Sondazhi, Bregu: Reflektim për mëkatet tona

redaktor

Një sondazh i NDI tregon se shqiptarët janë të pakënaqur me qeverinë, por edhe më shumë të pakënaqur me opozitën.

Pas publikimit të sondazhit ka reaguar edhe deputetja e PD Majlinda Bregu.

Sipas sondazhit, i cili u publikua të premten, 59% e shqiptarëve janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3% janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Komenti i Bregut:

Gjetjet e një sondazhi të NDI, Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, besoj se nuk po më bëjnë të mendoj vetëm mua. Ka kohë që kambana e zhurmës prej zbrazjes nga mendimi politik dhe mosbesimi te ndryshimi që sjell politika, bie fort. Ndërkohë që mbushja e gjymit me tallava politike, demagogji e marketing politik nuk e pudros dot krizën e gjithanshme që ka mbërthyer këtë vend.

Përkundrazi, logoretë boshe të politikaneve që nuk mendojnë atë që thonë dhe thonë atë që s’bëjnë, janë vetëm paradhoma e kësaj rënieje të paralajmëruar. Por po ndodh ajo që pritej. E kam thënë gati para një viti dhe me vjen keq që asgjë nuk më bën që të ndryshoj mendim. Investimi i politikës tek individë e mesazhe apolitike; investimi i politikës tek vetëshkatërrimi, boshatisja nga idealet duke i predikuar dhe praktikuar këto, investimi i politikës tek antipolitika, është politikë më vete!

Për sa kohë e vetmja pikë ku politika gjen konsensus është mosbesimi mes palëve politike, njerëzit do ta ankorojnë shpresën e besimin jashtë politikës. Për sa kohë ndryshimi për mirë jo vetëm nuk ndodh, por qytetarët jetojnë më keq, janë më të kërcënuar për t’përditshmen, janë shumë më të pashpresë për të ardhmen, diku besimi do të ankorohet.

Dhe shoqëria civile, mendimi online, një hapësirë që s’ka për kufi ideologjitë pa ide, fiton atë që lëshon politika. I kundërvihet institucioneve, partive e politikës së pari. Askush nuk e di çdo ndodhë nesër. Mesa duket, “demokracia e publikut”- shoqëria civile, mediat sociale po i zënë vendin “demokracisë të partive”. Me sa duket qytetarët po preferojnë demokracinë direkte. Me sa duket, ja dhe një raport/sondazh tjetër për të reflektuar këto ditë për gjithë mëkatet tona.

Share This Article
5 Comments
  • Te gjitha problimet,qe dalon ne keto tre vjet jan ngjarjr qe kan dal ne vite ,qe sa here pd del ne opozit fillon tritioli dhe shkatrimet dhe nga kjo qe ndoll vazhdimisht populli e ka umdur besimin te kjo forc politike,prandaj fshati qe duket nuk do kallauz

  • Rraseni Sali Berishen ne Burg dhe populli del i kenaqur me 70-80%.
    Futeni dhe Ilir Meten ne Burg kenaqesia ne popull arrin ne 80-98%. Dy % i ngelet pakenaqesise opozites bashke me Mark Uk-n.

    • Ngelet me burgje o zotni!!!! Ne fillim permireso gjendjen ekonomike qe po shkon ne fund dhe nuk ke me nevoje per burgje…Por Pakenaqesia per Ramen eshte sepse nuk po arrin te permiresoje gjendjen ekonomike dhe mbi kete, por qeveris si bajraktar mbi barfanjake duke bere vetem shatervane e trotuare ne tirane per te lene “gjurme” nga qeverisja e tij IDIOTE…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *