Një qendër restaurimi për të ruajtur punën e Ernest Heminguejit është hapur të shtunë në Kubë. Kjo si një lëvizje që zgjeron fushën e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, në kohën kur lidhjet e ndërsjellta mes dy armiqve të vjetër të Luftës së Ftohtë duket se janë rivendosur.
Hemingueji, fituesi i Nobelit të Letërsisë në vitin 1954 shkroi disa nga veprat e tij më të njohura gjatë 21 viteve të jetës në Finca Vigia ose në Fermën e Vrojtimit.
Finca Vigia tani është një muze në San Francisco de Paula, në periferi të Havanës.
Qendra e restaurimit, e ndërtuar nga Këshilli i Trashëgimisë Kulturore të Kubës dhe Fondacioni Finca Vigia i Shteteve të Bashkuara është vendosur në një pronë prej 15 hektarësh, në të cilën Hemingueji ka jetuar brenda një shtëpie të stilit spanjoll, rrethuar nga pemët.
“Kur bashkohemi, kur punojmë së bashku, mund të bëjmë gjëra pozitive dhe të mrekullueshme”, tha Jim McGovern, kongresmen amerikan për Masaçusetsin, në ceremoninë e prerjes së shiritit.
McGovern tha se projekti do të kishte qënë shumë herë më i lehtë po të mos ishtë embargoja tregtare e SHBA- ve në Kubë, që presidenti Donald Trump e ka forcuar pas ardhjes në pushtet.
Shkrimtari la mijëra dokumente në Kubë si dorëshkrimet e disa prej veprave të tij, fotografi dhe libra me shënime.
Më poshtë janë disa prej fotove brenda shtëpisë – muze të Heminguejit
j.l./ dita