Doreheqia e Albana Shtylles, eshte nje tjeter sinjal intelektual dhe jo me nje pazar poilitik si tentuan ta paraqesin shume media e kalemxhinje pa moral, veper e PS se, per ti lene vendin kandidatit te LSI se. Ne nje batak ku ka rene inteligjencia shqiptare dhe shoqeria njekohesisht, ku morali identifikohet me nje servilizem te peshtire ndaj shtetit autokrat, qe na eshte servirur pas rrikthimit te Sali Berishes me banden e tij te eunukeve, dy doreheqiet ne harkun e disa oreve te fundit nga institucioni qe duhet te mbaj dhe te ruaj peshen e paanesise, tregon dhe jep shpresa, se do te kete vertete nje rringjallje per te dale nga mizeria e demokratura e peshtire e aventuriereve antishqiptare.
Kjo tregon se ne Shqiperi ka ende njerez me integritet dhe jo si ata qe rreshtohen neper lista pas firmave kapitulluese, per nje vend pune, a per nje rroge modeste.
Denar Biba dhe Albana Shyti ne fakt sot kane vrare friken, duke e rikthye doreheqien e munguar ne nje institucion te vlerave.
Eshte vertete nje akt i larte qytetarie plot moral, qe duhet te vleje per inteligjencien shqiptare qe eshte aktualisht nen parametrat njerezore e llogjike.
Eshte per tu pershendetur dhe vleresuar njekoheshit. Nje shembull qe rrezaton dhe te meson.
Letër e nënshkruar: Amant Dregjoni