Komuniteti i biznesit mbështet programin e Partisë Socialiste për klimën që synon të krijojë me sipërmarrjen private. Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, u shpreh në një intervistë për NEWS 24 se në programin e qeverisë së re janë reflektuar premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.
“Gjeta mjaft propozime, mjaft premtime që u bënë para zgjedhjeve, të zbërthyera, të hedhura në program me dëshirën e mirë për t’i kthyer në realitet. Më bëri përshtypje, beteja ndaj monopoleve, lufta kundër korrupsionit, shndërrimi i partneritetit publik klientelë, në partneritet real publik privat”, tha ai.
Ai thekson se krijimi i një institucioni për biznesin pranë kryeministrit do t’i japë mundësi sipërmarrjes të dëgjohet më shumë.
“Krijimi i një marrëdhënie të re me sipërmarrjen private, që lidhet me ngritjen e këshillit kombëtar të punës, pra bashkimi i të gjithë operatorëve, punëdhënës, punëmarrës dhe qeveri në një institucion të vetëm, i cili sipas pikëpamjes sime meqenëse do drejtohet nga kryeministri do të ketë më shumë autoritet, do ketë më shumë përgjegjësi, do marrë më shumë vendime dhe biznesi do dëgjohet më shumë, propozimet do marrin më shumë jetë dhe më shumë vendimmarrje”, tha ai.
Bregasi vlerëson edhe idetë e reja për të stimuluar rritjen ekonomike në kushtet e rënies së disa faktorëve që ndikojnë direkt në buxhetin e shtetit.
“Shumë faktorë që dikur kanë qenë esencial, si remitancat, donacionet, privatizimet si mënyrë formale, kanë rregulluar buxhetin e shtetit. Tashmë këta faktorë, ose kanë rënë ose janë zvogëluar, do të thotë që duhen gjetur rrugë dhe burime të reja për rritje ekonomike në Shqipëri. Unë mendoj që disa nga këto, edhe me kërkesën dhe dëshirën për të bërë një model të ri ekonomik, gjejnë vend në programin e ri të Partisë Socialiste”.

Beji te fala Enver Hoxhes dhe nipit te tij ose dhenderit tend miliarder me paret e vjedhura per afro 50 vjet me radhe nga mjeranet shqyptar o sigurimsi Luan Bregasi. Enver Hoxha me familjen e te cilit ke lidhur krushqi ishte PREDATORI gjakatar i biznesit privat o Luan Bregasi krushku. Prandaj ti bashke me familjen kriminale Hoxha duhet te fshiheni si zhapike poshte barit se do te vije dita qe te jepni llogari per krimet e kryera. Se Koha e Sali Komunistit qe ju mbronte dhe qe mbante si HERO Enver Hoxhen ka ikur dhe ka ardhur Koha e Re e NDESHKIMIT.