Braziliani Eder kualifikon Italinë, mund Suedinë 1-0

Dita

Braziliani i natyralizuar në italian, Eder, ka shënuar golin e fitores ndaj Suedisë të Ibrahimoviç, i cili nuk arriti të finalizonte siç duhej mundësitë e patura.

Fitorja ndaj suedezëve merr vlera të dyfishta, pasi italianët shkojnë me 6 pikë në grup duke siguruar kualifikimin, gjithashtu thuajse ka siguruar vendin e parë në Grupin C.

Loja mes dy ekipeve ka qenë thuajse e barabartë dhe po i drejtohej fundit me një rezultat 0-0, por Edera ka përfituar nga një ulje e topit me kokë nga shoku i tij i skuadrës Simone Zaza dhe pasi i ka shpëtuar mbrojtjes ka dërguar topin brenda rrjetës ngjitur me  shtyllën e majtë.

Portieri i suedezëve, Andreas Isaksson, është hedhur për të pritur topin, por pak centimetra nuk ia ka dalë që të ndalë topin që përfundoi në rrjetë.

Ndeshja e radhës e Grupit C, ajo mes Belgjikës dhe Irlandës luhet nesër në orën 15:00.

Share This Article
1 Comment
  • Ne menyre te permbledhur,mund te thuhet se ky eshte kampionati i fitoreve dhe golave ne mineten e fundit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *