Bravo Rrugorja ditën e parë të shkollës

redaktor

Letër e nënshkruar, Pëllumb Meçaj

 

Përshëndesim gazetën e të gjitha fakteve. Policia e qarkullimit rrugor të Tiranës në efiçencë të plotë me fillimin e vitit shkollor, në të gjitha kryqëzimet e Tiranës kishte një organizim të paparë nga drejtuesit e këtij sektori. Ja vlen t’u japësh një urim të fuqishëm këtij ekipi të qarkullimit të Tiranës. E them këtë se e kam parë me sytë e mi në të gjithë këto kryqëzime të Tiranës. Nuk ka më që ky ekip të ketë mendjen te marrja e ryshfeteve nga ana e shkelësve të rregullave të qarkullimit, por ndëshkimin e tyre. Ja vlen ta përshëndesësh këtë ekip të punës së palodhur të qarkullimit rrugor. Në degën e qarkullimit rrugor të Tiranës po punohet fort që të balancohemi me vendet që na rrethojnë. Në rrugët e Tiranës nuk gjen më mish-mash, makina të lëna dysh, vetëm disa raste të izoluara. Ne qytetarët e Tiranës e përshëndesim çdo punë të mirë nga kjo qeveri dhe qeveritë që do të vijnë, por për policinë e qarkullimit rrugor qeveria duhet të investojë dhe më shumë, se ky sektor është në të gjitha kohërat i ekspozuar në diell dhe shi, në kushte të vështira. Këtë sektor ja vlen ta përshëndesim një zëri nga të gjithë qytetarët e këtij vendi. Respekte për ta dhe drejtuesit e këtij qarkullimi të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *