Athina zyrtare më në fund vepron, duke njoftuar se ka gati urdhër arrestin ndërkombëtar për “Eskobarin e Ballkanit”, për të cilin thuhet se është Klemend Balili. CNN grek shkruan se 44-vjeçari nga Saranda, ish-drejtor i Transporteve në qytetin bregdetar, do të shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke, i akuzuar si kreu i organizatës ndërkombëtare të drogës.
Kjo gjë pritet të ndodh brenda 48 orëve në vijim dhe kërkesa do t’i shkojë Interpolit. Gjithashtu, një kopje e dosjes së hetimeve nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, do t’i dërgohet edhe Prokurorisë së Përgjithshme në vendin tonë.
Siç edhe shkruan CNN, në të njëjtën kohë, ndaj biznesmenit shqiptar do të ketë edhe një hetim për pasurinë e tij, pasi dyshohet se ka llogari bankare në 10 vende të Evropës.

Se mos sekuestrojne hotelin shqiptaret per llogari te grekve, se me kete muhabetin e Balilit, duket ku i bie cekici grekve: tek turizmi. Moren nje peshk te vogel aty e bene kaq buje si gore te vogla qe jane vetem se tani jemi ne sezon turistik e hapen llafe se robte po zgjidhnin Shqiperine, ne vend te Jevgjiterise greqe