Në katin e dhjetë të një pallati pranë zonës së Zogut të Zi në kryeqytet gjendet një pyll. Po, po, pyll nga ata të vërtetit. Nëse ju ka rënë rruga nga ky krah i Tiranës, patjetër që e keni parë, sepse një pamje e tillë bie në sy. Ne kemi shkuar për ta vëzhguar më nga afër këtë hapësirë, e cila të vret sytë mes morisë së ndërtimeve dhe mungesës së gjelbërimit. Ky vend është i mbushur me lule dhe pemë dekorative. Basri Mana është i zoti i kësaj prone dhe nuk e patëm të thjeshtë për ta takuar. Ai është avokat dhe ditën e kalon në lëvizje, sa në një gjyq në tjetrin.
Paraditen e djeshme, na hapi derën e na priti, duke u treguar i gatshëm të rrëfehet në gazetën Dita për këtë oaz të çuditshëm në qytet. Më shumë se sa shtëpi, këto ambiente për të shërbejnë si zyra. Kafen e mëngjesit e pi në këtë pyll, po ashtu bisedat me miqtë i bën aty. Në çdo cep të kësaj hapësire gjen lule, lule dhe vetëm lule. Ndien një përzierje aromash, mes limonit, jaseminit, trëndafilit…
Z. Mana, zakonisht tarracat e pallateve mbushen me depozitat e uji, ndërsa ky pallat ka lule. E keni menduar që në fillim që do të kishte këtë pamje?

taracës së pallatit ku ka ndërtuar një
“pyll” me lule dhe pemë dekorativ
Ky pallat është ndërtuar nga unë dhe një kolegu im. Depozitat e ujit i kemi përqendruar poshtë dhe e kam menduar që në fillim këtë pamje. Unë doja të kisha një kopsht të tillë, ndaj e kam pasur të projektuar këtë gjë.
Profesioni juaj është avokat, nga ju vjen ky pasion për lulet dhe bimësinë?
Kam përshtypjen se e kam të trashëguar. Tradicionalisht kam jetuar në një shtëpi tiranasish të vjetër. Banesa ishte me qerpiç, e rrethuar me oborr, pus e portë më vete. Pozicioni i saj ka qenë prapa Televizionit Shqiptar dhe në ‘81 jemi larguar që aty. Dikur me humor, thoshin që tiranasit kanë pasur në aktin e pronësisë dhe caracin, që është një pemë frutore, e cila më shumë atëherë shërbente për të kaluar kohën në stadium. Oborrin e kishim me disa pemë, por me shumë lule. Simbol kishim borzilokun dhe trëndafilat. Mbase viteve ’90, pasi kisha kaluar 30 e ca kusur vite në atë ambient, nuk mund ta konceptoja dot jetesën në apartament. Ndaj edhe vendosa të bëj një hapësirë më të gjerë këtu dhe kryesisht t’i jap një natyrë të thyerjes së konceptit të një apartamenti. Ishte një pasion i kultivuar ndër vite, sepse duke u marrë dhe jetuar mes tyre kisha krijuar një lidhje dhe nuk ishte e lehtë të shkëputesha. E dua gjelbërimin. Shpesh dal nga Tirana, lëviz në rrethinat e saj, për ta parë natyrën më nga afër.
Kur i keni vendosur vazot e para të luleve në këtë ambient?
Rreth viteve 2000-2001 kam vendosur vazot e para. Janë bërë 14 vite tani. Shpesh i ndërroj se kur rriten shumë, kërkojnë shumë dhe hapësira që ka vazoja nuk i mban.
Çfarë lloj lulesh keni?
Janë të ndryshme, por kryesisht jam përqendruar te këto me karakter të gjelbër dhe lulëzues, me qëllim që në 12 muajt të ketë jeshillëk. Kam disa kumbulla të kuqe, apo edhe hide që u bie gjethja. Por pjesa tjetër mbetet e gjelbër. Kam po ashtu edhe trëndafila dimërorë, që janë të çelur edhe tani.
Keni ndonjë lule të preferuar?
Po, kohët e fundit po preferoj shumë jaseminin aromatik. Ai është jeshil edhe gjatë dimrit. Tani në këtë periudhë sapo ka filluar lulëzimin dhe për nja 2 apo 3 javë mbushet me lulen e bardhë dhe aromatike. Siç kam edhe limonin, i cili ka gjithashtu një aromë shumë të mirë.
Kaloni shumë kohë këtu?
Kaloj, sidomos të dielave, kam edhe disa familjarë në këtë pallat. Mes aromës së luleve edhe një barbecue që kem vendosur në tarracë, fundjava kalohet mirë.
Kujdeseni vetë për lulet?
Kryesisht vetë. Kur e kam të nevojshme, thërras të afërm që më ndihmojnë.
Ju keni kontakte të përditshme, me njerëz të njohur e të panjohur, të pyesin ata dhe a u duket e çuditshme të tjerëve kjo gjë që keni krijuar?
Kaq e çuditshme është sa kur vjen një person nga ata të ujësjellësit, pyet shpesh me habi… Në fakt, ai më shumë ka hallin e ujit që harxhoj… Por vë re që njerëzit, në përgjithësi, nuk e kanë ndjesinë e kënaqësisë që të jep lulja.
Rëndesa e luleve dhe e vazove a ndikon në rëndimin e peshës që i bëhet pallatit?
Ma bëjnë shpesh këtë pyetje, sidomos banorët, sepse shohin vazo me ‘dhe që ngjiten lart, por po të bësh një llogari dhe të bisedosh me një konstruktor, është një ngarkesë e papërfillshme. Nuk është as dhjetë për qind e ngarkesës që është projektuar të mbajë tarraca.
E nëse bëjmë një tjetër llogari; sa ka kushtuar ky “pyll”?
Pa u futur në konstruksionin e hapësirës, vetëm gjelbërimi, lulet, deri tani kanë shkuar rreth 50 mijë euro.
Sa lloj lulesh keni ?
Ka shumë dhe janë të natyrave të ndryshme. Për shembull , po them jaseminë, por kam tri lloje jaseminësh, katër lloje trëndafilash… e kështu me radhë.
Ju jeni njohës i mirë i luleve?
Jo, mundohem të konsultohem, me librin, internetin… dhe herë pas here shkoj në këto pikat ku shiten fidanishte.
Me çfarë i ushqeni lulet?
Kryesisht përdor plehrat organik. Dheun, sidomos dheun e kuq, e përziej me torfën e Tumanës dhe me plehun e dhive. Herë pas here në dimër përdor edhe kimikate me elemente ushqyese.
Keni ndonjë lule që do të donit ta kishit po nuk mund ta merrni dot, për disa arsye?
Janë kryesisht këto që kërkojnë nxehtësi. I kam parë këto bimë edhe në Honolulu, nga këto vetëm lulen “Zogu i parajsës” kam mundur të marr, por edhe këtë e mbaj vetëm brenda, pasi nuk qëndron dot jashtë.
Në një mënyrë e keni edhe bahçe këtu jashtë, se ka edhe pemë frutore?
Po ka shumë; mandarina, portokall, konkuade, kumbulla të kuqe, hide, janë disa ullinj. Po janë këto frutat që kanë më shumë karakter dekorativ se sa ekonomik. Limonët shpesh jam i detyruar t’i këpus me bollëk sepse edhe bëjnë shumë.
Z. Basri, Tirana është një qytet me ndotje të lartë, sa ju ka ndihmuar ky ambient për t’u mbrojtur?
E vërtetë. Po, shpesh shoh pluhurin që i kap lulet, sidomos në stinën e verës. Me këtë qarkullim që ka Zogu i Zi, kjo pamje është normale. Po mirë që ka qarkullim, por herë pas here, kur ka trafik, makinat qëndrojnë të gjitha aty dhe çlirojnë. Ky gjelbërim është një parapritë shumë e mirë për pluhurin. Është mushkëria e shtëpisë sime.
Familja e vizës së parë amerikane
Basri Mana ka 24 vite që e ushtron profesionin e avokatit. Sot ka ndërtuar edhe një studio avokatie. Çështjet që trajton, janë civile dhe penale, por fusha e tij e preferuar është ajo e pronësisë. Këtë “dobësi” e kuptojmë kur mësojmë se është tirons i vjetër. Mana, është baba i dy fëmijëve: vajzës 35 vjeç dhe djalit, 30. Që të dy punojnë dhe jetojnë në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kanë shkuar herët në tokën e premtuar, aq sa, avokati na tregon një kuriozitet: ai, vonë e ka mësuar se është familja e parë pas viteve ’90 që ka marrë vizë amerikane. Ai vetë nuk do e ndërronte Shqipërinë… as me Amerikën.
Pylli i parë vertikal në botë rritet në një rrokaqiell të Milanos
Vitin e kaluar botën e përshkoi lajmi për planet e Stefano Boerijit rreth ndërtimit mahnitëse të “pyllit vertikal” në Milano. Për ndryshim nga fantazitë e ngjashme urbane që kurrë nuk realizohen, ky projekt tashmë ka filluar të realizohet, kështu që tani jemi dëshmitarë të pyllit të parë vertikal në botë. Projekti i ndërtimit të pyllit vertikal (në italisht “Bosko vertikale”), do të kushtojë gjashtë milionë euro. Në ndërtesën e lartë shkallore nuk do të vendosen vetëm pemët, por në te do të ketë edhe apartamente luksoze. Secili apartament do të këtë ballkon, me 900 pemë të vogla dhe bimë të tjera, gjë që e bënë fasadën si pyll mbresëlënës.
Bimët do të absorbojnë grimcat e pluhurit dhe e dyoksidin e karbonit, dhe do ta kursejnë energjinë.
Sipas planeve, bimët në këtë kullë duhet të zënë një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë, dhe ato do të shfrytëzohen për filtrimin e ndotjeve, absorbimin e grimcave të pluhurit dhe dyoksidit të karbonit, përmirësimin e mikroklimës dhe kursimit të energjisë (ndërtesa gjatë verës do të mbrohet nga dielli).
Ky koncept interesant do të rritë sasinë e gjelbërimit në qytet, të kombinuar me formën interesante të strehimit, gjë që i jep cilësi të veçantë. Kush nuk do të dëshironte të jetojë në të njëjtën kohë në pyll dhe në qytet, dhe të kënaqet me një pamje mahnitëse nga kati i 27-të? Ende nuk dihet, pasi të përfundojë projekti, nëse pylli vertikal do të hapet për vizitorë apo vetëm për banuesit.
Paska edhe nje super antene celularesh qe shperndan rreze kancerogjene aty mbi tarrace ky avokati.Nuk i kuptoje keta njerez qe shesin jetet e tyre per dy leke me shume.
askush —
Informacionin e ke te gabuar. Antenat per celularet vetem ne kendin 45 grad te djegin si rezet e diellit po te rishe per nje kohe te gjate deri ne 5m.
Kjo eshte gje e re per ne, por jo per boten, qe e ka pare si nje mundesi per te pastruar ajrin. Gje e shendetshme per komunitetin ndonese e mundimshme per personin ne fjale. Eshte per t’u pergezuar.
Eh cfare behet ne kete vend. Ca nuk kane buke tu vene femijve ne sofer, ca te tjere tallin b-then dhe harxjone 50 mije euro te bejne kopesht ne maje te taraces!!!!!!!!!!!!!!!!!
ore ca behet ne kete vend lereni zogun e zi: shikoni pak komandantin bujar nishani qe hap lufte me ushtrine
Entela, ti je nje shije tjeter, i jep embelsi dhe info interesante gazetes. Ia vlen te te lexosh. Urime per punen tende te perditshme.
Kur njerezit vdesin per buke ne Shqiperi, paska dhe njerez qe harxhojne 50mije Euro per lule…kjo eshte per te te ardhur keq. Po kryesisht keta njerez ne profesion avokat ne Shqiperi I kane borxh keto leke dhe nuk I dhimbsen si I derdhin.
se pertova ta lexoje. ku e ka pusin qy pallat prej qerpici i avukatit?!
keto lloj budallalleqesh vetem ne albanistan behen
Jane shume te rralle keta njerez ne shqiperi. Ideja eshte e bukur. Njeriu eshte larguar shume nga natyra, sa me afer aq me njerzor
50 mije euro lule? Ja ka fut por..dh..es.
Me borxhe qe paska,paska bere shume pak.Vetem pyll!!!!
Une mendova se do kishte bere xhunglen ne Tirane…
Hahahaaaa me shkriu fare ky artikulli…
hallall plako
Po ta kerkosh n’internet ket avokatin,del qe esht avokati I lavderim tufes,qe e akuzun per vrasjen e mirit t’xhikes.lavderimi ngeli mrena,ky merr lek e shto lule.tamam albanistan sic thote parafolsi.