Bregu: Këshilli Kombëtar ka plot të rinj pa asnjë kontribut në PD

Dita

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, shprehet se lista e re e Këshillit Kombëtar, është e mbushur me të rinj pa kontribute reale në parti.

“Nuk dua të paragjykoj askënd dhe uroj që gjithsecili në atë rol të madh që i është dhënë të këtë mundësi që të shprehë veten në forma të ndryshme dhe kjo gjë t’ju shërbejë si një trampolinë shumë e mirë, sikurse uroj po prapë shumë që në këtë grup të madh të ketë sa më pak njerëz të cilët e kanë menduar këtë vetëm si një element të përfshirjes së tyre në një forcë politike ku nuk kanë asnjë atashim emocional me PD-në…”, thekson Bregu.

Në intervistën e dhënë për MAPO-n, Bregu lë të kuptohet se Basha nuk krahasohet me Berishën. “…Lulzim Basha është kryetari aktual i PD i cili nuk e ka sfidën me personalitetin e Sali Berishës, por ka sfidën e madhe, me kontributin e të gjithëve për ta rimëkëmbur dhe për ta sjellë në pushtet PD-në”. /E.K

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *