Vrau 77 persona, u dënua me vetëm 21 vite burgim që e vuan në një institucion që është larg asaj që përfytyrohet në shumë vende për burgun, por sërish është i pakënaqur.
Anders Behring Breivik, simpatizant i së djathtës ekstreme në Norvegji, autor i vrasjes së 77 personave në vitin 2011 ka kërcënuar se do të hyjë në grevë urie nëse nuk i japin të paktën një Play Station 3, një kompjuter dhe një karrige të rehatshme për të luajtur lojërat e tij.
Duke iu referuar legjislacionit europian për të drejtat e njeriut ai kërkoi gjithashtu një rritje të pagesës javore që përfiton në 90 euro.
Sipas mediave norvegjeze, këto kërkesa 35-vjeçari ja ka parashtruar drejtuesve të burgut në Skien në muajin nëntor.
“Të dënuarit e tjerë kanë akses tek lojërat për të rritur, ndërsa unë kam akses vetëm të lojëra për fëmijë si ‘Rayman Revolution’, një lojë për 3-vjeçarë”, ankohet Breivik.
Ai nuk përcakton se kur do të nisë grevën e urisë, por shton se këtë do ta njoftojë më vonë dhe se ajo nuk do të ndalet deri kur Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues Norvegjez të ndalojnë së trajtuari atë “si një kafshë”.

Silleni këtu në burgjet Shqiptarë këtë dhe tja bëjnë by@@ën çorap dhe pastaj të shikojë se çfarë greve do të bëjë
Shume e cuditshme se sa lehte u kalua nga opinoni public boteror rasti ketij vrasesi gjakftohte, por me e cuditshme akoma eshte menyra se si u gjykua dhe si po trajtohet ky person.Ne se e krahasojme me krimin tek Charlie Hebdo ne Pars ku kriminelve nuk ju ndane deri sa I cuan me te shumtit.ne vend qe te gjykoheshin si ky djalka i cili ben edhe karshillek gjithe botes per paly station(!).Dhe cudite s’kane te sosur.
Ti ke hall mbi hall, kot qahemi ne te tjeret ketej per pune, uje, drita, rend, shendetesi.
Nuk ka ndonje marreveshje mes shtetesh te te shkembenim me disa te burgosur shqiptare, t’ia ndjeje tamam lezetin burgut ti.
Tani Xhuvani me gjykim te shkurtuar duhet te dale nga biruca e V.I.P