Bravo imzot Frendo!

Ornela

Nga Jorgo Mandili

“Deri sa të jem unë, kisha katolike nuk hapet për politikanët”, deklaroi në një intervistë para tre vjetësh, Ipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës. Një veprim që është për të përshëndetur se e mbajti fjalën. Edhe këtë vit, kryeshtetari, kryeqeveriu, kryeopozitari e shumë zyrtarë të tjerë të lartë nuk guxuan të bënin ritualin e përvitshëm dhe hipokrit të vizitave në “Shtëpinë e Zotit”, për t’i ndyer muret e saj, ashtu siç kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë me “Tempullin e Unitetit”- presidencën, Tempullin e Fjalës së Popullit”- parlamentin, “Tempullin e Drejtësisë ”- gjyqësorin.

Lënë shije të keqe dhe neveritje qëndrimet e shëmtuara të tyre me deklaratat dhe urimet për popullin në emër të Zotit, të këtij populli që vetë këta “Djaj” politikë e kanë lënë në varfëri, e kanë vjedhur, vrarë, skllavëruar dhe poshtëruar.

Ky veprim i kishës katolike duhet të shërbejë si shembull për të gjitha institucionet e tjera fetare apo publike të “pavarura” që të mos bëhen servilë të politikës por të frymëzohen edhe nga veprimi më i fundit i imzot Frendos që u bëri apel këtyre politikanëve e pushtetarëve që të “mos e çojnë vendin në vetëvrasje të kombit”, nëpërmjet pasurimit të tyre të pandershëm, të heqin dorë nga babëzia e lakmia për pushtet para e famë, të luftojnë korrupsionin, kriminalitetin e dhunën, të përkushtohen dhe të jenë më seriozë e më të përgjegjshëm për hallet e problemet e njerëzve.

Një akt i lartë moral që duhet përshëndetur dhe përkrahur nga të gjitha institucionet fetare e laike për të mos prodhuar shëmti e neveritje në popull.

Besoj, ju kujtohet pompoziteti dhe teatraliteti i këtyre “djajve-engjëj”. Çdo njeri, i ka përcjellë me neveri pamjet televizive të krerëve të lartë të shtetit dhe të partive në ritualin hipokrit të urimeve për festat fetare. Të kollarisur, të veshur “shik”, me hap triumfues dhe me një farë deliri shkonin drejt “Shtëpisë së Zotit”, ku në hyrje i prisnin me nderime “përfaqësuesit e lartë të Zotit” në Tokë. Pas ritualit të zakonshëm me shtrëngime duarsh e përqafime të përzemërta dilnin jashtë ku i prisnin një tufë gazetarësh. E të krekosur jepnin mesazhe paqësore, këshilla morale, emetonin urtësi e humanizëm duke perifrazuar Biblën apo Kur’anin.

Të dukej se kishin zbritur engjëjt në tokë. E të mendosh se këta janë vetë djajtë që bëjnë teatrin e radhës, këta janë demagogët dhe priftërinjtë e mashtrimit e të padrejtësive, regjisorët e skenarëve të vjedhjeve, vrasjeve e sundimit të këtij populli duke e lenë në një varfëri e padituri ekstreme përkundrejt jetës luksoze të tyre dhe fëmijëve të tyre deri në orgjira. Zoti për ta është paraja, pushteti dhe froni.

Nuk shkojnë se besojnë në Zot, as për të larë mëkatet e tyre, por vetëm për të ruajtur fronin. Jo fronin që vendos të ndenjurat, as për fronin që përdoret si shkallë për të rregulluar diçka. Bëhet fjalë për fronin që përdoret për të arritur lartësitë në pushtet, para, lavdi….. Për atë Fron që politikanët e pushtetarët e të gjitha kohërave dhe e të gjithë kombeve me mashtrime, intriga, hipokrizi, vrasje e helmime luftojnë ta marrin dhe pastaj ta mbrojnë.

Atë fron që aq bukur e me finesë artistike e demaskon Lasgushi i madh në një poemë për Sokratin “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, ku Lasgushi me sarkazëm dhe neveri fshikullon demagogjinë, mashtrimin dhe hipokrizinë e krerëve të shtetit: kryeqeveritarin, kryegjyqtarin dhe krypriftin. Siç shihet janë tre kryetarë, po aq sa ç`ishin dhe denoncuesit e Sokratit (fragmente të së cilës na i ka sjellë në shkrimin e tij Fatbardh Rustemi, Dita, 21 qershor, 2018).

Të parin që takon heroi i poemës, është kryeshtetasi, të cilin e pyet: “A i beson”,-“more burrë,/Kryeshtetas mendjendritur,/a i beson ti këta/ i beson ti këta Zotër/posi populli i paditur?” Dhe merr këtë përgjigje, e denjë për një demagog.:

“Unë nuk besoj aspak/as në Tempull, as në Zot,/po qëndroj për sy e faqe,/mërzit veten kot më kot./Se për Zotërit, në djall,/që të gjithë a s’kanë vajtur?/Këtë dredhëri bëj unë,/përmbi fron për të më mbajtur./Unë e di, se, në një kohë,/populli ka për t’u ngritur,/perandorë e kryeshtetas/posi bar për t’i kositur”.

Sokrati largohet nga pallati i madh dhe shkon të takojë kryegjyqtarin, apo kryetarin e Gjykatës së Lartë:

Vajte i the:-Kryegjyqtar,/burrë i drejtë e mendjelartë:/a i beson ti perënditë,/posi populli i paqartë?/

“Unë nuk besoj që ka/shumë zotër a një zot,/po për sy e faqe shtirem/që lus Zeusin kot më kot./Sa për zot-në dreq! Në djall!/Zotërit s’paskan mbaruar?/Kështu dhelpërohem unë,/në Fronin tim për të qëndruar./Sot, për sot, gjejmë pa bëjmë,/gjersa të na vijë fundi,/gjersa populli i sqaruar/të na tundi e të na shkundi.”

Sokrati i Lasgushit del prej Pallatit të Drejtësisë duke u përshëndetur ironikisht me Gjyqtarin dhelpëror dhe shkon të kryeprifti, që, duhet nënkuptuar selia e partisë ku udhëheqin kryetarët e partive.

“Mu në Tempull vajte pyete/kryepriftin madhështor,/atë prift të ditur shumë/q’ish i madh e shenjtëror./”A i beson, o Kryeprift,/që je kaq me dituri:/A i beson”, – the, – “perënditë/Posi populli axhami?/Fol me mua, fol me mua,/folmë sot ballë për ballë,/thuaj ç’ke në zemër tënde:/a beson më Zot ti vallë?”

Dhe merr këtë përgjigje cinike: “Unë fare, nuk besoj/në ka Zeus a tjetër zot,/unë bëj, për sy e faqe,/sikur lus me shpirtin plot./Papo shtirem që, besnikët,/mos zbulojnë shpirtin tim,/se kështu e do ky popull/që s’di gjë nga ky mashtrim./ Nuk ka Zeus, as nuk ka Zot,/Ferr, Lugat t’imagjinuar,/po ka popull të paditur/popull q’ende nuk është zgjuar “.

Ja pra këta janë ata që na drejtojnë ne e që tani imzot Frendo u vuri “kufirin tek thana”, na japin mesazhe nga “kishat e maleve dhe fushave “, duke e fshehur prapë djallëzinë dhe hipokrizinë e tyre. Sepse, për ta, lufta për Fron nuk as moral, as virtyte, as dashuri, as ndershmëri as humanizëm, as miq, as shokë, as familje, burrë grua, fëmijë, far e fis. Ka vetëm mjete për të justifikuar qëllimin. Ky është lajtmotivi i tyre për të mbetur në Fron. Për ta nuk ka Zot, as Ferr, as Lugat, se janë vetë të tillë. Besojnë për sy e faqe. “Këtë dredhëri e bëjnë për të mbetur në Fron”. Një realitet i trishtueshëm dhe i neveritshëm, që nuk duhet të përsëritet më asnjëherë, nëse kanë një fije ndërgjegjeje.

Fatkeqësisht edhe akti moral i Ipeshkvit nuk është shqiptar, por i huaj. I rëndonte në ndërgjegje këtij maltezi, pjesëmarrja dhe mesazhet hipokrite të politikanëve që gjatë gjithë vitit nuk i hidhnin sytë as nga të dërguarit e Zotit dhe aq më tepër të frekuentonin institucionet e tyre fetare.

Çfarë shëmtie! Që i dha fund Ipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës dhe që duhet pasuar nga gjithë të tjerët, por jo vetëm drejtues të institucioneve fetare, por edhe institucioneve të tjera laike.

T’i jepet fund një herë e mirë ftesave servile dhe hipokrite për politikanë dhe qeveritarë për të marrë pjesë në aktivitete, veprimtari apo ceremoni që nuk kanë lidhje me pozicionin e tyre, qoftë ky Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri etj… Edhe këta vetë, po të kenë skrupuj duhet ta kuptojnë se ftesa që u bëhet nuk përkon me dijet apo moralin e tyre, por thjesht për servilizëm.

A do të vazhdojë pafundësisht ky ritual i neveritshëm dhe hipokrit i këtyre krerëve të një “populli të paditur dhe që ende nuk është zgjuar”? A do të dalin kryepriftërinj e kryehoxhallarë që t’u thonë këtyre krerëve hipokritë e mashtrues: “Larg nga Kishat dhe Xhamitë tona! Bëni mirë punët tuaja!

Hej mik! Kushdo qofsh-president, kryeministër, kryegjyqtar, kryepartiak, kryepartiak, kryezyrtar, kryeakademiku, kryerektor e çdo krye tjetër qofsh!

Sapo hipni në një Fron ndryshoni qëndrim dhe kërkoni të paraqiteni si tjetër njeri. Je i njëjti dhe ke të njëjtin gjak që të qarkullon në trup dhe që të ushqen të njëjtin tru, që kishe pasur më parë! Froni nuk të bën as më të mençur e as më të ditur se çfarë je.

Froni të identifikon se kush je, ose siç thotë populli të nxjerr “kallajin”. Mos harroni kurrë se, Froni është mundësia e artë që i jepet një njeriu, për të patur një tribunë ku të shpalosë aftësitë e veta për ide, vizione, reforma e strategji për shtetin, qeverinë apo çdo institucion që drejton.

Froni të evidenton mençurinë apo budallallëkun, modestinë apo mendjemadhësinë, urtësinë apo arrogancën, ndershmërinë apo mashtrimin tuaj. Froni evidenton nga njëra anë, njerëzit e vegjël që më shumë marrin se sa japin dhe nga ana tjetër, liderët që më shumë japin se marrin.

“Edhe sikur të jeni ulur në fronin më të lartë të botës, ju rrini vetëm mbi të ndenjurat tuaj” (Montegne).

****

Botuar sot në Dita. Ndalohet riprodhimi pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Kisha eshte shtepia e Zotit,qe u sherben te gjithe njerezve pa dallim.
    Dhe si e tille cdo njeri ka te drejte te hyje si njeri i thjeshte i cveshur nga targat dhe ofiqet.
    Bile nje ngjarje domethenese citohet ne bibel,kur Jezusi ish i ftuar tek shtepia e nje tagrambledhesi,qe kish nam te keq.
    Dhe kur nga populli i thane si mund ti Jezus, te shkosh si mik ne shtepine e atij,jezusi i u pergjegj:
    Mjeku i duhet te semureve,ne rradhe te pare dhe mbasandaj te shendosheve..
    Dhe abati Fondo,nuk ka asnje te drejte,tja u mbylli deren e kishes askujt,aq me teper te semureve te politikes,por vec ai duhet ti pengoj rrepte ata,qe te mos shkojne atje alla arnautce:
    Me gazetare dhe fotoreportere mbas bythe,ku ata te pozojnee dhe pjerdhin si gjithmone para tyre.
    Ai duhet te jete dhe te ndjehet atje si nje rob zoti,si gjithe te tjeret dhe i lejohet vetem te rrefehet sinqerisht per mekatet e tij tek imzot Fondo.
    tung mandili,kete rradhe e ke shkrepur patllaken ne hi!

    • Mons. Frendo NUK ka mbyllur dyert e Kishes politikaneve. Ka politikane, ne fakt, qe vijne ne Kishe. Ai ka ndaluar pritjen per politikanet diten e Krishtlindjes dhe te Pashkeve, dhe kishte arsye dhe te drejte. Ai parapelqen, ato dite, te haje dreke me te varfrit. Kush e do Zotin dhe Kishen, ka mundesi gjithmone. Kisha eshte e hapur te gjitheve.

  • Shume shkrim i bukur me nje mesazh te forte brenda. Fale edhe ndershmerise dhe burrerise se peshkopit Frendo. Nuk besoj se Janullatosi, kete fund jave, apo kreret e bashkesive sunite dhe bektashiane kur te kene festat e tyre, te mbajne po te njejtin qendrim dinjitoz dhe perbuzes ndaj ketyre politikaneve halé qe e shkaterruan kete vend me themel. Dua te pergezoj me kete rast, si lexues i thjeshte por i vemendshem i gazetes “Dita”, stafin e saj te zgjedhur. Me duket se pak nga pak te kjo gazete po mblidhen analistet dhe gazetaret me te zote dhe me te guximshem, si psh Viktor Malaj, Jorgo Mandilli qe po e vleresoj çdo dite e me shume, Arben Duka, Bedri Islami etj etj. Nuk eshte e lehte te godasesh edhe poziten edhe opoziten, edhe Ramen edhe Bashen, edhe Meten, edhe Berishen me kompani. Duke pasur si busull vetem te miren e vendit dhe te popullit. Shpresoj se do te vazhdoje ta ruaje kete trend.

  • Nuk e di ku e kam degjuar kete emer, Jorgo Mandili, por me duket se duhet te kete qene fizikant dhe aq me teper ne sferen e „fizikes kuantike“, nje sfere disi e veshtire per njerezit „normale“ per t`u kuptuar.
    Fizika dhe Teologjia jane dy sfera ku fenomenet ne ndonje rast edhe konvergojne me njera tjetren, megjithate ne hollesira nuk dua te hyj sepse nuk eshte as vendi dhe as kuvendi ketu tek „Dita“ jone.
    Por ku „konvergojne“ ose perplasen plot vrull disa ide ne kete shkrim te profesor Mandilit te cilat te cojne ne nje bote plot peshtjellime dhe konfuzion?
    Nga njera ane profesori i fizikes kuantike bie ne kundershtim me veteveten ose me sakte me sferen e tij mbi te cilen ka dhene leksione, pra te fizikes kuantike si ne rastin e nje „thermijeze qe gjendet ne te njejten kohe ne dy vende“ dhe nga ana tjeter pershendet me plot entuziazem veprimin e Imzot Fremdos, Ipeshkvit te Kishes Katolike ne Shqiperi qe la prapa deres se Dioqezes politikanet shqiptare duke na kursyer goditjet e timpaneve te vesheve nga valet zanore te cilet me tej vene ne funksion cekicin dha ambusin per te na goditur me tej trurin tone me hipokrizite e tyre.
    Deri ketu profesor Mandili cdo gje e ka ne rregull, por midis rreshtave na del nje kontradikte jo dhe aq e lehte per t`u kaluar. Ndoshta ne kete rast ka vene me te vertete ne funksion teorite e „Fizikes kuantike“ ku si ne rastin e pare „elektroni gjendet njeheresh ne dy vende“ (pune interferencash hesapi) duke marre ne kete rast vargjet e Lasgushit, vargjet e te cilit futen si pyke ne kete shkrim duke sjelle me te vertete nje anomali ose peshtjellim te plote duke i dhene nje peshe tjeter ketij shkrimi, apo autori e ka ketu fjlaen per „anomaline e Mases se Berthames se Atomit?
    Citoj autorin me vargjet e Lasgushit:
    Unë fare, nuk besoj/në ka Zeus a tjetër zot,/unë bëj, për sy e faqe,/sikur lus me shpirtin plot./Papo shtirem që, besnikët,/mos zbulojnë shpirtin tim,/se kështu e do ky popull/që s’di gjë nga ky mashtrim./ Nuk ka Zeus, as nuk ka Zot,/Ferr, Lugat t’imagjinuar,/po ka popull të paditur/popull q’ende nuk është zgjuar “.

    Atehere nje lexues i vemendshem me plot te drejte del me pyetjen:
    Si ka mundesi te dalesh me nje shkrim me titull “Bravo Imzot Fremdo” se nuk u le hapesire politkes te hyne dhunshem ne tavolinat e shqiptareve dhe te degjojne brockullat e tyre, ndersa nga ana tjeter kamuflohet me idene se ndoshta vete Imzot Fremdo eshte po aq hipokrit qe nuk beson ne Zot, si tere klasa jone politike, qe ne ditet e festive fetare nuk lene kamera pa nxjerre fytyrat e tyre?
    Pak si zor per t`u kuptuar. Por ndoshta sic e kem thene me lart ketu vlejne ligjet e “fizikes kuantike” dhe jo ligjet e fizikes klasike!
    Dy kundershti ne te njejtin shkrim!
    Ndoshta vlejne te dyja, jo per gje, por Imzot Fremdo do te bente me mire qe kur Papa Francesku erdhi ne Tirane te nderhynte ndersa e la ate nen meshiren e perdorimit nga klasa politike shqiptare.
    Imzot Fremdo tashme eshte kujtuar pak sa si vone.
    Kujtoj ate meshe fetare ne Tirane ku Papa Francesku nuk foli si baritor i botes katolike, meshe qe u transmetua ne tere boten, por foli si nje famullitar i famullise se Vermoshit ku “shqipet fluturonin lart” pa asnje lidhje me Librin e Shenjte. Dhe ishte Meshe e Dites se Djele qe mund te mbahej ne Shen Pjeter!
    Po vizitoret e kesaj meshe a i vute re i nderuar Mandili?
    Kjo nuk eshte kritike per ju, por sa per kujtese po sjell vendosjet e karrikeve ku ishte ulur paria me grate e tyre qe kishin hedhur vello te zeze mbi sy a thua se ishin te bijat e grave qe kishin shoqeruar Jezu Krishtin ne varr!
    Dhe populli ishte ne kembe larg dhe me larg Papes aq popullor dhe aq te afert me njerezit e thjeshte aty ku shkon dhe viziton.
    Ishte mesha me e shpifur qe kisha perjetuar ndonjehere. Dhe a e di se kush ishte shkaku mendoj une?
    Shkaku ishte se perreth Papes ishin mbledhur ca ipeshkve a prifterinj te marre nga trevat shqiptare nga Mali i Zi a ku ta di une qe teologjia e tyre ka mbetur ne kohen e At Gjergj Fishtes dhe jo ne ate mal te tere problemesh sociale qe duhet te zgjidhe Kisha Katolike sot.
    Jam i sigurte qe dhe Imzot Fremdo ka marre ndonje leter nga Pontifexi me ndonje orientim teper domethenes, qe Kisha te jete me afer halleve te njerezve, se si shume larg ka qene per nje kohe te gjate, dhe ja. Fremdo ndoshta reagoi.
    Per mua ky eshte nje gjest i Papa Franceskut qe e urren pasurine e vene mbi gjak dhe shfrytezim, urren hipokrizine, urren dehumanizmin e shoqerise, se sa per Imzot Fremdon aty ka qene dhe nuk i kemi degjuar me pare ndonje predikim “mbereselenes”.
    Pres qe dhe Kryepshkopi Anastas te mos prese e percjelle asnje politikan. Kisha eshte per njerezit dhe jo per parine politike. Nese vijne ne kishe le te ulen me njerezit aty ku ka vende bosh dhe jo ne radhe te pare.
    Dhe e fundit cdo politikan le te shkoje ne kishen ose xhamine e vete dhe jo te shkoj ne te gjitha kultet fetare se nuk mund te jesh gjitholog a gjithfetar.
    Faleminderit per leximin te ketij komenti te gjate.

    • Koment me vend ky i yti Claus, por nderthurrja e qendrimit te mbajtur prej Imzot Fremdos me vargjet e Lasgushit mendoj se kane aq shume te perbashketa mes tyre, sa qe “konvergjencat” e zbuluara me aq mund prej teje nuk e zbehin kushedi se cfare thelbin e ceshtjes.

      Nuk ka aleancë më kobzezë se sa kur bëhen bashkë politikani i ditës, artisti mediokër dhe demagogu – shkruan ke “Apologjia e Mirushit dhe Sokrati i Lasgushit” z. F. Rustemi. Kur është fjala për shkatërrimin e njerëzve të ndershëm, e gjitha kjo lukuni sojsëzësh hesht, sikurse bën dhe “avokatin e djallit”, kur në mes të ditës dhe në mes të bulevardit, në sy të kamerave dhe të gjithë botës, bëjnë fajtorë viktimat e ndershme. Sokrati i Lasgushit, nuk është reckaman, as klithmëtar i mbytur prej hidhërimit. Ai është sfidant. Ekskursioni i tij ngjan me përkushtimin e një gazetari investigativ, pa digresione, pa deklamacione. Frymëzimi mbeti për poetin një eksitim hyjnor, një dritë fshehtësije, me një gaz të pikëlluar, duke i dhënë dridhje materies, por duke mos prekur shpirtërat e përgjumur të artistëve të skenës.”

      Një tjetër autor shkruan për Lasgushin, se Sokrati ishte për të një figurë aq e adhuruar, sa që madje ai tenton të identifikojë me të dhe vetveten. Ndryshe nga shpirti i butë i Sokratit (Hija ime nuk di dhunë, Di veç frymëzim lirie), poeti ynë e vendos forcën e shpatës mbi atë të fjalës.

      Jo se vjen dhe prap vjen
      Vjen pareshtur ditë e natë,
      Vjen duke ndriçuar botën
      Jo me fjalë por veç me shpatë !

  • Jezusi eshte si Nastradini zoti Vasil,vetem qe Nastradini.
    E di ty pse i throne Para Eres Sone dhe jo para Krishtit njerezit me tru,se eshte vertetuar qe nuk ka racizem Zoti te “zgjedhe” se kush eshte “Biri I Tij” por te gjithe jemi njesoj per Te.
    Mirepo “njerez” te semure psiqik kane krijuar nje perralle qe kush ka pak tru ne koke nuk benson budallalleqe per femije qe Kristoi ngjalli Lazarin diten e katert.
    Politikanet “fukarenj” te te gjitha shteteve qeshin me keto budallalleqe por i lene ne budallallekun e tyre dhe kur dikush thote qe Kristoi ishte marangoz e polemizojne se thote nje te vertete.
    Ka mundesi te lind njeriu apo kafsha pa marredhenie seksuale?
    Keta ignorante dhe vegla te cifuteve nuk e kuptojne qe vene ne diskutim Ligjin e Zotit mbi marredheniet e gjese se gjalle.
    Keta nuk martohen dhe nuk gezojne dhe shijojne Jeten e vertete por nga ana tjeter nuk lene femije pa I perdhunuar.
    Ne fund te fundit keta bashibozuke si myslimane dhe katolike jane produkt i pushtimeve,kush nuk kupton ne qafe paste veten.
    Per fatin e keq identiteti yne si Shqipetare ka qene Orthodhoks per 1100 vjet Bizant,kjo nuk lihet per diskutim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *