Kombëtarja Braziliane e futbollit U-23 ka nisur grumbullimin për Lojërat Olimpike Rio 2016-të. Në qëndrën sportive në Teresopolis ishin të pranishëm 18 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Rogerio Micale. Ylli i skuadrës është padiskutim Neymar Jr.
Me sulmuesin e Barcelonës në përbërje në kampin e përfaqësueses braziliane kanë besim se do të arrijnë të fitojnë për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike medaljen e artë. Lajmi i mirë për trajnerin Micale është se klubi i Paris Saint Germain-it i ka ndezur dritën jeshile dhe mbrojtësi Marquinhos do të jetë pjesë e Brazilit U-23 në Rio.
Në Olimpiadë lejohen që tre futbollistë më të mëdhenj se 23-vjec t’i bashkohen Kombëtares Olimpike në futboll. Një prej lojtarëve që e kanë kaluar këtë moshë është portieri Fernando Prass. 38-vjecari që luan për Palmeirasin është me vetarani në skuadër dhe mezi po pret momentin te zbresë në fushë për kombëtaren e vendit të tij. Ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike Selecao do ta zhvillojë në datën 4 Gusht ndaj Afrikës së Jugut në Brasilia. Pjesë e grupit A, përvec Brazilit dhe Afrikës së Jugut janë edhe Danimarka e Iraku.
