Pak javë më parë, një princ saudit 28-vjeçar, Majed Abdulaziz Al-Saud u akuzua se kishte abuzuar seksualisht me pesë gra në kompleksin “Beverly Hills” në Shtetet e Bashkuara.
Ai kishte detyruar një punonjëse për t’i bërë seks oral me forcë.
Në Dubai sapo përfundoi zia për ndarjen nga jeta të Sheik Rashid, i cili pësoi një atak kardiak në moshën 33 vjeçare më 19 shtator.
I ndjeri bënte një jetë tejet luksoze dhe abuzonte me drogën.
Ai ishte akuzuar edhe për implikim në vrasjen e një asistenti në përpjekje për të rrëmbyer disa dokumente. Sigurisht nuk u dënua.
Vdekja e tij hodhi disa rreze mbi atë çka ndodh në Arabinë Saudite.
Shihet gjerësisht si vend konservator që kur është puna për ekzekutime të qytetarëve të thjeshtë për krime, është ndër vendet e para në botë.
Por vendi duket se ka “play-boy” të shumtë në radhët e princërve, të cilët për t’i shpëtuar të nxehtit të shkretëtirës gjatë verës shkojnë në vende të tjera si në SHBA dhe jo vetëm.
Edhe Londra është destinacioni i tyre gjatë verës. Ata bien në sy lehtësisht në kryeqytetin britanik për shkak të makinave të shtrenjta e të lara me florinj.
Në kryeqytetin ishullor nuk janë të pranishëm vetëm princërit nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe nga vende përreth si Katari, apo Kuvajti, të gjitha të pasura me naftë.
“Është krejtësisht e çuditshme,” – thotë një aristokrat me bazë në Londër, teksa rrëfen se tavolinat në ‘Claridges’ në muajin korrik janë të gjitha të zëna nga arabët.
Daniel Hallworth, një ndërmjetëse e specializuar për klientët arabë tregon se ata që zbresin në Londër çdo verë janë jashtëzakonisht të pasur.
“Shumica e këtyre djemve janë të moshës midis 21 dhe 25. Ata vijnë në Londër sepse jeta në shtëpi është në fakt shumë e rreptë dhe mjaft e heshtur. Ata vijnë këtu gjatë verës për argëtim para se të shkojnë në shtëpi dhe të martohen. Prenotojnë zakonisht hotele të mëdha dhe hapësira të shumta për makinat e tyre. Ata janë persona tejet te rezervuar. Nuk duan të merret vesh se kush janë dhe se çfarë bëjnë. Janë të lumtur që njerëzit t’u admirojnë makinat e tyre, por nuk do ta thonë kurrë emrin e tyre”- rrëfen ajo.
Kanë edhe probleme të shumta me ligjin në Britani. Mjaft qytetarë britanikë ankohen për zhurmën e madhe të automjeteve të tyre nëpër rrugë dhe në jo pak raste xhirimin që u bëjnë gomave. Edhe i ndjeri Sheikh Rashid, i cili mori pjesë në një kamp trajnimi të ushtrisë britanike, është i njohur si vizitor i rregullt i Londrës.
Ai ka pasur një pasuri personale prej 1.9 miliardë dollarësh.
Pazarin? Edhe për të blerë sende personale, ata shpesh udhëtojnë në Paris ose në Londër.
Nuk janë vetëm burrat të shfrenuar në shpenzim. Ja një rast: Princesha Maha bint Muhammed bin Ahmed al-Sudairi, motra jo ligjore e të ndjerit Mbretit Abdullah, kishte prenotuar një hotel me pesë yje në Paris me 41 dhoma për pesë muaj. Fatura ishte: 7 milionë euro.
Ka edhe një sekret tjetër: gjurmët e tyre nëpër internet thuajse mungojnë plotësisht.
Madje edhe për të ndjerin Rashid nuk ka asnjë foto dhe ajo që u publikua në media pasi ndërroi jetë në fakt ishte e vëllait të tij. Edhe fotoja më sipër është ilustrim.
Këto janë vetëm disa të dhëna nga jeta e familjareve të udhëheqësve të “shteteve konservatore”, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Katarit. /Dita/

Pra me nje fjale nje nga virtytet e ketyre vendeve konservatore eshte HIPOKRIZIA.
100 vjet me pare keta princat jetonin si kafshe ne shkretetire.Beduine me cadra,te xbathur,te leckosur,te piset,si mos me keq.Anglia dhe Amerika i zgjuan,u treguan parane qe vjen nga nentoka e tyre..Keta jane si burgaxhijte e Shqiperise,qe Sali Berisha i beri bossa me mallin e shtetit,me nentoken shqiptare sikur ja kishte lene malokja.
Keta jane semundje e njerezimit.