Braziliani hedh ujë drejt flakës olimpike, arrestohet (VIDEO)

Dita

Një 27-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar që të fikë flakën olimpike duke hedhur një kovë me ujë drejt saj gjatë parakalimit në Maracaju.

Sipas mediave ndërkombëtare, i arrestuari është një shtetas brazilian, i cili akuzohet për “Dëmtim të pronës publike”. Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, po është bërë i ditur vetëm sot.

Një krim i tillë mund të dënohet me 6 muaj deri në 3 vite burg. Policia ka deklaruar se 27-vjeçari që shihet në video është shprehur se “e gjitha ishe një shaka, një sfidë në rrjetin social “Facebook”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *