Britania e Madhe mban sot referendumin historik, që do të vendosë nëse vendi duhet të qëndrojnë ose jo pjesë e Bashkimit Europian. Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 22:00, me orën lokale.
Rreth 46,499,537 persona pritet të marrin pjesë në votime, një numër rekord sipas BBC.
Ky është referendumi i tretë në historinë e Britanisë dhe vjen vetëm pas 4 muaj fushatë mes atyre që janë pro qëndrimit në Union dhe atyre kundër.
Pyetja të cilës do të duhet t’i përgjigjen britanikët është: “A duhet të qëndrojë Mbretëria e Bashkuar anëtare e Bashkimit Europian apo duhet të largohet nga Bashkimi Europian?”
Kahu që merr më shumë se gjysmën e votava konsiderohet fitimtar.
