Brenda (mos)marrëveshjes së Mukjes

Bledar Lumani

Zotërinj Elton Koka dhe Paskal Milo, në krye fare, ju falënderoj për vëmendjen ndaj shkrimit tim.

Nuk e di, zoti Koka se sa u takon juve të përgjigjeni për një frazë në faqen e parë të gazetës DITA, dt. 15 nëntor, ku, edhe pse miqësisht thuhet se “nëse zotit Kulla nuk i pëlqejnë ‘enveristët’ nuk ka përse t’i pëlqejnë ‘kuislingët’!..

Nuk kam thënë kurrë as mbyllur, as fshehur, që më pëlqejnë kuislingët! Gazeta Dita dhe gazetarët e saj, që edhe unë i vlerësoj mjaft si miq, le të mos mundohen të marrin me mend se ç’pëlqej unë dhe le të më lenë t’i them vetë preferencat.

Mbetem me mendimin se Balli Kombëtar ka përgjegjësi historike të rëndë për fatet e shqiptarëve dhe nuk kam marrë kurrë ndonjëherë anën e tyre.

Kurse ju, Paskal, mik i “kohës së Enverit,” presupozoni se unë i mohoj komedijzat e shkurtra me ballistët gjatë luftës, dhe vazhdoni, për fat të keq në nivele të opinionit ordiner, të presupozoni sikur mua ato më venë në pozitë të vështirë?! Absolutisht jo! Disa prej tyre i quaj më të bukurat faqe skenike të krijimtarisë sime dhe lumturohem sa herë shfaqen. Të ishte ndryshe unë do t’i kisha hequr nga qarkullimi, siç kanë bërë me dhjetëra krijues të tjerë të skenës, ekranit, letërsisë dhe historiografisë, dhe ju nuk ka se si të mos e dini për cilët autorë e kam fjalën. Dhe nuk kam ndalur shfaqjen e tyre në tërë kanalet televizivë, sepse më mbështet edhe bindja e pandryshuar që përmenda më lart në lidhje me mëkatet historike të Ballit.

Unë mendoj se, që të dy ju, nuk interpretoni drejt artikullin tim. Unë kap figurën e Mukjes, sepse mendoj që ajo simbolizon diçka më shumë së një marrëveshje. Më shumë se aq, ajo është një mosmarrëveshje! Dhe nuk e them për herë të parë këtë gjë. Po në këto gazeta nja dy muaj më parë (3 shtator, saktësisht!) jam shprehur se “dy forcat rivale, Balli dhe komunistët, e ndjenë erën e gostisë që përgatitej pas Stalingradit dhe El Alamejnit! E ndjenë që humbja e Boshtit nazifashist kish filluar… Hileqarët shqiptarë u mblodhën në Mukje thuajse pa hedhur fare pushkë “çlirimtare” deri atëherë… Vezullimi i pushtetit do të prodhonte pa tjetër luftë civile.” Kështu kam shkruar.

E nuk është aspak e vërtetë, zoti Koka, që unë i shtyj historianët drejt analizës së pasluftës kur ata duan të flasin vetëm për luftën. Mua më duket që jemi në temën e Luftës Nac Clirimtare, kur unë bëj pyetjet për asgjësimin e komandantëve të kësaj lufte, Shehut, Ballukut, Dali Ndreut, Hazbiut, Çakos, Dumes e dhjetëra e dhjetëra të tjerëve. Bile nxitoj të them se është turp që nuk mjaftuan 24 vjet për të zgjidhur këtë lëmsh stalinian të KQPPSH-së! Dhe është hipokrizi totale e festuesve, (të përzjerët me politikanët e rinj të ditëve tona me shalla të kuq!), që tundin portretet e Enver Hoxhës pa e pleqëruar, siç ua do mosha, nëse ishin tradhtarë dhe agjentë të kinezëve, rusëve dhe amerikanëve ata komandantët e brigadave sulmuese, apo është tradhtar ai që ngremë dhe tundim përmbi kokat tona?

Të festosh pa i dhënë shqiptarëve këtë përgjigje është të futësh kokën në rërë si struci!

Dhe nuk e fsheh se kam kënaqësi tek ve re pozitën e pavolitshme të historianëve enveristë, kur ata vetë detyrohen të pranojnë se qenkërka e mundur, një herë në njëmijë vjet të ngjasë ajo, që edhe ujqërit të ngopen edhe delet të mos pësojnë gjë! Le, pastaj kur ca nga ju, profesionistët e historisë, miku im Paskal, nuk flisni në mënyrë të qartë, apo nuk i prekni fare temat djegëse të ekonomisë, izolimit, gojëkyçjes dhe diplomacisë, që vijuan pas luftës.

Por le të mbetemi tek lufta, meqë e preferoni!

Kur ju flisni për rrezikun e humbjeve territoriale që kishim ne po të mos ishim rreshtuar me fituesit duhet të na tregoni se cilët territore humbën shtetet e turpëruara të Boshtit, Gjermania, Italia dhe Japonia, që ishin kryehumbësit? Dhe a kanë humbur ata ndonjë entitet si Kosova, që e humbi një vend i rreshtuar me nder, me koalicionin fitimtar? Se po të flasim për ëndrrat greke, dhe demaskimin e tyre në Konferencën e Paqes, ato vazhdojnë edhe do të vazhdojnë pa përfillur qenien tonë në NATO dhe në BE!

Miku im i kohës së Enverit, për asnjë çast nuk ta mora skeptrin e profesionistit. Atë ta gëzosh dhe ta mbash! Por, me nder ama! Se, të jem i sinqertë atë skeptër, deri tani… Dhe le të jetë ky gjykim i një “amatori” të shkencës tuaj, por edhe i një intelektuali që pretendon se njeh fort mirë të tashmen dhe rolin negativ që i vjen kësaj nga e kaluara!

Dhe veçanërisht i disgustuar jam me keqkuptimin tonë mbi mesazhin e artikullit tim mbi Mukjen, i cili përfundonte me një thirrje që mund ta bëjë çdokush, pa qenë nevoja të jetë profesionist historie!

Por unë e kuptoj që u kam shkelur në një kallo të mallkuar historike fituesve të luftës, kur u prek të vetmen kolonë që u ka mbetur. Se sikur, për ilustrim, në faqe të parë, në vend të Komandantit dhe shokëve të tij me lule në duar në Tiranën e çliruar, të vendoseshin dy-tre nga tragetet e 1991, që përfaqësojnë një çlirim tjetër të shqiptarëve, atëhere përshtypja do të ishte më kuptimplotë. Sillni pak ndërmend tragetet e ngarkuar me kuverta të mbipopulluara dhe njerëz që vareshin jashtë parmakëve e mureve të anijeve, si vile rrushi! A thua atë mizëri e përbënin vetëm të persekutuarit e kohës?

