Bregu i Fildishtë jep alarmin, është zhdukur Toure!

DITA Online
of Manchester City of Stoke City during the Premier League match between Manchester City and Stoke City at Etihad Stadium on October 14, 2017 in Manchester, England.

 

Ku ka përfunduar Yaya Toure?

Kjo është pyetja që po i bëjnë vetes në Bregun e Fildishtë dhe jo vetëm.

Mesfushori i Manchester City-it nuk është paraqitur në grumbullimin e kombëtares dhe nuk ka bërë asnjë komunikim zyrtar. Lojtari duket se është zhdukur dhe është kthyer në çështje në vendin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga federata e Bregut të Fildishtë nëpërmjet një komunikate për shtyp: “Të gjithë futbollistët që luajnë në Europë janë të pranishëm, përveç Yaya Toure. Stafi i kombëtares nuk ka asnjë lajm në lidhje me kapitenin e Elefantëve, fitues të Kupës së Afrikës në 2015-ën”.

Asnjë raport mjekësor, asnjë telefonatë për një Toure që duket se ka humbur gjurmët në atdheun e tij dhe që ka pak mundësi të marrë pjesë në miqësoret që do të luajë kombëtarja e tij, e cila nuk ka arritur të kualifikohet për Kupën e Botës.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *