Çuçi: Brenda dhjetorit çojmë në Kuvend ligjin për ndarjen e re territoriale”

anazapta

Qeveria do të çojë në Kuvend brenda muajit dhjetor ligjin e ri të ndarjes territoriale dhe administrative të vendit. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, konfirmoi periudhën e dhjetori për reformën kur u paraqit në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Çuçi tha se me ndarjen e re territoriale nuk do të ketë bashki apo komunë nën nivelin e 20 000 banorëve.

“Kemi ngritur grupe pune, të cilat po analizojnë problematikën dhe duke u bazuar në praktikat më të mira europiane brenda dhjetorit do të paraqesim në parlament ligjin, që përcakton kriteret ku do bazohet ndarja e re territoriale”, tha Çuçi. Ministri saktësoi se ministria pa portofol që ai drejton ka një rol bashkërendues dhe jo ekzekutues. Raporti i Përparimit (Progress-Raport) i Komisionit Europian vërejti se decentralizimi i pushtetit vendor në Shqipëri është zhviluar pak, prandaj ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. Sipas ministrit Çuçi, ky ligj do të përcaktojë kriteret e reja për ndarjen e re territoriale: “Kriteret po analizohen me ekspertët më të mirë në Europë, që financohen nga donatorët kryesore që ndihmojnë në këtë proces, USAID, Këshilli Europës, apo SIDA, si donator kryesor”.

Sipas ministrit, qeveria po punon për njehsimin e organit tatimor me qëllim tejkalimin e problemeve ekonomike të disa komunave dhe Bashkive.
“Një tjetër pikë ku vihet theksi në progres raportin është lidhur me të ardhurat e vogla të disa prej komunave dhe bashkive. Lidhur me të ardhurat e qeverisjes vendore rezulton se ka një rënie të të ardhurave me 21%. Në këndvështrimin tonë kjo ka ardhur si pasoj jo vetëm e krizës ekonomike, por edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve të njësive vendore. Si masë afatshkurtër ne kemi vendosur të bëjmë unifikimin e organit tatimor, i cili do të shpërndahen sipas përkatësive, duke u ndarë në taksa vendore apo lokale. Ky është instrumenti i parë me të cilin do luftojmë këtë problematikë”-tha zoti Çuçi.
Aktualisht është ngritur një grup pune me përfaqësues të pushteti vendor dhe shoqërisë civile për një dialog mbi përmirësimin e mardhënieve me qeverinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Beni mire qe reformoni ndarjen administrative-territoriale te vendit sepse perveç te tjerave disa bashki jane bere si “dhurate” e fushatave politike berishiste, qe paradeklaroheshin.Meqenese fjala Komune eshte e perdorur qe me themelimin e shtetit te pare shqiptar dhe fjala Bashki eshte eshte e njejta gje si perkthimi i saj, mund te unifikohet perdorimi “Komune” ose “Bashki” ne te gjithe territorin. Dallimi i supozuar se Bashkia eshte me e madhe nga Komuna eshte nje artifis i pagjetur mire kur kemi parasyshe komunen e Romes,te Parisit etj.Te gjitha komunat ose bashkite e vendit mund te kategorizohen sipas madhesise ne nivele ose kategori l,ll,lll, kur eshte fjala per organikat, fondet etj.Bashki e Komune nuk jane sinonime si ne italisht “comuna/municipio” ,por jane e njejta fjale,njera latinisht, tjetra shqip.Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *