Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal të Gramshit, ndërsa autori është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes me armë zjarri ka mbetur i plagosur në këmbë 35-vjeçari, me inicialet A. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, identiteti I të cilit ende nuk është bërë i ditur.
l.h/ dita
