“Bregdeti Ynë”, Çuçi bën bilancin: U shembën mbi 130 ndërtime pa leje nga Velipoja në Ksamil

Ermir Ermir

Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bën një bilanc me të dhënat e fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”.

“Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht. Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi. / A2

Share This Article
9 Comments
  • Po more ministri Cuçi por perse i le ti ndertojne ?Po perse duhet ti prishje tani qe filloi sezoni i plazhit,perse nuk i bere keto me pare apo nga frika se mos humbisje votat?

  • Ok, shume mire qe i shembet. Megjithate, shembjet nuk jane zgjidhja me e mire.. Zgjidhja me e mire eshte parandalimi I ndertimeve pa leje. Te besh nje ndertim pa leje, nuk eshte si te leash fshehur Kumar. Pra, jo gjithone shembjet tregojne forcen e shtetit. Pse? Po shteti duhet te parandaloje ndertimet pa leje, dhe jo t’i lejoje te ndertojne, dhe pastaj te shkoje e t’i prishe! Cdo te thote kjo?Kondravajresit u lane te ndertojne ndersa shteti bente sehir. Pse u lane kondravajtesit te harxhojne parate, te cilat mund t’i kene marre borxh? Kur dukush humbet para, e tere shoqeria ka humbur para.
    Tjeter, nuk eshte e para here qe shembjet shteti i ben ne sezonin e plazhit! A nuk mund te behej ky aksion dy muaj me pare?

  • Po nuk u shemben shtepite publike te surrelit e te gjirit te Lalezit, kjo i pret shqiptaret!
    Vrasje, shkaterrim, braktisje!
    Kushdo qe vjen ne krye te qeverise, duket se urdherat i marrin nga Beogradi e Athina.

  • Turpi e mbulofte ate qe ka dhene urdher,qe te kryhen keto prishje ne mes te sezonit turistik!
    Me kete veprim ju i keni vene minat turizmit shqiptar duke krijuar imazhin e keq tek te gjithe edhe per te ardhmen!
    Ku keni qene ne dimer apo kur ndertoheshin keto pa leje qe t’i prishnit?
    Juve po u sherbeni interesave turistike te vendeve fqinje!
    Sivjet ishte rasti me i mire,qe te vershonin turistet nga e gjithe bota,perderisa nuk ka patur covid 19 dhe pengesa te tjera,por juve e shkaterruat kete!
    Mallkuar qofshi,o armiq te popullit shqiptar!

    • Shume mire qe i prishin tani
      Se Trapet do fitonin duke zhvatur popullin me cmimet
      Tani te fitojne loqen ne byth

  • Emrin e ka te madh; Kombetar per Mbrojtjen e Teritorit.
    Bregdeti Yne.
    Thua se kane ardhur serbet dhe kane pushtuar teritoret
    Shqiptare jane dhe me paret e tyre i kane ndertuar
    Keni 8 vjet qe sundoni, mund edhe ti drejtonit njerezit , edhe mund ti ndalonit,por jo ti lejonit te harxhojne miliona dhe tja shkatarroni.Fashizmi dhe Nazizmi me te vertete dogjen se eshte semundje e luftes, por investimet jo vetem nuk i ngane , por edhe dhane fonde per te investuar
    Ju silleni sikur cfare keni zbuluar, sikur jane ngritur dje, sikur keni gjetur ARMIKUN me te madh te Shqiperise
    THoni Bregdeti Yne. Keshtu si silleni ju , iyni i sigurte qe nuk eshte. Po cfare do te beje Qeveria me Bregdetin i Yne, te shqiptareve,Apo shqiptaret edhe keto pak qe kane mbetur do zevendesohen me bangladeshes dhe e din Rama se cfare do te fusi ne teritorin Shqiptare

    E dime te gjithe se do te zevendesoje me SERBET.
    APO doni ti thoni Vucicit se si ja keni futur
    shqiptare dy kembet ne nje kepuce
    Nuk kane te drejte shqiptaret te enderrojne dhe te ndertojne sipas enderave te tyre?! Me paret e veta po punojne.Silleni sikur populli shqiptare eshte pushtuesi SERB
    Doni ta cvishni popullin shqiptare nga gjithecka nga ATDHEU i tyre, sepse ju duhen bangladeshas.
    AS fashizmi nuk ka bere nje katastrofe te tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *