Brazil, arrestohet një serb i akuzuar për krime lufte

Elton Tafaruci

Autoritetet braziliane arrestuan mbrëmë serbin Nikolla Ceranic, 47 vjeç të cilin autoritetet në Bosnje Hercegovines e ndjekin nga viti 1992 për shkak të akuzave se ka kryer krime lufte ndaj popullatës myslimane gjatë përleshjeve në ish-Jugosllavi.

Zyra e prokurorit federal brazilian njoftoi se policia e ka arrestuar Ceranicin në qytetin Indajatuba, rreth 45 kilometra në veriperëndim nga Sao Paolo.

As Interpoli e as autoritetet braziliane nuk kanë më shumë hollësi për krimet për të cilat është akuzuar CeraniC, e as nuk është e qartë sa gjatë ai qëndron në Brazil.

Sipas ligjeve braziliane, Gjykata Supreme vendos për të gjitha kërkesat për ekstradim, ndërsa nuk është e sigurt kur do të merret vendimi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *