Bregu: Nga studente e ekselencës përfundon në fushat, për kë e ka?

Gazeta Dita

Pavarsishtë se nuk është në listën e kandidatëve për deputet, Majlinda Bregu tregohet e vëmendshme se si po zhvillohet fushata zgjedhore nga forcat politike.

Në një status, të cilin e nis me studentët e ekselencës por e përfundon me fushatën shqiptare, Bregu flet për politikanë të vegjël që nuk e mbulojnë dot zbrazëtin e mendjes as me yshtje megalomani dhe për ata që duan pushtet por servirin gënjeshtra.

Për cilin politikan flet, Bregu nuk jep emra por mosmarrëveshjet e saj me kreun e PD-së dihen botërisht.

STATUSI I MAJLINDA BREGUT
Në bashkëbisedim me studentë të ekselencës për Europën brenda nesh; për të rinjtë dhe për politikën e mirë që duhet të frymëzojë dhe të ruajë identitetin e qartë europian të Shqiptarëve.
Kemi biseduar dje për politikanë të vegjël,të cilët nuk e mbulojnë dot zbrazëtinë e mendjes duke mbushur fjalimet politike me lloj-lloj deliresh e yshtjesh megalomanie.

Për ata që duan pushtet e servirin e gëlltisin po aq, gënjeshtrat që i besojnë vetë,madje duke i shitur për suksese të mëdha.

Kemi folur për sistemin tonë zgjedhor, për këtë fushatë të zbërdhulët dhe grafikun e bjerrë të vlerave sot në politikë.

Edhe për lëkurën e trashë sa të rinoqerontit, – sic thoshte Eleonor Roosvelt, – që duhet të kenë gratë të cilat merren me politikë…

Me ftesë të “Rrjetit të Grave për Demokraci, (Women Democracy Network), pjesë i Institutit Republikan Amerikan.

E.Xh

 

Share This Article
3 Comments
  • Po ai c’a tha mo aman? Pa he njehere ik e pergjoje ne rrjete sociale.
    Pike e zeze ku ka arritur gazetaria ne Shqiperi qe merren me gazrat e ngrohte te politikaneve ne vend te lajmeve qe kane te bejne me interesa publike dhe kombetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *