u perhap, eshte tjeter pune! Ndaj, para se te tregosh besimin tend pa vlere per kohen e tanishme, ulu e lexo mbi viruset, se do te vleje shume dija!

      • Viruset nuk linden ne 2020. Kane miliona vite qe ekzistojne dhe jane pjese e jetes ne kete Planet. Problemi nuk jane viruset, por axhenda drejt skllaverise Globale e cila po perdor friken ndaj viruseve, per te skllaveruar ty dhe pasardhesit e tu. Neqoftese ti je dakord me kete gje, na lere ne te tjereve qe te mos jemi dakord.

  • Mire populli se e paska fajin vete se nuk ruhet,se nuk zbaton keshillat dhe porosite e juaja por nuk e kuptoj se si u semure ti qe po na jep mend !

  • O Genti, shpresoj te jetosh ne kete hapesire qe e quajme Glob,… jo per ndonje gje po hidh nje sy here pas here se ca po ndodh rrotull, larg apo afer qofte,…. se nga ato qe thua duket sikur jeton ne hene.. Ca do ju beje Skenderi apo Pipero ore, ketu eshte gjithe bota qe eshte e pa qarte, apo harrova Bill Geits, Soros dhe mikrocipi……

    • MIre do ishte te lexoje me kujdes programin e UN, Kombeve te Bashkuara me emrin Agenda-21. Eshte nje material shume voluminoz qe duhet ndoshta jave te tera qe ta lexosh. Mos ti futemi pastaj qe ta kuptosh se per c’fare behet fjale aty. Keshtu qe eshte e kot te debatosh pa u informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *