Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, flet për punën e deritashme të qeverisë, jep një opinion të sajin për opozitarizmin e sotëm, dhe raportin e PD-së me LSI-në. Bregu nënvizon se forca më e madhe opozitare duhet të ofrohet si alternativë e besueshme për qytetarët. “…Një qeveri jo vetëm denoncohet, por përbri duhet të ofrohet edhe alternativa e besueshme, edhe ekipi besues i të nesërmes, duke i ftuar qytetarët të shohin ndryshimin në qëndrime, parime, vlera, reforma, premtime të cilat bëhen realitet…”, – shprehet ajo.
Në një intervistë për gazetën “Mapo”, deputetja demokrate thekson faktin se PD-ja duhet të vendosë disa prioritete nisur nga disa arritje të punës tetë vjeçare të qeverisjes së kaluar. “…Unë jam e bindur që në tetë vite të qeverisjes sonë, shumë gjëra janë bërë aq mirë, sa kjo qeveri nuk do t’i bëjë edhe sikur të jetë 80 vjet të tjera në pushtet. Jam e bindur që edhe në situata shumë të vështira, edhe atëherë kur kishte filluar kriza ekonomike në rajon e më gjerë, ne kemi arritur që të mbajmë një gjendje, në të cilën shqiptarët nuk është se u bënë më të pasurit e botës, por që sigurisht patën një mundësi jetese jo kaq depresive dhe kaq të pashpresë sa është sot. Pra, ne vendosëm prioritete. Gjëra që unë nuk i shoh sot dhe që PD-ja duhet t’i implementojë dhe t’u rikthehet menjëherë në të gjitha artikulimet e saj…”, – thotë ajo.
Bregu jep një përgjigje interesante edhe për mënyrën se si ajo e sheh PD-në në raport me ulje-ngritjet e marrëdhënies politike Rama-Meta. “…Unë besoj që, siç thotë ajo fjala e urtë ‘mes një çifti, mos guxo të vendosësh as gishtin’, e njëjta gjë vlen edhe në këtë rast për dizenjon politike në të cilën jemi ne. PD-ja është partia kryesore e opozitës. Nuk na duhet se cilat janë marrëdhëniet qeverisëse mes çiftit sot, që disa herë e kemi etiketuar si një koalicion me një qëllim të përbashkët. Unë nuk besoj se mes dy të këqijave, njëra është e keqja më e vogël. Ky koalicion qeverisës i ka gjynahet e përbashkëta dhe fatin duhet ta ketë të përbashkët…”.
Bregu flet për domosdoshmërinë e zgjerimit të koalicionit të djathtë, marrëdhëniet e saj me Bashën, qëndrimin e deritashëm të Berishës, si dhe sjell një mesazh për ekipin e ri në PD. “…Më takon të them, ndoshta edhe nga pozicioni që jam pak më e madhe se ata që sot janë më të rinj, që jam e dëshiruar për të parë sa më shumë njerëz, realisht me cilësi profesionale dhe larg cilësive të thashethemexhinjve…”

Ju lutem jeni serioze! Seriozisht e keni qe tipa si Bregu do te bejne ligje?! Jane te tere ne sherbim te Berishes!
KUR FLET KJO ‘KODRA PAS BREGUT ME RRITET JO VETEM BESIMI POR EDHE ……!?
Mbasi i ‘integroi’ tere idjotet e militantet salisjane e socialSSaliste ne Shishtufine me ‘3 LIGJET apo loqet’ e FULES kjo zvarranike e peshtire 25 vjet ne parlaMenopauzen e ‘leshit’ te Topalles bashke me zhabat Arta,Monika e tere Dadit e Dodat tani na flet per ‘ALTERNATIVA’te prostitucionit politik e moral!
Majlinda, jam shume dakord me ty, duhet te paraqisni patjeter ekipin qe te jeni te besueshem ne popull. Ne ekip mos haroni Ben Ristanin, Ed Halimin, Strazimirin, ate koqen ish nenkryetar i bashkise qe nuk ja kujtoj emrin, Kac Islamin e Asllan Dogjanin etj.etj.
Pastroni PD nga grigjeria o Majlind se jeni katandis per gjynof.