Brazili ka arritur ta eliminojë Meksikën nga Kupa e Botës 2018 dhe kësisoj, kjo skuadër tanimë pritet të luajë në fazën çerekfinale të evenimentit më të madh sportiv.
Trajneri i Tiranës, sikurse dihet, është brazilian dhe ai duket se nuk e ka përmbajtur dot entuziazmin pas fitores së sotme.
“Ky simbol e meriton dhe duhet të respektohet”, ka shkruajtur trajneri i bardhebluve në rrjetin social “Instagram”.
Sa i takon njohjes së kundërshtarit në çerekfinale, Brazili do ta marrë vesh se me kë do të përballet sot në mbrëmje, pas ndeshjes Belgjikë-Japoni.

s.a/dita