Ata që mbajnë ende në gjoks, medaljonin e komandantit e kanë vështirë të mbrojnë pasluftën dhe shtrëngojnë fort në gjoks luftën. Nderim atyre që i hynë asaj lufte me pastërti dhe pa djallëzira politike! Nderim dëshmorëve dhe jetëve të tyre të prera në mes!

Përsa i përket ecurisë time në fushën e letrave dhe të artit, ky është ilustrimi më hipokrit e më gënjeshtar i Luftës së Klasave! Sepse nuk mund të lihet pa një shpjegim kur unë i sjell ngjarjet në terrenin familjar. Unë flas për persekutime, ekzekutime, burgime dhe internime, por, sado të padrejta, unë i quaj pasoja logjike të përplasjes së madhe. Mua më duken qesharake akuzat ndaj atyre që u pushkatuan (dhe më besoni, kam hulumtuar mjaft në arkivat gjyqësore). Por po aq qesharake më duken dëmshpërblimet e tyre, pa një gjyq të ri pafajësie, qoftë edhe po aq të manipuluar sa ai që u dha vdekje, në vitit 1945!

Këtu është në lojë mendësia e shoqërisë shqiptare. Nëse unë qahem për Luftën e Klasave dhe lukunia e komentatorëve kërkon të mbyllet goja, se pikërisht unë nuk u dashka ta prek atë tel drithërues, nuk e kuptojnë se unë nuk jam aspak i vuajturi në atë luftë klasash, (siç thua që paske qenë ti, i dashur Paskal!). Jo,jo, ke të drejtë: ti më gjete në Fier, si veshkën në mes të dhjamit! Dhe mbase është vënë re që, sinqerisht, nuk jam ankuar kurrë. Do të ankohesha për tërë fëmijët e talentuar dhe të etur për dije të të deklasuarve, për gjithë jetët e sakatuara të njerëzve pa faje, për tërë fëmijët që nuk lindën kurrë ngaqë mijëra vajza të asaj shtrese nuk u martuan dot kurrë. Unë e kam për dëmet që Lufta e Klasave i ka sjellë shoqërisë shqiptare, daç fitimtarëve e daç humbësve. Dhe po u sjell ende edhe sot, se Lufta e Klasave nuk bën pushim mbi truallin arbëror.

Kur unë flas për Mukjen, unë flas për një qetësim gjakrash dhe bëj një apel që nuk lidhet ngushtësisht me mua.

Shumë njerëz i revolton shkrimi im dhe unë e ndjej se këto ditë nuk po na ndahet “provokacija”.

Megjithatë, për të shuar edhe kureshtjen e atyre që shkrimi im i revolton dhe lëshojnë nga goja të lara dhe të palara, lejomëni zoti Koka dhe zoti Milo, që në replikën për ju, t’u bëj pak vend dhe atyre e t’u them se për shkollimin tim, paradoksalisht, ka meritë vetë ai, Enver Hoxha, të cilit ia shfaqa kërkesën gojarisht tek e ndalova një ditë në repartin e Uzinës ku punoja. Pra në një farë mase, në planin strikt personal unë i jam përjestësisht mirënjohës atij. Dhe po të mos ndodhte kjo rastësi, sinqerisht, nuk do të dihej fati im.

Por pa cenuar mirënjohjen, ia lejoj vetes të them se atë burrin e portreteve tuaj, në planin shoqëror, unë e quaj, një figurë nga më të zezat e historisë kombëtare.

Zoti Koka, faleminderit për respektin e nënkuptuar në replikën tuaj ndaj meje.

Miku im Paskal, unë dua të jem me ty mik jo vetëm në një “kohë të përcaktuar”. Dihet që njerëzit ndryshojnë në varësi nga veprimet dhe qëndrimet. Të falënderoj që premtove të ma japësh librin tënd të fundit, (siç ta kam dhënë edhe unë timin, tani vonë, në këtë kohën tjetër!) dhe sinqerisht uroj të më pëlqejë.

Por, ta them hapur, do të lumturohesha në rast se nuk do të të shihja në krye të atyre që shkruajnë historinë! Dhe Zoti të ndihmoftë edhe ty, se për Atë, nuk është mundim i madh të na ndihmojë të dyve!

Share This Article
32 Comments
  • Z.Kulla.Kam lexuar shkrimet dhe replikat tuaja ne Gazeten e nderuar Dita.I nderuar zoteri,Historia eshte shkence dhe jo rrefenje.Nuk shkruhet me emocion,por duke analizuar ftohte dhe pa emocione.Ju,jo vetem qe nuk jeni Historian,por nderkohe jeni nje person thellesisht i pa-ditur.I pa-lexuar dhe rrjedhimisht jashte shinave.Kerkoni z.Milo te ju thoje,se c’fare territoresh Humben vendet e Boshtit pas luftes se dyte Boterore!!Po te pershkruaj vetem territoret e humbura nga Italia.M.q.s jam me banim ketu prej 12 vitesh dhe Historine e ketij vendi e njoh me mire se te vendeve te tjera.

    “Humbjet Territoriale te Italise”.Traktati i Paqes i Parisit i vitit 1947.
    Kushtet e Traktatit perbenin:
    I)Kthimin mbrapsht te territoreve te pushtuara Franceze,Jugosllave dhe Greke gjate luftes se II-te Boterore.
    II)Leshimin ndaj Frances te Komunes “Tenda” dhe nje pjese te Komunave te “Briges” dhe te “Briges se Eperme”.Te komunave “Valdieri” dhe “Olivetta San Michele”.I jepet Frances maja e malit “Chaberton”,maja e malit “Marta” dhe fortifikimet ne afersi te malit “Saccarello”.Perfshiheshin ne territorin Francez te pakten gjysma e “Pllajes se Monginervo” me perjashtim te “Claviere-s”,i cili qendron pjese e territorit Italian.”Liqenet e Eperme” te “Lugines se Ngushte” te Malit “Thabor”.Kodren e “Moncenisio-s” dhe pjeset Perendimore te Kodrave te “Il Piccolo San Bernardo”.
    III)Italia i kalon Republikes Popullore Socialsite te Jugosllavise,”Luginen e Eperme te Isonzo-s,Luginen e Vipacco-s,Luginen e Carsico-s.Nje pjese te “Istrias” duke perfshire ketu edhe kater ishuj ne detitn Adriatik “Chersso” dhe “Lussino”,”Lagosta” dhe “Pelagosa”.Italise i shkeputet nderkohe ne favor te Jugosllavise,qyteti “Zara”(sot,ne vitin 2014-te,qytet Kroat).Me tej Italia humbet ne favor te Jugosllavise qytetin “Fiume”(sot,ne vitin 2014-te,qytet Kroat).Qyteti i Triestes i kalon Jugosllavise,sebashku me territoret perreth “Zones A”.Ne vitin 1954 Trieste do i kthehet Italise,por jo Territoret perreth Triestes.I kalon Jugosllavise pjese Veri-perendimore e “Capodistria-s” deri ne Lumin “Quieto/Mirna”.Kalimi i te ashtuquajtures zones “B” te Territorit te lire te Triestes ju kalua perfundimisht Jugosllavise nepermjet Traktatit te Osimo-s te 10 Nentorit 1975.
    IV)Italia detyrohet te njohe ne menyre Taksative dhe te menjehershme “Pavarasine e Republikes se Shqiperise” dhe njekohesisht i kalon Shqiperise ishullin e “Sazanit”.Ishulli i Sazanit,te kaloje menjehere ne Sovranitetin Territorial Shqiptar nga ai Italian.Nderkohe Italia detyrohet te paguaje nje demshperblim lufte ndaj Shqiperise,me vleren 5 mln$ Amerikan.
    V)Greqia i merr Italise ishujt e “Dedocanes-it” qe deri ne ate kohe kishin qene ishuj qe i perkisnin Italise.
    VI)Italia detyrohet te heqe dore nga Kolonite:Libi,Eritre dhe Somali Italiane.
    VII)Anaullimin e Traktateve Tregetare,te favorshme per Italine,te neshkruara me heret me Kinen(perfshire leshimin e koncensionit “Tientsin” ne admainistrimin e Mbreterise Italiane prej vitit 1907-te)
    Dhe keshtu me radhe i nderuar Kulla,vazhdojne edhe sanksionet e tjera,si pershembull,limitimi deri ne kufij shume te vegjel,i fuqise ushtarake Italiane ne te ardhmen.Italia qe prej atij Traktati te vitit 1947,nuk do te shkele me ne Afriken ex-Koloniale,dominimi Politik dhe Ekonomik i se ciles do kalonte ne favor te Frances dhe Anglise.
    Me vjen keq,qe je kaq shume i pa-ditur.
    Nderkohe,Historine e Luftes e shkruajne Fitimtaret dhe jo Humbesit.
    Aq me pak,mund ta shkruash ti,qe me sa shoh je ne nje erresire totale diturie.Nuk ishe ne dijeni te asnje humbjeje territoriale nga ndonje vend i “Boshtit” mbas luftes se dyte Boterore.

    M.Q.S di Anglisht,po te shkruaj disa gjera(per te te ndricuar mendjen e pa-ditur) ne Anglisht te humbje te territoreve nga vendet e “Boshtit”.
    BORDER CHANGES.
    Italy lost its colonies; Italian East Africa (consisting of Ethiopia, Eritrea and Italian Somaliland) and Italian Libya in North Africa. In the peace treaty, Italy recognized the independence of Albania (in personal union with the Italian monarchy after the Italian invasion of Albania in April 1939). Italy also lost its concession in Tianjin, which was turned over to the Republic of China. Italy had to cede most of Istria, including the provinces of Fiume, Zara, and most of Gorizia and Pola to Yugoslavia. The rest of the province of Pola, as well as the province of Trieste, was detached to form the Free Territory of Trieste. Italy also had to cede to Yugoslavia all islands in the eastern Adriatic. The Dodecanese Islands were ceded to Greece. The border with France was slightly modified in favor of France, mostly in uninhabited Alpine area, except for the Tende valley and La Brigue. Italian territorial losses included areas that had been part of Italy before World War II, and also areas that had been conquered before the advent of the Fascist regime in 1922 (e.g. Libya, which was conquered in 1912).
    Finland was restored to the borders of 1 January 1941 (thus confirming the territorial losses after the Winter War), except for the former province of Petsamo, which was ceded to the Soviet Union.
    Hungary was restored to its prewar borders, (both Vienna Awards were declared null and void, canceling Hungary’s gains from Czechoslovakia and Romania) with the exception of three villages south of Bratislava, which were transferred to Czechoslovakia.
    Romania was restored to the borders of 1 January 1941, with the exception of the border with Hungary, which reverted to its prewar position. This confirmed the 1940 loss of Bessarabia and Northern Bukovina to the Soviet Union and the Treaty of Craiova, which returned Southern Dobruja to Bulgaria.
    Bulgaria was restored to the borders of 1 January 1941, returning Vardar Macedonia to Yugoslavia and Eastern Macedonia and Western Thrace to Greece, but keeping Southern Dobruja per the Treaty of Craiova, leaving Bulgaria as the only former Axis power to gain territory after World War II.
    War reparations[edit]
    The war reparation problem proved to be one of the most difficult arising from post-war conditions. The Soviet Union, the country most heavily ravaged by the war, felt entitled to the maximum amounts possible, with the exception of Bulgaria, which was perceived as being the most sympathetic of the former enemy states. (Bulgaria was part of the Axis but did not declare war on the Soviet Union). In the cases of Romania and Hungary, the reparation terms as set forth in their armistices were relatively high and were not revised.

    War reparations at 1938 prices, in United States dollar amounts:

    $360,000,000 from Italy:
    $125,000,000 to Yugoslavia;
    $105,000,000 to Greece;
    $100,000,000 to the Soviet Union;
    $25,000,000 to Ethiopia;
    $5,000,000 to Albania.
    $300,000,000 Finnish war reparations to the Soviet Union
    $300,000,000 from Hungary:
    $200,000,000 to the Soviet Union;
    $100,000,000 to Czechoslovakia and Yugoslavia.
    $300,000,000 from Romania to the Soviet Union;
    $70,000,000 from Bulgaria:
    $45,000,000 to Greece;
    $25,000,000 to Yugoslavia.
    The dissolution of the Soviet Union did not lead to any formal revision of the Paris Peace Treaties……

    .

      • Zoti Lab! Po mire ia bene Italise dhe kujtdo tjeter qe e detyruan te leje territore nga ato qe pushtuan, se pushtues ishin. Po Shqiperine ku e futni ju zoteri, tek vendet pushtuese? Shqiperia jo vetem qe nuk i ka shpallur kurre lufte ndonje vendi se aq takat ka, perkundrazi ia kane marre gjysmen, pikerisht ata qe duan akoma prej saj. Nese ju jeni dakord me orekset greke dhe faktin qe ata mbajne akoma ligjin e luftes gjoja se Shqiperia e paska qene shtet agresor ne vitin 1940, atehere ju qofshi!

        • @Bureto.Me ke kuptuar gabim.Une kam thene ekzaktesisht te kundrten.Shqiperia ka luftuar kunder Nazi-Fashisteve.Nese Shqiperia nuk do kishte bere Lufte Clirimtare,Greqia dhe Jugosllavia do e kishin pergjysmuar edhe kete Shqiperi qe na ka mbetur ne Konferencen e paqes te vitit 1946.Shqiperia vetem eshte mbrojtur dhe ka luftuar kunder pushtuesve.Eshte Pellum Kulla qe don te deformoje kte te vertete te pa-mohueshme.Z.Kulla don te thote se Shqiptaret kane vrare njeri-tjetrin ne lufte civile dhe nuk kane shkrepur arme kunder Fashistave Italiane dhe Nazistave Gjermane.

    • Ashtu si Kulla te gjithe ata qe mbushen anijet plot e per plot deri ne extreme flijimi ishin idiotet qe kemi prodhuar ne shekuj te cileve I ishte mbushur mendja top se ishin me te zotet e me te zgjuarit e botes dhe do benin naming e madh sa te shkelnin dhe te huaj me kembe, por dolen te dhjere pervec disa droge shperdares e prostitute manaxhues qe bene para. Edhe kulla kujtoje se do pushtonte Hollivudin duke e bombarduar me cmime te shumefishta Oskar, por kur doli I dhier zvarritej neper kafenet e mburrej pleqve myzeqar neper kafenera e filloj te hedhi vickla nga Shqiperia per te zene ndonje vend qe mund te kete ngelur bosh pa candidate. Harrone I shkriti se tani ne Shqipri me dipllome te blere per plehun dhe kubiket behesh gazetari me I talentuar, pse jo dhe shkrimtari me I talentuar. Pullumb shtrengoji dhe qerasi ata pleqte atje ne kafene se do te lene vetem dhe ata.

    • @Z. Ladi Vlora, te pergezoj per pergjigjen qe jepet prej jush z. Kulla, por me vjen shume keq qe keni shpenzuar kohen me nje person jo vetem te ceket ne dituri por edhe ne shpirt. Z. Kulla, jo se dua ta ofendoj por sjelljet e tij ne komunitetin e shqiptareve te Amerikes jane teper te dukshme se perfshihen tek interesate e tij te ngushta qe ka perfituar dhe perfiton ende. Tjetra , asnje shqiptar nuk ka patur ndiuhmen e ketij personi kur na ka perfaqesuar edhe ne OKB. Shkurt dhe pik, e quaj nje fatkeqesi qe nje njeri si ky, na ka perfaqesuar ne Kombet e Bashkuara dhe kjo erdhi fale babe Berishes qe ky sot i ka ngene dhe duart qe i puthte dhe z. Kullaka marr edhe azili politik me pretendime te kota

  • He more Pullum, a e shikon sa njohuri ka bota, por ti kerkon te dukesh me ca elemente te paformuar te karakterit tend prej artisti te papjekur mbi historine boterore (se ke qene dhe ambasador de) dhe te pelqen te deformosh dhe te tallesh me popullin tend.
    Megjithate, ke bere nje fare autokritike ne fund te se cilesh i fut ca “dhjavolira” per tu dukur se ja fute Milos. Piqu vella piqu, por mos u digj ne fusha ku je fushe!

  • Ky Pasmushk Milo ne kohen komuniste i shte komunist se kshtu ishte sistemi se po nuk ishje te tjer flisnin per ju,po te ishe atu flisje per te tjert.Po e keqja e Milos eshte se tani eshte ma komunist se ateher.Me siguri po arriti ky Milo te bej nje vizit jo si minister se kur ishte minister e ka hanger nje te rrahur vence.

    • O anglez,
      Milo nuk ka qene kurre anetar partie si Saliu jot, qe pervec se hynte e dilte nga Blloku sa here te donte pa Leje te Posacme, ka studjuar ne France me parate e popullit shqipetar dhe ben sikur nuk ka lidhje me komunizmin (e dime shume mire se ke dergonte Partia atehere per specializim jashte shtetit), sekretar Partie per dhjetevjecare dhe sherbues i regjimit komunist me shpirt.

    • @xhateli.Kur mendoj se z.Kulla ka qene Ambasador i Shqiperise,dritherohem.Nje njeri i pa-ditur,keq-informuar dhe me mendjen totalisht te mbushur me genjeshtra te cilat kerkon te na i shesi edhe ne te tjereve.Natyrisht,falas.Literatura Amerikane eshte e mbushur me fakte te humbjeve te Territoreve te vendeve te Bllokut ne favor te vendeve luftuese Anti-Fashiste.Por Pellumb Kulla,me sa duket ka rrjedhur ne pleqeri.

  • Te lumte goja Pellumb Kulla. Por keto te verteta nje shoqeri qe eshte ende pre e sindromes se Stokholmit nuk do t’i degjoje. Deshiron ende te rroje ne mitin e saj te genjeshtert sepse nuk zgjohet dot nga gjumi letargjik dhe brerja morale qe e ka zene.

    Keta pseudohistoriane sado ta fshehin te verteten dem vetes i bejne sepse dita dites njerezit do ta mesojne historine nga Fisherat e Shmitet dhe keta do ngelen bosh me ato qokat qe i bejne njeri tjetrit.

  • Zoterinj Kulla e Milo. Lerini keto replika idiote mes miqsh neper gazeta. A nuk po e kuptoni se, ate qe nuk mundi ta beje dot feja e sundimi i te huajve per vite e shekuj me rradhe, pra, percarjen mes nesh, po ja bejme vete njeri tjetrit me anen e tifozllekut politik? Mos u beni qesharake ne publik, ju qe keni fituar nje fare emri dhe personaliteti nepermjet punes se ndershme shume vjecare, secili ne profesionin e vet. Nderprerja e kesaj replike do te jete menyra me e sakte e reflektimit. Ju uroj te dyve shendet e pune te mbare per te miren e shoqerise shqiptare.

  • Paskualja ose Profesor Pasquale,marre titullin nga akademi qe ka vite qe nuk ekziston,apo e blere me 30 mije dollare??ky debat eshte pa vlere…per shume arsye,qe sja vlen ti diskutosh e ti komentosh.Ne jemi mesuar qe perrallat jane te bukura qe femije,kur tregohen artistikisht.Historia e Shqiperise eshte nje hamulli e plote si vet politka shqiptare,se ajo eshte arbitrja e kesaj loje.

  • I nderuar z.Kulla! me gjithe respektin qe kam per veprimtarine tuaj artistike, per perlat e komedive qe na keni dhene, jam i detyruar t’ju kujtoj disa gjera qe edhe mund te mos i dini.
    Se pari, e keni gabim qe thoni se ne Mukje erdhen dy pale qe nuk kishin hedhur asnje pushke, pasi ngaterroheni keqas. Nuk besoj se e keni me keqdashje kur harroni se ne gushtin e v. 1943 ishin mbi dhjete batalione partizane, ishte krijuar Shtabi Pergjithshem dhe vetem pas disa ditesh u inaugurua Br.I S me mbi 1500 luftetare. Kishin rene deshmore me dhjetra apo edhe me shume partizane, Qemali, Vojua, Perlati e shume e shume te tjere, nderkohe qe nga BK nuk kishte asnje deshmor, pasi nuk ishte luftuar prej tyre dhe nuk ishte luftuar sepse, nisur nga parrulla e tyre “Nuk ka ardhur koha per lufte” rrinin e prisnin qe te tjeret te luftonin per ta. Te derguarit e PK vinin nga mali, te gjakosur, “me plage te lidhura”, nderkohe qe perfaqesuesit e BK vinin nga hotelet luksoze te Tiranes, madje propozuan per kryetar te “Komitetit…” nje ish-minister kolaboracionist, siç ishte H. Dosti. Te ndaje pushtetin ne mes, ne ate kohe, ishte sikur dikush qe rropatet e fiton para me gjak e djerse t’i thote dikujt tjeter, eja t’i ndajme bashke, paçka se ti ke fjetur gjume.
    Persa i perket ndarjes se Shqiperise po te mos kishim luftuar, jeni keqinformuar, pasi Italise iu mor Fiumja, bashke me rrethinat dhe iu dha Jugosllavise, Gjermania u nda me dysh, Japonise iu moren shume ishuj bashke me Kamçatken, pa folur per ato qe permend edhe nje komentues me siper. Mos harroni se sferat e influences te pas luftes ishin ndare me mirekuptim qe ne Teheran nga fuqite antifashiste. Pra ishte çeshtje e gjeopolitikes. Nese do te ishte ndryshe anglezet ose Amerikanet do te kishin zbarkuar ne Shqiperi dhe jo ne Greqi apo Itali, pasi nga ana strategjike ishte me e lehte ta goditnin Gjermanine pas kraheve. Keto jane vetem disa nga argumentet qe tregojne se jeni i keqinformuar.

      • Polonine e ndau Stalini me Hitlerin me paktin Ribentrop-Molotov o i paditur dhe shko ne Poloni te flasesh me nderim per ruset dhe bolshevizmin qe te provosh dajakun vendce, nderkohe qe gjysma e polakeve punojne argate ne Gjermani dhe i thone gjermaneve njeqind here ne dite “Faleminderit”.

    • perseritje
      – Po e madhe shtypi. Te diskutojme vetem per luften! Atehere diskutimet do jene te sinqerta ne rast se Partizanet e Brigates se pare do shkojne ne nderim tek varri i Komandantit te tyre Mehmet Shehu. Komandanti real ne terren,ish luftetar i Spanjes Republikane.Ne regull atehere. Te perkujtohen emer per emer gjith komandantet e Komisaret e formacioneve luftarake.Te gjitha cetat luftarake te para 8 Nentorit te cilat nuk kane qene ceta partizane e as komuniste. As ceta e Myslim Pezes kur ka filluar Luften nuk ka qene komuniste. Te thuhet per luften e Cetes Plake te Vlores. Referohem Gazetes Zeri i Popullit, ne muaj Shkurt 1943 ku eshte artikulli : Bazi i Canes ( Abaz Kupi),Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, tre emra patriotesh te Luftes Nac-Clirimtare.
      Ose Zeri i Popullit ne Janar 1943 jep ne gjith shqiperine kush lufton armikun e bashkepunetoret e tij:
      Ne gjirokaster- Partizanet e vullnetaret,,Ne Korce po ashtu,,Ne Elbasan eshte Baba Faja Martaneshi e Kadri Hoxha,,Ne Diber i patundur Haxhi Lleshi,,Ne Lume lufton Muharrem Bajraktari me trimat e tij,,Ne Mat eshte ceta partizane,,Ne Krujen e Kastriotit e mban flamurin e luftes Abaz Kupi ashtu si me 7 Prill 1939.,Ne Tirane ,Durres Kavaje luftojne si petrite partizanet e Myslim Pezes,,Ne Berat e Skrapar eshte Gjin Marku me Mestan Ujanikun,,etj nga Vlora e Selam Musait…..keto jane shkruar ne “Zerin e Popullit” dhe nuk mund te mohohen.ka edhe tjera………..

  • Debati eshte gje shume e mire. Z.Kulla ka shume te drejte kur kujton se forumet sociale duhet te ngrihen ne nivel dhe te demonstrojne diskutim te edukuar. Sa per Luften, ate e bene ata qe e bene, bene aq sa dijten dhe nuk dijten. Por duke qene se u permbys nje sistem i ashtuquajtur socialist doemos me te thatin u bene perpjekje te digjej dhe i njomi. Ndaj Luftes dhe heronjve te saj jane nderrmare fushata denigrmimi dhe diskretitimi, jane thyer lapidare, zhvendosur monumente, fshire data historike, shkaterruar shtepi – muze; pra, ka pasur nje politike te mirefillte denigrimi ndaj kesaj Lufte z.Kulla dhe nuk mund ta mohoni,se ka qene shume evidente. Ju e dini Ligjin e Reagimit z.Kulla,eshte Ligji baze i Universit, shkaku dhe pasoja. Te gjitha keto shkrime dhe perpjekje te historianeve per te (ri)legjitimizuar Luften Nacl jane nje kauze e drejte patriotike, per mendimin tim, pasi rideshmojne perseri qe Lufta çlirimtare kunder pushtuesit eshte nje periudhe e denje per tu mesuar ne shkolla dhe respektuar nga gjithe shoqeria jone e mandej t’u lihet brezave si trashegmi patriotike. Ne shqiptaret ne shekuj jemi perpjekur te jemi te pavarur, zot te trojeve tona, pavaresisht mundesive te vogla qe kemi pasur; ky eshte nje atribut qe na e njohin edhe kundershtaret. Keni bere shume mire z.kulla qe shprehni mendimin tuaj, por ndofta çalon pak afirmimi juaj mbi cenimin e territoreve. Shqiperia nuk mund te krahasohet per nga rendesia dhe potenciali me shtetet e Aksit, ato i hapen lufte botes, imagjino çfare potencash boterore! Japonia u administrua per shume vite nga gjenerali McArthur, pra Japonia mbeti e pushtuar nga aleatet deri ne 1952. Gjermania u nda ne dy pjese te pushtuara nga aleatet,nese ju duket pak kjo nuk di çfare te them. Pas 44 vjetesh Gjermania mezi arriti te ribashkohej,dhe vendimin per kete duhej ta merrnin Shba me BS.Kurse Italia humbi disa zona e qytete ne ish – Jugosllavi(Fiume-Rijeka) e deri ne 1975 ka pasur kontroll jugosllav ne nje zone te pjesshme te Triestes, megjithese qe ne 1947 ky qytet u vendos nga Traktati i Parisit ti mbetej Italise. Quhet posedim territori z.Kulla, pavaresisht traktateve dhe shkresave te firmosura, besoj diplomatet e dine mire diferencen. Eshte fakt historik qe pala greke stimuloi agresionin e gushtit 1949, sikur te kishin avancuar dhe poseduar territor do ishte e veshtire te rikthehej gjendja e meparshme. Ndersa jam me ju kur pohoni se diktatura ben shume keq disa gjera siç mund te beje me mire disa te tjera. Por kjo tanime eshte histori dh padyshim duhet te jete ne studim e siper, sepse mjaft fakte tani po dalin nga arkivat e huaja, perveç amullise qe ekziston ne arkivat e shtetit tone. Shpresoj se ky debat i ben mire konceptit tone mbi shoqerine e hapur e padyshim qe nuk ve ne dyshim arritjet tuaja z.Kulla ne pasurimin e artit dhe kultures shqipe. Nje fjale e urte latine thote pak a shume qe Humori korrigjon [gabimet], ju keni bere mjaft ne kete drejtim dhe padyshim qe jeni i nderuar nga publiku.

  • Te lumte pena autor. P. Milo dhe ai tjetri merren me thashetheme, sulme personale, krenohen te mbrojne çlirimin qe solli pas-çlirimin, p.sh. masakten e Tivarit. Kolaboracionstet me te keqinj kundra Shqiperise ishin PKSH dhe partizanet e saj qe i sherbyen qe pa lindur jugosllaveve. A u keqperdor gjaku i partizaneve komuniste shqiptare nga drejtuesit e PKSH dhe baballaret jugosllavet qe linden PKSH? Po “çlirimi” nga ushtria italiane do festohet?

  • dekaligun,e bej me miqt e kullus,me atdheka…me mark un,toninininin,lulmutin,dariun dhe me kullen.Si,ngelet njerez pakurizor,pa kultur,pa vertyte,pa nder,pa respekt,gjakhumbur,pa njenja,pa krenari,te shitur,lakmitar,e huja ju duket ma e mira,pra me nji fjal jena mbeturinat e kombit.JAm nji mergimtar i detyruar kam ike,nga jugosllavija e juaj qe ju mesaduket e keni ne shpyrt.Skam nevoi me jua tregue se pse kam ik,se ju dotme qujni te mare.Por nji gje po ju them juve se demokracin ashtu te thanun,e kam perjetue dhe jetoi ka qe nga viti 1971,dhe je njof dhamb,e dhamball.Nuk hyj ati,por te lufta e kamfjalen dhe pas luftes cfar ka ndodh e ngjar?Luften e bene patriotet dhe ardhetaret,luften e fituan ata,qe ishin ne frontin ncl.Oganizatat balli,dhe zogistet,bashkpunuan me,robruesit,davan e humben.Ushtia si xhdo ushti ka,dhe komandantin e vet kryesor dhe ai ishte Enver Hoxha.Pas kuftes cka ndodhi?U formue qeveria,ju perveshen punes shqiptaret ashtu si ju futun luftes per clirim,tani lufte per ndertim e kishte kohen.Po,ama u formue qeveri nga ata qe fituan ndaj fashizmit dhe nazizmit si xhdo kund ne bot dhe histori pas xhdo lufte fitimtaret mari pushtetin se ju takon.Dhe ne demokraci e marin pa lufte,ata te cilet populli jua beson,pse nuk e ndajn pushtetin kta qe e marin me vot,e jo me gjak demokraci i thon?A’ eshte bere gabime me rendin dhe qeverisjen pas lufte?Po,Po,kur punohet ndanjihere dhe ndodh qe dalin dhe gabimet por jo me vetdije vetem me ndonji organizim,shantazh apo,sabotime por kursesi me vetdie e qellim per te bere keq.Edhe para clirimit shqipria ishte ma i varfra no evrop per te mos than ne bot.Une ashtu e dij,dhe ashtu ka qen.Ata qe e udhehoqen luften moren persiper dhe ndertimin dhe zhvillinin e vendit.E’filluan nga zeroooo.Ndertuan me popullin pra opulli,me mendimet dhe vendimet e udheheqsve.Ndertuan,shkulla,qe skishte,ndertuan spitale qe mungonin,ndertuan hekurudha dhe rug,ndertuan hidrocentrale,ndertuan ushtri dhe polici,krejt i beri populli dhe ai brez qe luften e beri.Populli u trefishue per te mos than u pesfishue,nga nji popull tetqind mij banor,u be mby 3.milion banor,nga nji popull analfabet ariti te behet populli ma i shkolluar ne evrop,kto bene mu mundin gjersen dhe gjakun e popullit,dhe menden dhe organizimin e atyre te luftes prakneve jo neshte per te verteten.E’tash te hyj pak te,denimet arestimet,burgosjet,vrasjet,me ane te gjikatave,inernimet e kshtu me radhe.A’ka pas gjeras. te tilla?Mesiguri ka pas.Po,a gjeni ju te mencur,qe jua kam permend emrat se,ku ka shtet apo qeveri qe nuk a denon,shkilsit e ligjit,rendit dhe kushtetuten e vendit,kur kundershtaret bashkpunoin me sherbimet e huja,me e rzu vendin kushtetus dhe me mar qeverin me forc,ku ka shtet qe e lejon nji gje te till?Xhdo shtet ne bot tradhtaret i denon,se kushtetuta i denon.Pse demokratet qoft ne amerik apo evrop nuk jua jep kundershtarve udhehqen,edhe pse i ka fitue votat?Po,nuk ja jep se thoz i kam fitue me vot.Kurse kta qe derdhengjakun dhe humben gjymtiret kta sipas mendjeve tuaja,tjua dhuronin shtetin dhe pushetin halldupvr,dallkaukve,hajdutve vrasesve te partizaneveju kete e doni asht shqiptar jugoslllu si ata te paret tuaj.Pra kush e ka luftuar dhe kundershtuar ligji,rendi e kushtetuta,denohen xhdo kund ne bot.Ashtu me ka denuar mue dhe mijra e mijra shqiptar jugosllavia dhe na ka vrar,shum aktivist dhe patriot,dhe demokracia perendimore na thoshte neve qe kishimik.Se,ju jeni kunder rendit dhe ligjit te jugosllavis prandaj ka te drejt me ju denue.A^e kutoni ju or te mjer se demokracia ka,ligje,regull,kushtetut,qe sduhet prekur.Ju,debile demokracin e doni anarhi,vrasje,vjedhje,grabitje,me dhun grabitjen e pasiris kombit,rymen,kromin,naften po ku ka ne zvicren demokratike nji gje te till.Ministri i ushtris imami,shiti pasurin ushtarakesbasha vodhi 200,milion eoro,vrau njerez ne bulevard dhe ju tnoni demokraci eshte.JU,e keni humb sensin njerzor ju e keni hemb si xhaferi simiten kah ne i themi.ROFT LNCL:LAVDI HEROVE DHE VETERANVE,RROFT SHQIPRIA REALE DHE POPULLI SHQIPTAR;LAVDI KOMANDANTIT HEROIK ENVER HOXHA:V:F:L:P:

  • JUSTIFIKIME BADIAVA NGA SHBA

    Po pse mundohesh o zoti hokatar Kulla t’u spjegosh enveristeve shqyptare kush ka dale i pari ne kete Bote:

    VEZA APO PULA?

    Paskal Milo ATEISTI thote qe Veza eshte e para dhe Vezen e Kuqe e polli Enver Hoxha dhe Veza e Enverit polli Pulen dhe Pula e Enverit polli me pas Partine e Punes me “zogjte” e saj sigurimsa e keshtu vazhdon historia e Paskal Milos nga Veza e Enverit deri ne ditet tona. Nderkohe qe ti thua krejt te kunderten, e cila sic duket edhe nga komentet ne Dita nuk u pelqen aspak atyre “zogjve” qe kane dale nga Veza e Enverit dhe nuk mund te pranojne me ateizmin fanatik faktin qe thjesht Pulen e ka krijuar Zoti. Qe te dalim ne teme:

    KESHTU ESHTE EDHE ME MUKJEN

    Kush ishin te paret qe e prishen dhe hodhen poshte ne Mukje oferten angleze per bashkimin e trojeve shqyptare: Partizanet apo ballistet? A ja vlen te debatosh per Mukjen me enverstin Paskal Milo qe vetshpallet si i persekutuar nga Enveri dhe i kendon lavdise se tij papushim me elegji akademike? Sepse o hokatari Pellumb Kulla:

    A MUND TE DEBATOSH ME MESALLEN ME DY FAQE?

    Kur babait tone xhelatet e Enverit po i thyenin kockat e trupit nje nga nje ai i dha nje amanet nenes tone: “Merre xhaketen prej lekure qe lashe ne polici dhe dorezoje tek ambasada e SHBA, tek Loni Adhami qe t’ja coje oficereve angleze te Mukjes qe te shikojne se ne, intelektualet shqyptare nuk e tradhetuam kauzen e tyre per bashkimin e Shqypnise.” Kjo ishte nje xhakete lekure aviatori qe nje nga oficeret angleze ja dhuroi babait tone per ndihmen dhe kontributin e tij ne organizmin e Mbledhjes Historike te Mukjes ne vitin 1943 dhe vetkuptohet qe nuk arriti ne destinacionin e amanetit te babes sone, sepse sekretari i ambasades amerikane ne Tirane Loni Adhami dhe mik i familjes se nastradinit u arrestua dhe u tortura deri ne vdekje disa dite me pas. Nena jone kur pa egersine e xhelateve komuniste jo vetem me familjen tone, por edhe me familje te tjera intelektuale i fali shtetit te gjitha pasurite dhe tokat, por kjo gje nuk i ndaloi enveristet ne hakmarrjen e tyre ndaj intelektualeve per kauzen e Mukjes me propozim nga sherbimet sekrete angleze dhe amerikane. Qe ta mbyllim kete muhabet:

    CILET DESHMORE NDERON TI O PELLUMB KULLA SOT?

    Mesiguri nuk e ke fjalen per ata qe me vepren e tyre mbollen MURTAJEN bolshevike me urdher nga Moska dhe Beogradi qe ne Mukje ne vitin 1943, mesiguri nuk e ke fjalen per ata “deshmore” spiune te sigurimit te shtetit qe vrane dhe masakruan ushtaret ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave, mesiguri nuk e ke fjalen per ata “deshmore” qe vrane me pabesi te papare desantin e derguar nga CIA ne vendin tone, patriote shqyptare qe u tradhetuan nga agjenti i Moskes Kim Filbi, mesiguri nuk e ke fjalen per “deshmoret” qe mbushen lumenj me gjak njeriu duke i sherbyer me besnikeri nje Diktatori Sadist pa shkolle dhe pa kurfare caqesh morale.

    Prandaj edhe nastradini i quan justifikimet tuaja per Mikun Paskal Milo si:

    JUSTIFIKIME BADIAVA NGA SHBA

  • Zoti Kulla i ngaterron shume gjerat tjeter eshte lufta dhe tjeter eshte pas lufta .Me falni per shprehjen por JU jeni lyer me fekale dhe u thoni njerezve se shikoni kejo eshte marmalate.Nuk keni faj JU keni nje idhull dhe ky eshte sali berisha .Mbajeni por gjakun e deshmorve nuk e felliqni dot se atyre nuk mund te u afrohesh se kuterbon sic thashe me lart,as vepren e komunisteve te ndershem qe ndertuan hidrocentrale bonifikuan keneta ,ndertuan shkolla e spitale uzina te shumta si ajo e azotikut te fierit etj Populli mban dy gjera 1kosha dhe 2lapidare JU keni zgjedhur te futi ne kosh

  • O Pellumb je bere sorre. Historia eshte shkence,nuk eshte pamflet,apo “hosten”.. paçka se ti ke pak kalem per drama… mos e kethe historine ne drame.. se te kethehet ne bumerang…mos e dhi…. t punen si tha Amabasosre e USA ne Kosove kur u drejtua politikes kososvare.

  • Z.Pèllumb! Ne lidhje me profesionin tend jeni nje kullè me mur balte,kurse nè lidhje me analizèn per koka dhe milo nuk jeni as kasolle me kasht,èshtè e kotè qè jeni munduar te replikoni se keni zbritur ne 0-.Fjalet e tjera janè tè tepèrta.

  • Nga c’kemi mesuar ne shkollen e monizmit :
    Karl Marksi paskesh thene se komunistet nuk kane atdhe, por me vone Stalini e zbukuroi kete thenie duke deklaruar se tashme atdheu i te gjithe komunisteve te Botes eshte Bashkimi i Lavdishem Sovjetik.
    Para fillimit te luftes kishte nje aleance France-Angli dhe nje aleancee e quajtur Boshti Rome-Berlin-Tokio. Ishte gjithashtu marreveshja Ribentrop-Molotov qe padiskutim mund te quhet marreveshja nazisto-komuniste. Rezultat i kesaj te fundit ishte ndarja e Polonise ndermjet Gjermanise dhe Bashkimit Sovjetik. Komentuesit pak te moshuar si puna ime mund te kujtojne pushkatimin e 10 mije oficereve polake te zene rober nga sovjetiket ne nje pyll prane Moskes (ne mos gaboj pylli i Katinit) Ne vitet 50-te kjo eshte diskutuar edhe ne OKB.
    Kur u pushtua Franca komunistet franceze, si te gjithe komunistet evropiane, pra edhe ata shqiptare, nuk shkrehen asnje plumb kunder pushtuesve sepse ishte ne fuqi marreveshja nazisto-komuniste. Kuptohet qe edhe komunistet shqiptare nuk luajten vendit, megjithese ishin merakosur per te cuar djemte tane ne Spanje kunder fashizmit, por kur ky u ul kembekryq ne vendin e tyre nuk shkruan asnje trakt pale te luftonin per gati 29 muaj (7 prill 1939-8 nentor 1941) sepse ne qershor te 1941-se, ishte sulmuar atdheu i tyre Bashkimi i Lavdishem.
    Ne dokumentat e PPSH thuhet se ne mbledhjen e Beratit, kur eshte diskutuar per vrasjen e Mustafa Gjinishit prej vete partizaneve Sejfulla Maleshova, nje komunist i thekur, paska thene se paskemi qene terroriste !! Mbase bej gabim, por nese kjo ka ndodhur pas Mukjes a nuk duhet te mendojme per nje lufte civile ?
    Nga nje diskutim ne TV kam degjuar gjeneral Rahman Perllakun te deklaroje se Kukesin e paskesh cliruar Muharrem Bajraktari, i njohur si nacionalist. Nuk besoj se Muharrem Bajraktari filloi te luftoj pushtuesin vetem ne nentor te 1944-es, por qe ne prill 1939.
    A nuk i dine keto gjera historianet enveriste qe po rishkruajne historine ? dhe si valle do ta thone ?
    Me qe eshte folur shume per kolaboracionistet, a mund te gjendet nje shembull ne ndonje shtet te planetit, qe kryetari i shtetit te grumbulloje mbi njeqindmije shtetas, bashke me ministrat e deputetet dhe t’i gjunjezoje ne shesh per t’iu betuar nje kryetari tjeter shteti qe po varrosej, se do t’i qendronin besnik deri ne vdekje kauzes se tij, sic ndodhi ne nje dite marsi me 1953, me ne, ne Sheshin Skenderbej dhe a nuk duhet quajtur kolaboracionist ky kryetar shteti ?
    Ju faleminderit !

  • Pellumb. Neve Mukje kemi perdite…Shiko parlamentin qe eshte nje Mukje me vehte…Me siguri mesazhin qe na ka dhene historia nuk e paske mesuar se politikanet tane bejne te pamunduren per te ardhur e ndenjur ne pushtet. Keshtu edhe Balli ne Mukje u turr per te vene ne udhe pushtetin, por i ngeci sharra ne gozhde se Enveri doli politikan me i zoti… Dhe nqs mendon se me mosmarrveshjen e Mukjes humbi populli, e ke gabim…popull i humbur ka qene, eshte dhe do jete…

  • PERSHENDETJE Z. KULLA!

    KETA QE REPLIKOJNE ME JU, NUK JU VIJNE AS TE MAJA E KEMBES.

    E KENI NGRITUR KARRIEREN MBI PUNE ME NGARKESE TE PLOTE DHE

    MBI TALENTIN TUAJ.

    KETA QE REPLIKOJNE JANE “SAHANLEPIRES” TE ENVER HOXHES, DHE PER

    KETO “MERITA”, KANE PASUR NJE KARRIERE.

  • Z.Kulla,
    Perpiqesh te qendrosh te LANC dhe perseri del jashte caqeve kohore te saj kur u kuton shqiptareve cndodhi 50 vjet pas saj duke ju kujtuar ata qe kacavirreshin ne anije, Qendro te Lufta. Dhe kaq. Kjo lufte ka qene heroike. Kuislinget jane turpi i cdo kombi. Komunistet kane meriten historike qe fituan luften dhe e rradhiten vendin tone ne anen e fitimtareve. Te tjerat meritojne nje analize te epokes pas lufte. Aty ka vend perseri per arritje te pamohueshme dhe per gjera qe duhen denuar. Kjo eshte e verteta. Nese ju dhembin syte pse ne krye te LANC ishte Enver Hoxha ketu nuk ju ndihmojme dot te qetesoni shpirtin tuaj te trazuar.

  • Jemi njerezit qe duam genjeshtren se ajo eshte gjeja me e lehte per shpresen,siç ben dhelpra qe pret ndonje zog,ndonje mi a urith duke u fshehur nden gjineshtren.As z.Kulla nuk eshte ekstremist,por perpiqet te gjeje mesin e arte ne rrokopujen tone qe na ka mbajtur tere jeten te lidhur si foshnjet me djepin.Historianet e soten nuk shfaqin dukshem ekstremizmin komunist,perkundrazi disa te ashtuquajtur historiane arriviste spekulojne dukshem me berishizmin antikomunist,zogist-ballist-fashist,te maskuar si nje frymezim nacionalist. Politikanet jane ata qe i betohen nje regjimi se do t’i jene besnike deri sa te vdesin dhe shiten e blihen vetem per interesin.Kjo na zhvlersoi deri ne asgjesim te plote ne, ballisto-zogisteve,sherbyes te te gjitha regjimeve e pushtimeve dhe kur gjithe bota u ndriçua nga virtyti antifashist ne nuk u liruam nga vesi per te marre nga italo-gjermanet çfare do te rridhte nga thesi.Kjo menyre degradoi edhe frontin berishist qe nuk pushoi se palluri si gomari neper ara duke nxjerre nga goja vetem te palara.Gabohen te dyja palet qe kerkojne te shkruhet nje histori qe do t’i kenaqe te gjithe duke vene shenjen e barazimit,Partizanet dhe komunistet qe luftuan duke dhene jeten e treguan veten ne fushe te nderit nen drejtimin e Enverit dhe fitorja e çlirimit me 29 nentor nuk i perket kolaboracionimit por atedhetareve te “bashkim-vllazerimit”Ajo qe ndodhi pas 29 nentorit ishte pushteti i dhunes e i terrorit,qe e tejkaloi te drejten e ndeshkimit te fajtoreve ne sherbin te okupatorit,siç ndodhi ne te gjithe boten,dhe perdori hakmarrjen me primitive te fisit,ndersa predikonte zhvillimin emnacipues te shoqerise duke mashtruar gjithe kohen.Si para luftes NçL,gjate luftes e pas luftes duhet te ndriçohen fitimtaret e deshmoret,humbesit dhe fajtoret,atedhetaret e tradhetaret sepse brezi i ri duhet te mesoje te verteten ne histori,jo primitivizmin si ne shpellari qe e kuptonte jeten”Shtate hile e nje trimeri”.Pershendetje nga ballisti qe perpiqet ta shohe historine sa me me vertetesi siçç ka ndodhur dhe jo bardhe e zi,”kush nuk ka mbjelle te turret per te korrur”. MBJELLnuk e sheh historine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *