Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në kuadrin e vizitës së tij në Itali, zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Gentiloni.
Gjatë këtij takimi, Ministrat biseduan për çështje të bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok, çështjet e integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.
Ministri Bushati u shpreh se “ka ardhur momenti për një prani me të madhe të biznesit italian në vendin tonë, sidomos për praninë e kompanive të mëdha si dhe për investime italiane në sektorët strategjikë. Ndërkohë, është e nevojshme të mos humbim kohë për të konkretizuar gatishmërinë e qeverisë dhe angazhimin e Kryeministrit Renzi për njohjen e pensioneve si dhe për zgjidhjen e çështjes së taksës rrugore për auto transportuesit shqiptarë që udhëtojnë drejt Italisë”.
Ministrat e Jashtëm Bushati dhe Gentiloni gjatë takimit biseduan edhe për rolin dhe përpjekjet e Shqipërisë dhe Italisë për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë, si dhe për krijimin e një klime të re mirëbesimi e bashkëpunimi me interes reciprok të gjithanshëm. Ministrat diskutuan gjithashtu për çështje të bashkëpunimit në kuadrin e projekteve të Nismës Adriatiko-Joniane (AII) për Makrorajonin Adriatiko-Jonian dhe nismave të tjera rajonale, si dhe në kuadrin e projektit TAP.
Ministri Gentiloni shprehu gatishmërinë e Italisë për të intensifikuar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe e njohu Ministrin Bushati me vullnetin për organizimin brenda 1 viti të mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive tona, si një kontribut i veçantë i bashkëpunimit tonë.

Po shoj edhe Sojliun Ceka aty ne mes…