Bregu, Llallës: Drejtësia jo favore burrave

anazapta

Deputetja Majlinda Bregu ka reaguar në Facebook për rastin e dhunimit të 29 vjeçares nga Tepelena prej xhaxhait të ish bashkëshortit të saj. Bregu i kërkon Prokurorit Llalla në formën e një sugjerimi (por pa fshehur tonet e ashpra edhe pse me një gjuhë të kujdesshme) për një reagim serioz e të barabartë për rastet e dhunës ndaj grave!

Bregu e cila vjen nga një edukim dhe eksperiencë e gjatë me gratë, ka reaguar në faqen e saj në FB duke renditur disa raste të kohëve të fundit. Ajo e mbyll reagimin e saj duke thënë se nuk është një çështje e ngritur nga grate, për gratë. Ky është një reagim serioz që vjen nga një përfaqësuese e opozitës, nuk ngjan me kaosin e deklaratave të laurës apo dhe të tjera lexime në foltore. Një pyetje kemi ne të Dita-s. A nuk do ishte me vend që edhe PD të reagonte në sinkron me deputeten e tyre.

Gjithsesi i plotë reagimi i deputetes së PD është si më poshtë.

Degjova nje reagim te KLD referuar rastit te dhunimit te 26 vjecares Y.T nga Tepelena, rrahur nga xhaxhai I bashkeshortit te saj. Dhunuesi eshte liruar nga Gjykata e Gjirokastres vetem me nje vendim detyrim paraqitje!

Ne fakt eshte per tu vleresuar si reagim korrekt dhe i menjehershem ky i KLD per te sqaruar se ne kete rast gjyqtari nuk mund te jepte nje denim me te larte se ai qe ka kerkuar prokurori dhe kjo sepse nuk e lejon Kodi I Procedures Penale.

“Dje,” nje mekembes deputeti rilindas qe kerkon seks me te mitur; “pardje” nje shef policie ne Velipoje qe kerkon edhe ky “nje favor te vogel seksual” nje gruaje qe kerkon mbrojtje nga bashkeshorti dhunues; sot, nje prokuror qe kerkon vetem” detyrim paraqitje” per rrahjen barbare bere nje gruaje te re; neser (sic ka ndodhur nder vite), nje gjyqtar qe “se sheh me nasep” ( qe nuk ja do qejfi) te denoje nje burre maximalisht sa I’a jep ligji, pse godet, a gjymton a vret nje grua.

Para 2 javesh I kerkova Kld te niste inspektimin e vendimeve te gjykates per rastet e dhunes ne familje e asaj me baze gjinore.
I kam kerkuar dhe ministrit te brendshem informacion se sa policia e zbaton ligjin per te qene pale kallezuese ne gjyq me nje viktime dhune edhe sikur ajo te terheqe denoncimin.

Po i bashkangjis sot kete sugjerim si detyrim institucional por dhe qytetar, Prokurorit te Pergjithshem per te nisur nje inspektim bazuar ne kompetencat qe i jep ligji 8737 ,“per Funksionimin e Organizimin e Prokurorise” neni 8, pika (h ): “urdhëron kryerjen e inspektimeve, fillon procedimin disiplinor dhe vendos për marrjen e masave disiplinore, si dhe urdhëron fillimin e procedimit penal kundër prokurorëve”.

Vazhdoj te mendoj se nese realisht deklaratat politike, institucionale, kuadri ligjor qe ne kemi, ligjet qe hartojme vete jane baze solide per te ndryshuar urgjentisht kete realitet dhune, duhet te levizim te gjithe bashke menjehere!

Nuk eshte lajm I dores se dyte e politike e dores se trete, bashkrendimi I forcave e mundesive kunder dhunes ndaj grave e femijeve!

E sigurisht nuk eshte as ceshtje qe duhet ngritur vetem nga grate e lobuar nga grate, sepse eshte shkelje e te drejtave te njeriut.”

Share This Article
4 Comments
  • Z.MAJLINDA:Ju e dini fort mire se Llala nga i merr urdhrat,ndaj ju lutem mos shkruani kot ne FB.Po te qe se K/prekurori do e kryente mire detyren do hetonte 50 % te deputeteve te PD ne keto 23 vite,por te kuptohemi:Ata do “denoheshin” nga gjykatat,po te kapura nga Kryetari defakto i PD.Kjo nuk ka per te ndodhur kurre deri sa drejtesia te çlirohet nga kapoja i PD.

  • —————————————————–

    U vesh me paret e popullit dhe droges kjo buce PD-se dhe

    putane e Artistike Migjenit …

    qe ne ate kohe nuk ka lene mashkull pa provokuar nga dritaret e Artistikes … edhe mua me shoke kur kalonim nga Artistikja ….

    ————————————————————————————————————-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *