Bregu: E pamundur të ndahet PS-LSI

redaktor

Lulzim Basha deklaroi se duhet qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por deputetja Majlinda Bregu mendon se kjo nuk është e mundur.

Ajo thotë se shanset që PS dhe LSI të ndahen janë minimale.

Shume dakord qe te kete qeveri teknike deri ne zgjedhje!
Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe perballe t’kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime Hashashi, tenderash, korrupsioni dhe jo vetem! Dhe fatkeqesisht ia dalin me kete se njerezve ju ka shkuar ku s’ mban me!

Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit qe jane paja e çiftit te palumtur???

Kush beson se partneret e ciftit te palumtur e duan kete?!

Se keta te dy çfare premtojne naten e prishin diten.
E kane ndare mendjen te ndahen keta cifti i palumtur, apo do t’ i ndajme ne në opozite?

Pastaj, e pse te ndahen ata kur dashuria e tyre per pushtetin eshte dukshem me e forte se sa urrejtja per njeri-tjetrin?!

Apo do bindim partnerin tone konsensual qe te binde partnerin e tij konfliktual dhe te vine drejt nesh te ndare, per t’u ribashkuar ne nje qeveri ku do kene me pak per te shperndare per oborrtaret e tyre?!

Po ja nuk i bindem qe te ndahen,keta qe na jane bere si Yin e Yang, pastaj si do i’a bejme?!

Apo do t’i kerkojme popullit qe te dale e t’u thote ndahuni ju te dy Politikisht, Rilindni edhe njehere teknikisht, se keshtu mund te kontrollojme edhe konsensualin edhe konfliktualin!

E kam nje dyshim te forte se mos sa me shume perpiqemi t’i ndajme ne keta, aq me shume i bindim se bashke jane me mire!!!

Halli i tyre kjo marredhenie, jo i demokrateve.

Por kryepyetja qe kam eshte:
Cfare do te ndodhe me reformen zgjedhore?! Asnjera nga dy partite qeverisese nuk ka cuar ende asnje propozim ne Komisionin e Reformes Zgjedhore megjithese i yni ka tre muaj qe eshte depozituar.
Atehere?
Nuk behet Reforma Zgjedhore?
Domethene mund te shkojme ne zgjedhje me Marreveshje Partiake pa Reforme Zgjedhore???

Pse nuk thone c do bejne me Reformen Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?!

Kam frike se ajo qe duam ne me plot te drejte, nje Reforme Zgjedhore per te garantuar Zgjedhje te Lira e te Ndershme,dhe sigurisht edhe si garanci per Celjen e Negociatave po behet viktime e radhes e pazarit te ri te Ciftit Te Palumtur!

Share This Article
6 Comments
  • Kjo Bregu eshte 100 here me e zgjuar se sa ky PELLA ,
    qe flet kodra pas bregut ? Kjo Majlinda te pakten qendron
    me kembe mbi toke dhe nuk fluturon pas berihajt,sic ben
    Bashici…, qe rri e rri e nxjerr nga nje xhevahir per turpin
    e tij dhe te botes . Mos merr mend e plakut Mere se Ai
    eshte pjerdhur , eshte njesoj sikur te marresh mend e
    Beromit te Xhafes, andej nga nahia ime .?!!

    • Meta vetem te here budalka fare te qendroje me PS ne koalucion

      Edi kerkon ta ekzekutoj Meten , ndaj Mera duhet te largohet nga ai koalicion

  • Shenim: zonja Bregu , titulli i artikullit ishte i mire,por
    pastaj ke dashur te behesh buze-bukur me Lulushin ,
    duke u treguar me realiste se sa liderazgu i partise
    tende.

  • Majlinda kush eshte konfliktuali se spo te marrim vesh.A ka me te ndyre se ju nga te gjitha anet ,edhe ti njelloj si ata te tjeret je vetem e kuptove me shpejte per reformen se do tju hapeshin shume probleme po te mos e votonit,

  • Se c’mu kujtua si per dreq nje skene filmi:

    “Do me bec kakardhia, do me bec…

    Kete shprehje perserisnin me mend gjtihe opozitaret para 2013-es, kur degjonin kercenimet e pashfrenuara te gojeshthurures se parlamentit kunder deputeteve te majte.

    “Kapini per zhelesh vagabondat dhe qitini perjasht!”, bertiste specialistja e leshit (keni per t’shku per lesh!) kurse ministrja e mosintegrimit per t’i mbeshtetur asaj mendimin.perdridhte me buzet qe mos te shperthente ne te zgerdhira.

    Eshte bote me rrota kjo,
    Desputete Majlinda,
    Nje here ma hipe – thone
    Po ama dhjete here ta hipa.

    Ky ishte vetem mandati i pare, teta dukatore. Tani do te duhet te presesh dhe nente mandate te tjera qe te shpresosh dicka. Deri atehere do jesh thinjur e do jesh bere si oshafke, prandaj degjoi keshillat kur te thone hidhu nga krahu i duhur. Eh karriera, karriera!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *